Arkiv-Opinion

Lazarati duhet të bjerë

Postuar në 17 Qershor, 2014 03:01

Në datën 16 qershor 2014, Saimir Tahiri dhe Artan Didi kanë hedhur në ruletë karrierat e tyre. Pas kësaj date do të kemi 
një Shqipëri tjetër.  Duke filluar nga protagonistët. 
Nëse sipërmarrja është serioze dhe e kthejnë shtetin në Lazarat duke e hequr nga harta botërore e drogës, ky është aksioni më i madh i tyre në bursën e politikës. Do të mbahen mend për një sipërmarrje nga ku janë zbythur gjithë qeveritë e pas ‘90-ës, dhe meritojnë çdo premium që mund të jepet nga shteti. 

Një himn për mediokritetin kolektiv

Postuar në 16 Qershor, 2014 04:07

Jeta që jetojmë ka tri përmasa, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Ne, siç thonë filozofët e komunikimit, jetojmë vetëm një përmasë, por kur veprojmë kemi dy mundësi, ose të veprojmë me stereotipitë e së shkuarës ose me ato të së ardhmes. E tashmja nuk është gjë tjetër vetëm se vendi ku përplasen këto dy përmasa në vetëdijen tonë dhe ne, për të zgjedhur drejtimin nga do të shkojë jeta jonë apo mendimi ynë, kryejmë një proces të vështirë për të gjetur atë përmasës që do ta motivojë sjelljen apo veprimin tonë.

Shteti, ekonomia, politikanët dhe…

Postuar në 16 Qershor, 2014 03:58

Secili shtetas luan rol në qëndrueshmërinë e ekonomisë, porse përfaqësuesit e zgjedhur (apo të vetë-imponuar në diktaturë),që gjerësisht njihen me emrin politikanë, janë ata që duhet të kujdesen që ekonomia dhe, si pasojë, edhe shteti të jenë vërtetë të fuqishme. Si udhëheqës të shoqërisë, politikanët formojnë mekanizmat qeverisës dhe kontribuojnë në zgjidhjen e tri problemeve kryesore të organizmit ekonomik: “çka dhe sa”,“si” dhe “për kënd” duhet të prodhohet.

Dhjerës folèsh aspak rebelë!

Postuar në 15 Qershor, 2014 12:05

Përgjithësisht fuqia e një reforme matet me aftësinë e saj për të kapërcyer rezistencën që i kundërvihet. Në këtë kuptim, forca e draft-reformës për arsimin e lartë në Shqipëri i bie të matet me rezistencën që po i bëhet asaj nga një grup pedagogësh të universitetit shtetëror, të cilët, pavarësisht botëkuptimeve të ndryshme (të kundërta) ideologjike, i bashkon eksperienca akademike që kanë patur nëpër universitetet private të Shqipërisë.

Çështja ‘Himara’ në vitin 2014

Postuar në 15 Qershor, 2014 11:29

Në “Shqipin” e djeshëm citohej një banor i Himarës të kish thënë, në një takim të ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, me banorë të Himarës, se “nuk mund të jetojmë me një komunitet, i cili ka besim tjetër; neve edhe vetë natyra na ka ndarë nga zona e Vranishtit me një mal të lartë”. I ka thënë këto fjalë, teksa diskutohej mbi reformën territoriale e mbi bashkimin e Himarës me Vranishtin në të njëjtën njësi të qeverisjes lokale.

Padia zevzeke e Bushatit kundër Bashës dhe efekti "antigrek" i saj

Postuar në 13 Qershor, 2014 08:52

Për marrëveshjen mes Greqisë e Shqipërisë mbi kufirin detar, të nënshkruar nga palët në Athinë e në Tiranë, por të hedhur poshtë nga Gjykata jonë Kushtetuese, është folur shumë. Në Shqipëri ekziston një opinion mainstream, tanimë, sipas të cilit ajo marrëveshje ish e gabuar; më saktë, ish në dëm të interesave të Shqipërisë, ngaqë kufiri detar grek ngjitej pak më sipër sesa duhej. Dhe ky opinion është krijuar nga media.

Zgjidhje kosove

Postuar në 12 Qershor, 2014 03:37

Nuk ka dilemë se pritshmëritë e votimeve të 8 qershorit nuk do të ishin zgjidhje, por vetëm zgjedhje për Kosovën. Zgjedhjet vlejnë kur bëhen periodike, kur ka standarde demokratike, kur ka konkurrencë dhe kur respektohen parimet e votimeve të lira, - arritje që Kosova i synoi dhe i meritoi plotësisht, madje shumë më me standarde sesa Shqipëria e vitit 2013.

E Djathta Evropiane, Islamofobia dhe Krishtërimi

Postuar në 11 Qershor, 2014 04:11

Firence, Itali – lidhja jetëgjatë ndërmjet të djathtës politike dhe kishave të ndryshme të krishtera është duke u shpërbërë në të gjithë Evropën. Kjo vjen kryesisht si pasojë e faktit se e djathta, njësoj si pjesa më e madhe e shoqërisë evropiane, është bërë më sekulare. Sidoqoftë, kjo nuk shënon progres: e animuar nga ndjenja anti-islame, pozicioni i të djathtës është duke vënë në rrezik lirinë e fese, si edhe vetë shekullarizmin dhe traditat themelore demokratike.

NATO në këmbë prej cinizmit të Rusisë

Postuar në 11 Qershor, 2014 02:38

Puna më e vështirë e fotoreporterëve, ftuar për kremtimin e D-Day, ishte pa asnjë dyshim të kapeshin grimasat protokollare të presidentit rus, Putin përballë kolegëve të tij evropianë dhe botërorë. Për hir të së vërtetës, me gjithë përpjekjen e lavdërueshme të tyre, z. Putin jo vetëm nuk ua dha rastin e pritur, por më shumë akoma tregoi atë që analistë të kujdesshëm po përpiqen kahmoti ta artikulojnë gjithnjë e më qartë: Rusia (lexo Putin) thotë pa u trembur çfarë bën dhe bën realisht çfarë ai thotë! Ai propozoi Unionin Euroaziatik të shteteve post-sovjetike, gati si një perandori të re.

Duaje emërimin tënd

Postuar në 10 Qershor, 2014 09:06

Nja dy vjet më parë, një studenti të shkëlqyer shqiptar që studionte në një universitet të njohur britanik, ku përfitonte bursë dhe pjesën tjetër e plotësonte shteti ynë përmes fondit të ekselencës, pati një “vonesë” që i kushtoi shtrenjtë. Qeveria “harroi” t’i derdhte pagesën në kohën e duhur dhe atij i komunikuan se nuk mund ta vazhdonte më atë shkollë. Fondin ekselent e ka marrë lumi, djaloshi ka gjetur një universitet tjetër në SHBA, ku vazhdon studimet duke punuar dhe paralelisht duke u ndihmuar nga familja.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion