Hashash opozitar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4016_350px-dritan_hila_0.jpg?itok=h6zaPJXr)
Nuk dihet pse për çështje që quhen të “inteligjencës”, PD nxori më “inteligjentin” e saj dhe meqenëse bëhej fjalë për lëndë psikotrope, e shoqëroi me deputetin më “esëll” të parlamentit, në sulmin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Me siguri, për shkak se kush ka dy pare mend dhe dy gisht cipë, nuk ka pranuar të dalë në podium dhe artikulojë pyetjet që edhe një hetues i ‘45-ës, i sapo zbritur nga mali e pa shkollë, do të kishte aq sqimë profesionale për mos i bërë.
A është ajo në dijeni të shqetësimit për përdorim të mundshëm të infrastrukturës të forcave të armatosura në trafikun e drogës? A ka informacion ajo se si ka ndodhur që forcat tona të armatosura, pjesë e NATO-s, janë vënë në shërbim të trafikut të drogës? Cilat janë masat që ajo ka marrë përballë këtyre fakteve skandaloze? Ishin tri pyetjet e udhëheqësve të rinj të PD-së, shpresë e opozitarizmit shqiptar. Kodheli duhet të jetë o shejtan, o evlia të ketë dijeni për një gjë që nuk ndodh; informacion që ushtria është vënë në shërbim të trafikut që nuk e bën; e të marrë masa për fakte që shohin në ëndrra pyetësit e saj.
Është e vërtetë se një pjesë e narkotrafikantëve shqiptarë në fillesat e rrugës së tyre të krimit janë marrë në qafë nga filmi “Scarface”, ku luan Al Paçino, ashtu siç ngjan se opozita në fantazitë e saj të fundmit mund të jetë frymëzuar nga seriali i Escobarit. Por nëse një adoleshent merr në qafë veten e tij duke ju futur trafikut ilegal, opozita që krijon skenarë politikë duke u nisur nga skenarë telenovelash është në pikë të zezë. Pasi asnjë gazetari, lëre më një parti që ka gjithë ato resurse, nuk mund t’i lejohet të flasë përçart.
Me një analizë minimale që nuk kërkon ekspertizë të lartë, zbulohet se nëse dikush tek Ministria e Mbrojtjes do të ishte i interesuar të bënte trafik droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë, së pari duhet të “qorronte” vëzhgimin detar. Çuditërisht është kjo qeveri që riparoi radarët që kishin 3 vjet të prishur. Nisur nga faktet, kush mund të ketë pasur lidhje me trafikantët, këta që i rregulluan apo ata që i lanë prishur radarët? E mbani mënd Berishën që akuzonte opozitën socialiste si proserbe, ndërkohë që e kishte lidhur marrëveshjen me Millosheviçin ta furnizonte me karburant në kohën e embargos. Dishepujt e tij kanë goxha mësues.
Qendra e kontrollit të detit, pra menaxhuesi i radarëve quhet me akronimin QNOD. Kush ka pak durim, mund të hyjë në internet, në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjen të gjitha hollësitë. Brenda saj kanë përfaqësues gjashtë ministri. Shto edhe të huajt. Duhet të kesh goxha fantazi konspirative që vetëm një aktor mund t’i ketë, për të shkuar deri këtu, sa të mendosh se edhe ky organ bëhet pre e trafikantëve të rrugës detare.
Që të kthehemi tek filmi i Escobarit, opozita mund të mendojë trafikun me avionë. A ka mundësi të bëhet kjo lloj kontrabande me bazë Shqipërinë? Kush ndjek me sado pak vëmendje shtypin dhe ka memorie, e di se hapësira jonë ajrore vëzhgohet nga aleanca e NATO-s. Edhe avionët patrullues janë të aleancës, respektivisht Italisë dhe Greqisë. Jo më larg se në Gioia del Colle, 20 kilometra larg qytetit të Barit, italianët kanë një bazë avionësh gjuajtës bombardues F16. Po në brigjet e Pulias janë pikat e radarëve që mund t’i shikosh me një udhëtim të shpejtë me makinë. Në Bari ndodhet Komanda e Rajonit të Tretë Ajror, që mbron e vëzhgon jugun e Italisë. Si mund të mendohet që nga Shqipëria bëhet trafik narkotikësh nga ajri, ndërsa aerodromi i Gjadrit është jashtë përdorimit? Si mund të mendohet se është korruptuar gjithë zinxhiri i komandës së NATO-s dhe ushtria italiane, që të lejojë trafikun shtetëror shqiptar të drogës? Një katundari, roje reparti që e ka zënë lapsi i reformës, mund t’i lejohet të fantazojë. Por kur pre e spazmave trunore që vijnë nga inati, marazi, kapsllëku i një fshatari bëhet edhe opozita, atëherë dikush këtu është për të qarë hallin.
Meqenëse demokracia e do që në krye të disa viteve, kush qeveris ndërrohet, nëse PD vazhdon me këtë lloj udhëheqësie, ditë të bardha vijnë për ne. “Lum kush të rrojë/ ta shohë zonjë”, tha Naimi. Mbase gëzohet aty lart në qiell ku është, që mbylli sytë pa e parë e provuar në kurriz, se çfarë shakash mund t’i bëjnë vetes shqiptarët.
"Gazeta Shqiptare"
Comments
Qe ju gazetaret dhe

