Berisha në Bruksel: Rama fajtor

Kryeministri Berisha foli për mediat pas samitit të Partive Popullore Evropiane të mbajtur në Bruksel, duke përsëritur akuzat ndaj opozitës për dështimin në marrjen e statusit të vendit kandidat.
Duke vlerësuar raportin e hartuar nga Komisioni për Shqipërinë, Berisha ka ritheksuar se tre ligjet që kërkoheshin për marrjen e statusit u mbajtën peng nga kreu i opozitës.
“KE ka bërë një raport pozitiv për Shqipërinë. KE kushtëzoi rekomandimin përfundimtar me miratimin e tre ligjeve. Por këto tre ligje janë mbajtur dhe mbahen peng nga kreu i opozitës”, ka thënë Berisha.
Megjithatë, kreu i qeverisë është shprehur i bindur se
në zgjedhjet e ardhshme, të cilat konsiderohen një test jetik për të ardhmen evropiane, shqiptarët do t’i japin opozitës përgjigjen e merituar.
“Shqiptarët kanë të gjithë fuqinë dhe potencialin për të shembur çdo mur. PD është e vendosur të vazhdojë projektin e saj “Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Evropën””, ka thënë Berisha.
Lideri i mazhorancës shqiptare ka shtuar më tej se, ka marrë garanci nga Partitë Popullore Evropiane për shqyrtimin e kësaj situate bllokimi.
Tema kryesore e samitit të PPE është krijimi i Unionit Bankar në kuadër të integrimeve të mëtejshme të eurozonës. Për zgjerimin nuk pritet diskutim nga krerët e shteteve përveç miratimit formal në ditën e dytë të samitit të konkluzioneve të së martës të Këshillit të Ministrave.
Top channel
Add new comment