Topi në Gjirokastër: Vriteni frikën, dilni në votimi dhe merrni ndryshimin në dorë

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 14:15

Fryma e Re Demokratike zyrtarizmi degën e saj në Gjirokastër.

Topi uroi sërish nga Gjirokastra si për festën e pavarësisë, ashtu edhe për atë të çlirimit. FRD solli në vëmendje mungesën e pjesëmarrjes në votime, çka sipas zotit Topi, tregon mungesën e besimit tek politika dhe trajtimit jo të drejtë të saj ndaj qytetarëve.

“Ka shumë njerëz që mbështesin Frymën e Re Demokratike, këtu dhe në gjithë Shqipërinë. Ne e ndjejmë këtë, kudo që shkojmë, dhe shohim se pavarësisht frikës apo presioneve për vendet e punës, qytetarët na bashkohen kudo, në të gjithë Shqipërinë”, tha Topi.

Ai akuzoi maxhorancën aktuale si përgjegjësen kryesore për ngërçin e vendit dhe mos-marrjen e aprovimit për statusin e vendit kandidat. Sipas tij, as parlamenti nuk është i denjë të përfaqësojë shqiptarët, është larg standardeve që meritojnë ata, nuk është në gjendje të transmetojë në publik debatin e lirë, argumentin e as fjalën e të gjithë deputetëve.

“Demokracia në Shqipëri është akoma larg standardeve që presin qytetarët, sepse politikat qeverisëse janë vënë në shërbim të familjeve dhe mbështetësve të interesave të njerëzve të qeverisë. Ata janë të privilegjuarit që abuzojnë me të mirën publike,” u shpreh Topi.

“Gjobat janë në nivelin 94-95%, ndërkohë që taksat janë 72-73%. Ky është tregues se kjo qeverisje bazohet mbi gjobat, duke i bënë ato në mënyrë selektive e duke krijuar edhe monopole privilegjesh, që çojnë edhe në falimentim”

Më tej, ai tha se FRD, me përcaktimin e saj si forcë vendimtare, do të bëjë të mundur që përmirësojë shërbimet për shtetin dhe për qytetarët.

Një ndër pikat kyçe që FRD dhe Topi i mëshojnë dhe që u ritheksua në Gjirokastër, është mungesa e besimit të njerëzve tek politika dhe synimi i FRD-së për të rikthyer njerëzit tek kutitë e votimit. “Të mos i sforcojmë më njerëzit të paraqiten në aktivitete partiake nën presionin e humbjes së vendeve të punës. Mesazhi im i qartë është: Vritni frikën. Jini kurajozë. Mos kini frikë të ngrini zërin për problemet tuaja. Ushtrojeni të drejtën e votës dhe merrni në dorë ndryshimin e jetës suaj”, iu drejtua kreu i FRD-së qytetarëve gjirokastritë.

Kreu i FRD-së përmendi edhe frikën që ka kapluar politikën e vjetër, që vrapon nga njëri aktivitet mediatik në tjetrin, me frikën për të parë e dëgjuar atë që po shkaktojnë lëvizjet e reja politike.

Zyrtarizimi i degës së Gjirokastrës kulmon zgjerimin e FRD-së në jug, menjëherë pas hapjes së degëve të Përmetit dhe asaj të Sarandës, hapur një muaj më parë.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.