Arkiv-Opinion
Demokracia vrapon si breshka
Në një nga fabulat e Ezopit, breshka ia kaloi lepurit në garën mes tyre, sepse vazhdoi të vraponte në mënyrë të ngadaltë, por të pandalur, ndërsa lepuri këmbëshpejtë e nisi me vrull, por bëri pastaj disa ndalesa që e lanë prapa. Ashtu si në këtë fabul, historia ka treguar se demokracitë ia kanë kaluar në garën afatgjatë diktaturave, pavarsisht se këto të fundit kanë patur fillime të vrullshme.
Qeveritë në Kukës. Të shkojnë edhe tek “Shtëpia e Verdhë”!
E kishin menduar mirë. Dy Qeveritë tona- kjo e Prishtinës dhe ajo e Tiranës. Të tuboheshin në Kukës, në thepat malore të vendit të shqipeve ku para 15 vitesh sytë e planetit ishin drejtuar dhe me drithërim vështronin një prej dramave të mëdha njerëzore: gologotën moderne të gadi shfarosjes e gjithsesi zhvendosjes së një kombi.
Ne, populli më përgjithësues
Me kalimin e kohës, sa më shumë që konsolidohen kombet dhe sidomos njohuritë e të tjerëve, atyre që nuk janë bashkëkombës me ta, aq më shumë kristalizohen me tendencën për të jetuar gjatë disa veçanësi, të cilat zakonisht pranohen në mënyrë të përbotshme pa u diskutuar shumë. Kështu, për shembull, anglezët njihen si një popull i fuqishëm detar, pikërisht prandaj ata janë aq flegmatikë në stere sa janë heroikë në det. Të afërmit e tyre, holandezët, edhe këta krijues të një fuqie të dikurshme koloniale, kanë një tjetër lloj lidhjeje me detin.
Panariti si fenomen
Fatos Hakorja
Edmond Panariti ka zgjedhur rrugën e gabuar për t’u përballur me një prej skandaleve më të mëdha në historinë e Ministrisë së Bujqësisë. Skandali ka të bëjë me faktin se ai ka gënjyer publikisht shqiptarët duke vënë në lojë shëndetin e tyre. Një muaj më parë ai doli garant se asnjë prodhim bujqësor i ndotur nga kimikatet nuk do të dalë në treg.
Kuptimi ligjor i pluralizmit fetar në Shqipëri
Prof. dr. Gjergj Sinani
Për një PD, e cila demokratike nuk duket të jetë më
Mira Qosja
Viti 2013, me humbjen e thellë të 23 Qershorit, shënoi dukshëm pikën e kthesës së Partisë Demokratike. Por, për këdo që i kishte qëndruar pranë fushatës dhe kishte “lexuar” fytyrat e njerëzve në takime apo mitingje apo kishte dëgjuar bisedat e tyre, kjo nuk ishte e papritur.
Hashash opozitar
Nuk dihet pse për çështje që quhen të “inteligjencës”, PD nxori më “inteligjentin” e saj dhe meqenëse bëhej fjalë për lëndë psikotrope, e shoqëroi me deputetin më “esëll” të parlamentit, në sulmin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Me siguri, për shkak se kush ka dy pare mend dhe dy gisht cipë, nuk ka pranuar të dalë në podium dhe artikulojë pyetjet që edhe një hetues i ‘45-ës, i sapo zbritur nga mali e pa shkollë, do të kishte aq sqimë profesionale për mos i bërë.
Votat shqiptare dhe Presidenti maqedon
Ditën e dielë u zhvillua në Maqedoni raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Ashtu sic pritej, Ivanov (VMRO-DPMNE) dhe Pendarovski (LSDM) do të përballen në raundin e dytë zgjedhor, në të cilin do të zhvillohen paralelisht edhe zgjedhjet e reja parlamentare. Parë në kontestin lokal dhe rajonal zgjedhjet në Maqedoni nuk kanë vlerë tjetër përvec testimit të aftësisë së këtij vendi për standarde zgjedhore. Vlerësimi pozitiv nga misioni i ODIHR/OSBE e justifikoi sfidën politike të tyre.
Mbi autopsinë e një kauze të humbur
Edi Rama s’e ka keq. Mbase duhet të nisim ta shohim Saimir Tahirin me admirim. Episodet e ditëve të fundit në tensionin midis asaj çka vetëquhet “shoqëria civile” në Shqipëri nga njëra anë dhe forcave të rendit nga krahu tjetër nxorën në dritë disa të vërteta të trishtueshme. Në radhë të parë, nisja me pompë dhe përfundimi me psherëtima i asaj që thuajse u ripaketua si kthim i ditëve të furishme të nëntorit antikimik ka lënë hapur derën për një forcim të arrogancës nga ana e autoriteteve. Kjo, për arsyen se këto të fundit dolën nga kjo betejë, moralisht fitimtare.
PD-ja e re midis Bashës e Berishës
Që do të jetë një Parti Demokratike e re, me drejtues të rinj, kjo s’ka dyshim. Udhëzimi që ka nxjerrë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përjashton nga gara për drejtues të partisë, gjithë grupin parlamentar dhe të zgjedhurit demokratë në pushtetitn vendor.
Që Lulzim Basha do të donte ta ekzekutonte të gjithë pushtetin e tij, pa infulencën e Berishës në këtë parti, s’ka dyshim. Është e natyrshme. Beteja më e rëndësishme e Lulzim Bashës është shmangia e influencës së Berishës në riorganizimin e PD-së.