Qe ju gazetaret dhe opinionistet, pikerisht ju qe keni "fituar" nje titull te tille ne median e rreshtuar majtas dhe djathtas ne Shqiperi jeni bere per te ndjere keqardhje per ju, kjo eshte evidente. Edhe lexuesi me nivelin me te dobet, edhe ai qe nuk lexon fare kete lloj gazetarie e di se cfare behet dhe cfare ndodh ne Shqiperi.

Harrove Lazaratin ti Dritan Hila?

Harrove mijra tonelatat e droges qe kapen rregullisht ne Greqi dhe Itali, pa permendur ketu qindra mijra tonelatat e tjera qe nuk kapen? Harrove se vrasjet mafioze per trafiqe droge me metoda nga me ekstremet ndodhin perdite ne Shqiperi? Harrove tritolin dhe vrasesit me pagese qe kane ngritur biznesin e vdekjes rrugeve te Shqiperise? Sa te tjere (vrases me pagese) punojne akoma? Ti Dritan Hila, ashtu si dhe shume gazetar te tjere ke te drejte vetem ne nje pike: ata qe iken nuk ishin dhe nuk jane burra me te mire nga keta qe erdhen, dmth ne kemi rene nga shiu ne bresher, ose nga bresheri ne shi, merre si te duash!

Dhe pastaj ketyre pacavureve u thoni gazetari dhe opinione! Pffffff! Dhe pastaj shkoni edhe ne ditelindje te sheikve te rinje, se bashku me Filip Cakulin! Ruajeni pak dinjitetin o njeri, te pakten lerini pak vlere emrit njeri, se gazetari nuk mund te quhet kjo!

Nuk dua te them se ka te drejte opozita aktuale qe akuzon thjesht se e thote ajo, por une besoj se cdo akuze qe behet per politiken shqiptare eshte e vertete, reale, madje eshte minore para realitetit trondites qe egziston. Puna eshte se te njejten gje e kane bere edhe ata qe iken, dmth jane kriminel po ashtu si keta qe jane sot...

Ndersa ju te pakten mos u perdorni kaq keq!

Artikulli mund te permendte

Artikulli mund te permendte dhe akuzat e dikurshme te PS per shitje armesh dhe do te ishte me i plote,O Dritan!

Politikisht i prishur dhe servil.

Dritan, je ne konflikt

Dritan,

je ne konflikt interesi shumeplanesh:

je ne pune, zv/minister i Mbrojtjes, pra na fton te mendojme si pergatites te Dosjeve me Imam;

je prononcuar qartazi, pasionant ne fushate, me akuza edhe me te medha, ende pa argument;

je pjestar intim i Familjes kryeministrore, dhe, edhe kur ke te drejte, paragjykohesh, nje lloj si ata te Familjes Saliu.

