Arkiv-Opinion

Çelësat e Shqipërisë

Postuar në 30 Qershor, 2014 03:57

Pak ditë më parë Shumaker doli nga koma. Sekretësia me të cilën familjarët e kanë ruajtur nga shqetësimi i mediave ka funksionuar më së miri. Në të vërtetë, publikut nuk ka pse t'i interesojë më shumë informacion se kaq: Ai doli nga koma. Po atë ditë, një nga TV-të më mëdha gjermane, ORT i kushtonte një speciale 30 minutëshe. Lajmi ishte një fjali e vetme, “Shumaker doli nga koma” por rrjeti ia doli që të mbushte 30 minuta të plota, dolën edhe kolegë të tij që flisnin se sa të lumtur ishin nga ky lajm, gjithçka për të mbushur mungesën e informacionit.

Të fitosh në Lazarat e të humbasësh në Bllok

Postuar në 28 Qershor, 2014 11:58

Lidhur me krimin që u krye pardje në Bllok, ku gjeti vdekjen Artan Santo, ka shumë pikëpyetje. Por ka dy sosh që si zor t’mos i ketë bërë njeri qysh në momentin që është informuar mbi atë që ndodhi: 1. Pse u është dashur ta vrisnin Artan Santon në qendër të Tiranës, madje në qendër të Bllokut? Dhe 2. Si është e mundur që vrasësit kanë bërë “të qetë” 30 km rrugë, deri sa kanë mbërritur në rrethinat e Fushë-Krujës, ku kanë humbur gjurmët?

Pastërti e rrezikshme

Postuar në 27 Qershor, 2014 03:05

E shoh prej vitesh atë grua, thonë se ka pasur një histori dhe jetë të dhimbshme, e cila e ka dëmtuar dhe e bën të vuajë. Qëndron me fshesë në dorë, me kovë gëlqereje në dorë dhe me maninë e pastërtisë, gjithë ditën e Perëndisë fshin, e fshin, e fshin…

Mbledh gjethet e pemëve që bien në rrugë, pastron pluhurat e rrugës sikur t’i hiqte nga një mobilie e çmuar, heq çdo bisht cigareje, zbardh e zbardh pa pushim, duke luftuar me çdo qese që bie mbi rrugë, me çdo letër që era hedh andej pari.

Fanatizmi patriotik në futboll dhe lojtarët që kanë dy pasaporta

Postuar në 25 Qershor, 2014 18:40

Po e filloj me një info. Në Botërorin e Brazilit, që është duke u zhvilluar, janë gjithë-gjithë 218 lojtarë që kanë dy pasaporta në xhep. Gjashtëdhjetë syresh e kanë franceze njërën nga pasaportat. Janë 53 ata që e kanë italiane njërën pasaportë, 53 janë ata që e kanë spanjolle, 40 gjermane etj. Disa prej bartësve të këtyre pasaportave janë djem që duan të lënë emër në historinë e futbollit; por rëndom këta janë djem prindërish që kanë lënë, nga halli, e jo nga qejfi, vendet e tyre të origjinës, dhe kanë ndërtuar një jetë të re në vende të mbrothëta.

ABC-ja e lëvizjes kombëtare shqiptare

Postuar në 25 Qershor, 2014 03:52

Në studimet krahasimore për nacionalizmin është e njohur teoria e historianit çek Miroslav Hroh [Miroslav Hroch] mbi formimin dhe zgjerimin e lëvizjeve kombëtare te popujt e vegjël nën sundimin e huaj. Sipas tij, lëvizjet nacionaliste që nga formimi dhe deri te përhapja në popull e vetëdijes kombëtare, kalojnë nëpër tri faza. Faza A është “zgjimi” kulturor, gjatë së cilës disa intelektualë fillojnë, mbledhin e studiojnë kulturën popullore; faza B është aktivizimi politik; dhe faza C është masivizimi i lëvizjes, ku për pasojë ajo fillon dhe ndahet në grupime ideologjike.

Futbolli dhe mania për t’i ritreguar gjërat

Postuar në 24 Qershor, 2014 09:56

Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit nuk ka përfunduar asgjë. Sigurisht, ka përfunduar një loje 90 minutëshe futbolli, por me të, me vërshëllimën finale pra, sapo ka nisur një lojë tjetër, e pafundme, që nuk mund ta ndalë asnjë vërshëllimë arbitri: loja narrative e komentatorëve të futbollit, të cilët, të gjithë njëherësh, paralelisht nëpër dhjetëra kanale televizive, na thithin të gjithëve në vorbullën e tyre duke na treguar me fjalë të tjera atë që kemi parë të gjithë. Por as në mesnatë, kur komentatorët largohen nga ekranet televizive, nuk mbaruar asgjë.

Ai që shan dhe ai që vret

Postuar në 24 Qershor, 2014 05:05

Kishte një shans të dytë, që rrallëkujt i jepet në jetë. Sali Berisha mori pushtetin për herë të dytë, pas mijëra të vrarëve të 1997-ës, një vendi të shkatërruar dhe miliarda lekëve të vjedhura, kreu një mandat të parë qeverisës me një tendencë të shfaqur qartë për të pastruar emrin e vet dhe rehabilituar rekordin përballë historisë, dhe e mbylli me një mandat të dytë ku pushteti degjeneroi rëndshëm. Në të gjitha drejtimet.

Të gjithë në Gjirin Persik, asnjë në SHBA?

Postuar në 24 Qershor, 2014 03:29

Politika e jashtme e Shqipërisë i ka përcaktuar prioritetet e saj: integrimi evropian, marrëdhënie strategjike me SHBA e BE, politika e stabilitetit në rajon, si dhe platforma për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik. Mazhoranca aktuale ka konfirmuar të njëjtat prioritete, me ndonjë përjashtim ose shtesë, kryesisht në përpjekjet për të gjetur burime ekonomike mbështetëse në Turqi apo disa zona aziatike e të Gjirit Persik.

LA Grande Gënjeshtra (përgjigje për një replikë)

Postuar në 23 Qershor, 2014 05:47

“Unë jetoj me vibracione”

“Zonjë, çfarë është një vibracion?”

 

Kjo është një pjesë dialogu e një prej skenave që dua më shumë te La Grande Bellezza. Është dialogu mes një artisteje konceptuale që vetëquhet Talia Concept, e gazetarit Jepp Gambardela. Talia, nuk di ta shpjegojë atë që thotë. Di vetëm se po bën "art të madh", që është "e pakuptuar" dhe "e paragjykuar" nga ky gazetar ndërsa kërkon të përdorë revistën e Gambardelës për të krijuar imazhin e një artisteje "elitare".

Antropologjia e krimit dhe anomia

Postuar në 23 Qershor, 2014 05:22

Ka shumë gjëra të jashtëzakonshme, por asnjë nuk është më e mrekullueshme se njeriu, thoshte Sofokliu. I jashtëzakonshëm në kuptimin që ai është  i mrekullueshëm dhe monstruoz në të njëjtën kohë. Njeriu është i tillë thonë specialistët e kriminalitetit, sepse asgjë nga ato që ai bën nuk është rrjedhojë e ndonjë aftësie të “lindur“.  Në fakt, i vetmuar, i braktisur nga vetvetja, qenia njerëzore është e paaftë që të vërë në jetë potencialet fantastike që përmban.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion