Kriza, buxheti shkurtim 157 milionë USD

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 03:37

Zakoni i makijazhit të dështimit me buxhetin e shtetit është përsëritur edhe këtë vit. Qeveria miratoi dje aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2012, duke ulur rreth 230 milionë USD të ardhurat dhe rreth 157 milionë USD shpenzimet.

Diferenca, ashtu siç pritej, është marrë nga borxhi, i cili këtë vit pritet të jetë 72 milionë USD më i lartë sesa parashikimi. Kriza ekonomike, edhe pse mundohet të fshihet nga zyrtarët, është pasqyruar qartë zyrtarisht në ndryshimet e buxhetit.

Ndryshimet në buxhet janë pasojë e mosrealizimit të të ardhurave. Tabela e qeverisë tregon se nga të ardhurat tatimore dhe doganore mungojnë 152 milionë USD. Më keq kanë shkuar edhe të ardhurat nga grantet, të cilat janë më shumë se përgjysmuar me një mungesë prej 58 milionë dollarësh. Por, qeveria ka rritur hyrjet në thesar nga të ardhurat jotatimore.

Këto para janë kryesisht para gjobash dhe janë rritur me 26 milionë USD më shumë sesa parashikimi. E gjendur në këtë pozitë, por e lehtësuar nga heqja e detyrimit ligjor për një borxh prej 60% të GDP, qeveria ka gjetur zgjidhjen. Ka rritur mundësinë për marrje parash borxh.

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.