Je ne konflikt interesi kur permend hetuesit e '45-es,

Je ne konflikt interesi me mbiemrin tend, madje edhe me emrin,

Mund te kesh fare te drejte ndaj Imamave e Berihajve, por je ne knflikt me shqiptaret

qe vuajten diktaturen dhe shperdorimin e demokracise.

ouuuu se dija qe respubliken

ouuuu se dija qe respubliken po e lexokan edhe shume pd-iste hahahaa

Kur behen gazeta lagjesh ju

Kur behen gazeta lagjesh ju humbet vlera! PD-istet Shqiptare jane dhe ata! Lum ai qe zgjedh cfare do lexoje mer cun, se si puna jote pune me vjecar edhe gruja i le

PS-ja paska nxjerre "me

PS-ja paska nxjerre "me inteligjentin" dhe njekohesisht me te papershtatshmin per te dhene leksione. Sic duket Tahirit po i perendon ylli.

Hapy guvernement. Ne bote nuk

Hapy guvernement. Ne bote nuk gje te tille rrace gazetaresh qe i behen balte nje koalicioni qeveritar.

Si fillim lexova komentet per

Si fillim lexova komentet per te kuptuar nese do ishe opinionisti i pare qe "rrjeshtin" nuk e ke qef!
Fillova ta lexoj artikullin dhe nuk eshte se me surprizove packa se tema ishte "hajde ta themi nje llaf" si puna statuseve te facebokut. Per mendimin tim Maxhoranca e sotme mori vota te ndryshonte edhe opoziten, do ishte nje titull qe mbase do ja vlente dhe askush nuk do ta artikuloje sepse futet ne analiza te rrezikshme. Kjo nuk do ndodhe dhembin kaq ta bejme ti edhe une bashke. Nderkohe qe kete kemi laj thaj,
kam nje pyetje te drejtperdrejte per ty zoti Hila.
Me sa di jeni bere baba kohet e fundit. Si e imagjinon Shqiperine e femijes tend, kur eshte Opozita ajo qe duhet shahet???

Tahiri nuk ka si ti ankohet

Tahiri nuk ka si ti ankohet Rames kur ka qene ai qe ka nglumuar per per keta drejtore apo "vartes" sepse dallohet qarte qe sms-ja ka qene pergjigje e nje te meparshmje (po filloj te besoj qe problemi je ti e jo vartesit e tu)! Ajo SMS eshte drejtuar vetem per nje njeri e jo "vartesit e tu"! Ajo sms ka dale nga ata qe ndjehen te rrezikuar nga Tahiri nese ky i fundit shkarkon drejtorin e pergjithshem te policise (me 4 muaj formim policor qe po ben edhe tangerllek per pranimet e reja ne shkolle KULMI KULMEVE)
Tahiri me duket shume ne rregull me ate SMS, e pranoi se si duket ju duk shume e kollajte (pasi mund ti kene ardhur ne mend SMS akoma me te renda)

Te degjova te Klani teksa
Te degjova te Klani teksa shaje per injorance ne aviacion! Eksperti ti per 1 muaj??? Deshtim me te madh per nje ish diplomat nuk ka! Dikur merrese me ujra nderkombtare e sot merresh me çesna.... Mendoj se duhet te p**dhesh
Me pare te kam konsideruar si

Me pare te kam konsideruar si shume mendjemadh (se gazetar nuk je,megjithese je perpjekur shume,por nuk ja arrite dot),identik vlonjat. Perpjektet tuaj para elektorale,duke perbaltur disa gazetare,por ama tamam gazetare,u shperblyen nga eproret tuaj.Me detyren qe te dhane,e ke shume te lehte te tregohesh tamam vlonjat,gjoks grope.Por kujdes djale,ajo datyre,pamvarsisht si e pse tu dha,kerkon te tregohesh i matur dhe i kujdesshem (nuk po them i edukuar,apo i kulturuar,se je larg ketyre).Aq me teper nuk te lejohet te tregohesh arrogant dhe te prdoresh ofendime.Ne se nuk mund te permbahesh,gjej shoke te nivelit tend,te cilet besoj se i ke me shumice,dhe nxirrini dufin njeri tjetrit,jo neper televizione.Ne televizione kane vend njerez me edukate,te sjellshem dhe te kulturuar,te cilet nuk i mungojne publikut tone.

Add new comment