Arkiv-Opinion

Po punëtorët?!

Postuar në 01 Maj, 2014 05:42

Nëse Zarathustra i Niçes do të zbriste në qytetin tonë nuk do të kumtonte vdekjen e zotit, por të punëtorit. Jo fizikisht, por si ekzistencë politike, si shenjë ngulmuese shoqërore. Është zhdukur nga ligjërimi publik.

“Hëna e Shqipërisë”, një kontribut i rëndësishëm

Postuar në 01 Maj, 2014 03:00

Anastas Angjeli 

Me ndërgjegje të ndytë

Postuar në 30 Prill, 2014 03:46

Para pak ditësh nji gazetare e talentueme botoi nji letër të kompozitores Dhora Leka drejtue Enver Hoxhës në vitin 1967. Tonet e letrës, të mjerueshme në pikëpamjen morale, tashma janë të njohuna prej publikut; vetë ekzistenca dhe publikimi i asaj letre sjell në vemendjen e shoqnisë shqiptare urgjencën e hapjes së dosjeve.

PD-ja ka nevojë të rikonceptohet

Postuar në 30 Prill, 2014 03:36

Arjan Vasjari

Opozita e dyfekëve me gjalmë

Postuar në 30 Prill, 2014 02:55

Dritan Hila 

Na duhen modelet!

Postuar në 29 Prill, 2014 17:25

Ermonela Jaho dhe Erkand Qerimaj s'kanë asgjë të ngjashme me njëri-tjetrin, sa i përket fushave të tyre të suksesit. E para është sopranoja më e njohur shqiptare, e kalendaruar në advancë për të dy vitet e ardhshme në skenat më të njohura të botës. Erkand Qerimaj është sportist, kampioni aktual i Evropës në peshëngritje. Me punën, vullnetin, karakterin mëtohet të jetë sportisti i parë në historinë shqiptare të sporteve, që do tentojë të ngrejë flamurin kombëtar në një Olimpiadë.

Të mosardhurit dhe të paikurit

Postuar në 29 Prill, 2014 06:49

Oborri i selisë rozë dhe rruga përpara saj, e mbushur me militantë që tentojnë të takojnë deputetët që njohin për t’u kujtuar atyre premtimin e punësimit që bënë gjatë fushatës, tërhoqi vëmendjen e shtypit para ca kohësh. Është në fakt një ritual që përsëritet çdo javë, një ilustrim i asaj çka baza socialiste përshpërit në çdo zonë e qytet: PS-ja nuk ka ardhur ende në pushtet; fëmijët tanë me diploma e shkollë nuk gjejnë dot punë, se Rama nuk heq dot militantët e Berishës, megjithë zhurmën që bën ky i fundit.

Maqedonia do të udhëhiqet nga fuqia e Gruevskit dhe naiviteti i shqiptarëve

Postuar në 29 Prill, 2014 04:45

Në Maqedoni përfunduan zgjedhjet. Fituan të njëjtit, humbën të njëjtit. Në shikim të parë, asgjë e re. Por në esencë, këto zgjedhje sollën shumëçka të re, që meritojnë të shikohen më me vëmendje. Maqedonia pas 27 prillit do të hyjë në fazën e kontestimeve institucionale. LSDM opozitare do të kontestojë institucionet e dala nga këto zgjedhje. BDI do të kontestojë Presidentin e porsazgjedhur dhe dy parti opozitare shqiptare, PDSH dhe RDK, secila në mënyrën e vet, do të kontestojnë diçka.

A, si abuzimi

Postuar në 28 Prill, 2014 14:03

Para disa ditësh, një grup njerëzish protestuan te rruga e Kavajës në lidhje me vrasjen e Ilia Karelit. Policia i shpërndau me një dhunë të shpërpjesëtuar (mbase duke testuar shkopinjtë e rinj të gomës, ardhur nga Turqia, ndoshta me CV të pasur në sheshin Taksim). Një gazetari iu fshinë pamjet nga celulari, dhe madje ky edhe u dhunua. Episodi thuajse nuk u dha në media, subjekte e individë rendën për të marrë lavdinë (e një akti pa shumë lavdi, gjithsesi), ndërsa thuhet se vetë drejtori i policisë i kërkoi falje gazetarit.

Zoti Kryeministër, mos na e fusni shpirtin në gjynah

Postuar në 28 Prill, 2014 09:00

Dje mu desh të përcillja në botën e përtejmë një njeri të dashur, të lidhur ngushtësisht me fëmijërinë time. Në mes lotëve të fëmijëve të saj dhe dhimbjes të së gjithëve, pyeta nëse kishin gjetur vend për në atë botë, e më thanë që e ndjera e kishte blerë prej kohësh, atëherë kur sëmundja i kish ardhur rrufeshëm. U lehtësova dhe kjo, pas lajmeve që të dy varrezat e Sharrës e Tufinës nuk kanë më vende e që sot praktikisht janë të mbyllura. Shtrirë sa s’ka ku vete më, thuajse rrëzë Dajtit, varrezat e Tufinës, ishin transformuar, tej mbushur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion