Censusi, Pollo: Asnjë surprizë rreth etnisë. Sharlatanët shëtitës e morën përgjigjen

INSTAT ka publikuar sot rezultatet e CENSUS-it. Ministri i Teknologjise dhe Invovacionit, gjate fjales se tij ne kete konference ka deklaruar se rezultatet e tij dhe besimi te liria e te anketurave i dhane pergjigje sharlataneve shetites.
” Të dhënat e Cencusit janë bazat mbi të cilat duhet të mbështete qeveria në hartimin e politikave dhe planeve. Ndihmojnë vendimmarrësit në përcaktimin e politikave, në arsim, shëndetësi, transport e shërbime të tjera bazë në favor të komunitetit dhe nxitjes së klimës së biznesit. Rëndësi edhe për shpërndarjen e buxhetit për vendorët”- tha Pollo.
Sipas tij, popullsia rezulton 2.82 milionë banorë, ulje në raport me 10 vite më parë dhe shkak per kete Pollo evidenton emigracionin dhe rënia e lindshmërisë. Bashke me kete eshte shenuar edhe rënia e numrit të familjeve, që përputhet me trendin e zhvillimit.
“Ne kete rast bej apel për reformën në sigurimet shoqërore e bllokuar nga opozita dhe për të cilën ndonëse flitet më pak se për tre ligjet e KE nuk është më pak e rëndësishme. Ne kemi sot popullsi rezidentë në zonat urbane më shumë se rurale, rritje të shpejtë të ndërtesave dhe rritje te zhvillimit’- tha ai.
Pollo deklaroi se 83% janë deklaruar shqiptarë, 14% nuk kanë preferuar të deklarohen por janë më gjuhë amtare shqipe, 99% e deklarojnë shqipen gjuhën e nënës. “Si e kemi përsëritur në 2011 nuk prisnim surpriza dhe sot nuk patëm. Besimi tek liria dhe te qytetari i lirë është përgjigja më e mirë për sharlatanët shëtitës, që e përdorën cencusin për përcarje. Më pak se 0.7% refuzoi censusin, duke treguar nivelin e përkrahësve të ekstremistëve”- tha ai.
Sipas tij, afër 15% e të pyeturve si është përgjigjur etnisë. “Mbetet për sociologët të hulumtojnë shkaqet, thyem tabu me këto dy pyetje dhe besojmë se censusi 2021 do ketë taban e do zhvillohet pa emicione e tensione”- tha ministri.
KOMBËSIA % Popullsia/ 2800138
Shqiptare 83,2% 2329715
Grekë 0.87% 24361
Romë 0.30% 8400
Aromunë 0.30% 8400
Maqedonas 0.20% 5600
Egjiptjanë 0.12% 3360
Malazezë 0.01% 280
Të tjerë 0.10% 2800
Nuk përgjigjen 14.07% 393979
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment