Rama: Ja 5 pikat për të nxjerrë fermerët nga kriza

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 12:16

“Po vazhdoi kështu ne u mbytëm fare”  ky ishte mesazhi që kreu opozitës Edi Rama mori nga tregtarë e prodhimeve bujqësore, në një prej tregjeve me shumice të produkteve bujqësore në Lushnjë.

Një grup tregtarësh i pohuan  Edi Ramës rënien dramatike të fuqisë blerëse, të cilës i bashkohen edhe çmimet e larta të naftës, të plehrave kimike, dhe në përgjithësi të të gjithë inputeve bujqësore.

Të gjithë fermerët që takon kreu i opozitës në këtë treg ngrejne shqetësimin e çmimet e rritura të naftës, të plehrave dhe të farërave, te cilat rrisin kostot.

Kryetari i PS-së, Edi Rama  është angazhuar për 5 zgjidhje të rëndësishme për rilindjen e fshatit, që janë dhe pika të programit për një Rilindje Shqiptare.

"Ne duam që e para ta pesëfishojmë financimin për bujqësinë. E dyta, ta garantojmë ujitjen sepse aty fillon problemi, mungesa e sistemit të ujitjes dhe të kullimit është problem. E treta, naftën me patjetër të heqim akcizën, të heqim taksën e qarkullimit. E katërta ta heqim TVSH-në e plehrave, ta reduktojmë TVSH-në e farërave. Dhe e pesta, të garantojmë tregun po ta rajonalizojmë prodhimin, se ndryshe nuk bëhet", tha Rama.

 

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.