Arkiv-Opinion
PDK, partia që pret duar
Ra ky aderim i Margarita Kadriut në PDK dhe opinioni në Kosovë e pa edhe njëherë se deri ku ka arritur ligësia dhe shkelja e ligjeve në këtë vend. Në firmën e zonjës Kadriu, vite më parë një punëtor humbi dorën. Atij iu këput dora, për shkak se makina me të cilën punonte nuk kishte mekanizëm mbrojtës, gjë që është papërgjegjësi kriminale e punëdhënësit.
Ligjërimi politik që vret më shumë se droga
Të gjithë filozofët e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar që janë marrë me ligjërimin publik, kanë vënë në dukje se me anë të ligjërimit, njeriu jo vetëm e tregon botën, por edhe e krijon atë, në kuptimin që ne, me anë të gjuhës, flasim për objektet apo dukuritë e botës dhe në të njëjtën kohë e rrëfejmë atë duke e treguar me anë të imazheve, koncepteve e modeleve mendore që ruajmë në memorie.
Votuesit urbanë të 23 qershorit sot: 54% majtas; 36% djathtas; 10% në mes
Po mbushen 11 muaj nga dita që shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Dhe si do të votonin sot ata shqiptarë që morrën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova sondazhin BAROMETËR+ (prezantuar në emisionin DEBAT+ në Vizion Plus) me 1200 pjesëmarrës urbanë të votimeve të 23 qershorit, nga të gjitha qytetet dhe grupmoshat, duke përfaqësuar mënyrën sesi votoi elektorati urban para 11 muajsh (58% e të anketuarve votues të koalicionit të majtë, 40% të koalicionit të djathtë dhe 2% të FRD-së).
Rritja e pabarazisë e pengon zhvillimin
Në vitin 2011, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një studim të titulluar “Barazia dhe Eficienca” në një seri publikimesh dedikuar Financës dhe Zhvillimit. Publikimi paraqiti gjetje interesante, ndër të tjera duke dëshmuar se ekziston një lidhje interesante mes zhvillimit ekonomik dhe barazisë.
Shumë gjëra nuk janë në rregull në shtetin turk
Në rajonin e qymyrit në Turqi rëndom ndodhin aksidente. Megjithatë në shumicën e rasteve rreth tyre nuk njoftojnë as mediet vendase, e jo më ato në botën e jashtme. Por katastrofa e minierës të martën (13.05.2014) në Soma në perëndim të Anadollit ka shkaktuar kaq shumë viktima, sa asnjë aksident tjetër në Turqi. Numri i minatorëve të vdekur i tejkalon të gjitha përfytyrimet. Se sa njerëz ndodhen ende në galeritë nëntokësore, për këtë ka të dhëna vetëm përafërsisht. Numri i të mbijetuarve, që presin ndihmë, po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, ndërsa kryeson dukshëm numri i të vdekurve.
“Tradhtia” ndaj përkthimit”
Të përkthesh fjalën apo shpirtin e gjuhës? Të përkthesh formën gjuhësore, shenjën leksikore, apo traditën që kodifikohet brenda saj? A mundet tradita e tjetrit të lexojë traditën tënde, ashtu si gjuha e tjetrit lexon gjuhën tënde? Kjo është një pyetje thelbësore në epokën e ndërkulturorësisë (interculturalitet), për më tepër të përhapjes së shpejtë të dukurisë së dygjuhësisë (bilingualizmit). Kjo e dyta është aq e pushtetshme tashmë, sa mund të flitet për një metaligjërim, gjysmë shqip dhe gjysmë anglisht. Nuk është vetëm dukuri e gjuhëve të vogla.
A të thashë që do të kap?
Matanë Shkumbinit, me gjasë edhe andej nga Divjaka apo Karavastaja, të vjetrit rrëfejnë një histori të vjetër. Thonë se, qëmoti një grua qejfleshë ia dridhte burrit. Të shkretit bashkëshort të urtë ashtu ia donte puna, që të udhëtonte shpesh lart e poshtë për të mbajtur familjen me bukë. Më kot rrekeshin miqtë e tij që t’i hidhnin ndonjë fjalë si larg e larg teksa rrëkëllenin ndonjë kupë raki: More, po shiko se jot shoqe nuk po na duket fort në rregull… More po mblidhja frerët njëherë se nuk ka lezet kështu, more po kështu e ashtu.
Vendim si nën efektin e drogës
Lulzim Basha po nxiton që skandalin e trafikut të drogës të denoncuar prej partisë së tij të mos e shndërrojë në fitore politike. Të paktën,vendimi i djeshëm, i frymëzuar prej këtij skandali, për të protestuar deri në rrëzimin e qeverisë, shkon qartazi në këtë linjë. Vendimi nuk duket se përputhet me stilin e Lulzim Bashës të të bërit politikë, por kjo tashmë ka pak vlerë. Ajo çfarë realisht ka rëndësi është se, nëse protesta nuk do të prodhojë bilancin që pretendohet, përgjegjësia do të jetë vetëm e tij. Por kostot mund të jenë mjaft serioze për gjithë aksionin opozitar.
Qeveria të shkatërrojë “Republikën” e Lazaratit
Sherrnaja e madhe politike, që filloi disa javë më parë lidhur me trafi kun e drogës edhe përmes avionëve, tashmë nuk bazohet mbi hamendësime apo dëshmi fshatarësh që pohojnë nën zë çfarë kanë parë e dëgjuar. Me apo pa dijeninë e policisë, autoriteteve të aviacionit, shtetit, qeverisë, ushtrisë e të gjithëve së bashku, kapja apo ngecja e avionit në rërën e plazhit të Divjakës e çon këtë histori përtej debatit politik dhe e bën një çështje përtej autoritetit të shtetit dhe përtej kufijve të vendit tonë.
Sa shërbime kryen Shkëlzen Maliqi?
Shkelzen Maliqi dikur ka qenë një zë i përfillshëm publik. Ka qenë aktiv në shoqërinë civile, ka marrë pjesë në konferenca e debate, ka dhënë intervista në shtypin kritik jugosllav dhe në këtë mënyrë ai u ka hapur rrugë edhe intelektualëve të tjerë kosovarë që të jenë më kryengritës ndaj regjimit jugosllav. Maliqi e kishte luksin e kritikës për shkak se e kishte “krahun e fortë” në nomenklaturën politike të kohës.