Arkiv-Opinion
Totalitaristët e moralit
Sipas gazetës Tema, një grup prej 57 intelektualësh shqiptarë, paskan firmosur peticionin “Familje e shëndoshë – Atdhe i shëndoshë”. Edhe unë do ta firmosja një peticion pro familjes së shëndoshë, edhe pse nuk kuptohet mirë se për cilën familje të shëndoshë flitet kur ke parasysh shifrat në rritje (sipas gjykatave) të divorcit dhe shifrat e larta (sipas studimeve) të adulterisë! Kurse për atdheun e shëndoshë nuk do të firmosja, sepse nuk e kam të qartë se çfarë nënkupton një atdhe i shëndoshë përtej retorikës boshe!
Teknologjia e fabrikimit te peticioneve në Shqipëri
Dje papritmas e pa pandehur e gjeta vehten nënshkrues të një peticioni kundër homoseksualëve dhe tubimeve të tyre të organizuar nga LGBT. U befasova natyrisht, sepse nuk kisha firmosur asnjë peticion këto kohë dhe askush nuk më kishte kërkuar një gjë të tillë. Nuk kam bërë asnjëherë hulumtime dhe i kam marrë të mirëqëna gjithmonë peticionet e ndryshme që qarkullojnë, ndoshta edhe për arsyen se pak prej tyre më kanë interesuar vertetë e disa të tjerë i kam gjykuar si folklorikë e të panevojshem.
Basti i Ramës me drogën: Shtatori 2014
Në shtatorin e 2013-ës, kur Edi Rama po merrte në dorëzim punët e qeverisjes nga Berisha, në Lazarat e fshatra të tjerë të Shqipërisë po korrej marihuana që ishte mbjellë në muajt e nxehtë para zgjedhjeve të 23 qershorit. Policia atëherë, ende “e parilindur” mirë, tentoi të pengonte korrjen e drogës, por në dy raste – në Qafë-Shtamë dhe Shosh – hasi në zjarr armësh më të rënda se sa të sajat dhe u tërhoq pas disa orë shkëmbimi zjarri me njerzit që po mbronin korrjen e marihuanës në shtator 2013.
Le të flasim pra, për familjen!
Me apo pa dashje peticioni i “intelektualëve” na fton në një debat shumë të rëndësishëm: atë për familjen.
Kush e shkatërron familjen?
Unë mendoj kështu:
Fëmijët nuk rrihen. Nuk u bërtitet. Ata dëgjohen dhe nuk neglizhohen. U qëndron pranë teksa zbulojnë veten edhe botën.
Kur i shikon të braktisur në rrugë, që lypin, që abuzohen, që masakrohen, që rrëmbehen, që përdhunohen apo që vriten, ulesh dhe minimalisht mendon: ore, mos janë këta të LGBT që bëjnë të tilla gjëra?!
Fëmijët nuk duhet të braktisen.
Gratë në gjuhë
Vitet 70-të mund të konsiderohen si vite të rëndësishme për emancipimin femëror në Europë, por dhe si vite për lindjen e linguistikës feministe. Shumë linguiste kritikuan atëbotë edhe strukturat patriarkale të gjuhës.
Hashimi për Hashimin!
Para ca javësh, një e përditshme e jona- padyshim më e mira që e kemi, solli një numër tematik me titullin “Thaçi kundër Thaçit”- ku në mënyrë statistikore i numëroheshin të gjitha huqjet prejse qeveris me vendin. Duke ballafaquar lexuesin kështu me realitetin dhe virtualitetin që Kryeministri ende në detyrë provon ta shesë në këtë fushatë si kryetar i PDK-së. U çudita paksa. Sepse para 3 apo 4 vitesh edhe vet kisha shkruar një kolumnë me të njejtin titull.
Në bishtin e avionit
81 vjet më parë, fl akët përpinë ndërtesën e parlamentit gjerman, Rajhshtagut. Policia gjeti gjysmë lakuriq në ndërtesën gjigande,një holandez të quajtur Marinus Van Der Lube. Personi në fjalë ishte thuajse i verbër për shkak të një aksidenti të pësuar në punë. Por ishte komunist dhe hebre. Çuditërisht përputhur në një, gjithçka Hitleri përpiqej t’u mbushte mendjen gjermanëve se e keqja e tyre ishin komunistët, hebrenjtë dhe të huajt. Menjëherë propaganda filloi punën për krijimin e histerisë kolektive. Si rezultat, Hitleri mori nga Hindenburgu dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme.
Një milion mushkonjat
Ngado që ta fillosh shkokolepsjen e teorive të konspiracionit mbi avionin “reformator” të drogës në plazhin e Divjakës, të duhet një dozë e mirë... hashashi për t’u frymëzuar. Fjala vjen, le ta nisim me skenarin që trafiku i drogës me avionë kaçatorë bëhej me bekimin, e madje mbrojtjen e qeverisë e policisë. A do guxonte Edi Rama, tanimë në rolin e kryetrafikantit, të vazhdonte trafikun ajror që ka kohë që po ndodh (sipas opozitës) të ulte e ngrinte avionë nëpër Divjakë, pikërisht kur ky vend ishte kryefjalë e çdo salle, nga ato të kafeneve tek ajo e parlamentit?
A duhet shkarkuar Presidenti?
Pozita duket se nuk po i duron dot tundimit verbal, për të hedhur në publik një tezë, e cila deri tani është konsideruar si një tabu nga pikëpamja politike institucionale e shifrore. Kreu i komisionit të sigurisë Braho, por edhe deputetë socialistë, kanë filtruar idenë e inicimit të procedurave për largimin e Bujr Nishanit nga posti i kreut të shtetit.Për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dalluar nëse kemi të bëjmë me një “balonë prove” të lëshuar nga maxhoranca, për të testuar pulsin e palëve, apo për një tentativë konkrete për të larguar Nishanin nga presidenca.
Syri i fshehtë