Arkiv-Opinion
Tifozat më të mirë në botë
Çdo katër vjet kur fillon dhe derisa mbaron Kampionati Botëror i FIFA-s në Futboll planetin tonë e përfshijnë ethe të këndshme gare dhe vapa e verës bëhet disi më e durueshme se zakonisht. Botërori 2014, që po mbahet në atdheun e pyllnajës më të madhe në botë Amazon, është në udhë të mirë të jetë ndër më të bukurit e të gjitha kohërave. Si asnjëherë më parë në konkurrimin për kupën më të dëshirueshme në futbollin e shteteve marrin pjesë nëntë shqiptarë ose 81.82 për qind e një ekipi në fushën e blertë.
T’u japim dërmën lirive politike universitare sipas modelit “anglosakson”!
Drafti paraprak i reformës universitare, i paraqitur nga ai që quhet komision i pavarur, nuk e kaloi sesionin e verës, në njëfarë mënyre mbeti për në vjeshtë.
Por, nuk është kjo e rëndësishme.
Problemi është se na paraqesim për gjoja anglosakson një model që vetëm i tillë nuk është. Humor anglez po mund të jetë, por lidhje me kulturën anglosaksone nuk ka.
Pse?
Një roman me kulturë…
Kur dëgjova se romani “Jashtë sezonit” i autorit Flurans Ilia flet për jetën e një personi (Sidrit Duro) që mundi të arratisej nga Shqipëria drejt Perëndimit, m’u largua vetvetiu kureshtja e leximit. “Eh”, mendova, “një politolog më tepër. Letërsi me porosi që të fut në katedrat dhe administratën shqiptare, por edhe mund të të shpjerë edhe në katedrat perëndimore”. E sa lekë jep ky vend ku jetoj unë, SHBA, që njerëzit të shajnë Sadamin, Kastron, Stalinin, Enverin e kompani? Miliona dollarë!
Po të isha lazaratas, sot do të isha i lumtur
Gjatë këtyre ditëve, me t’u kuptuar se “kështjella” e Lazaratit ra, ka pasur shumë komente që janë ngritur mbi një prirje empatike ndaj të gjithë atyre që Lazaratin ose e kanë krijuar, ose e kanë inkurajuar. Është e çuditshme kjo gatishmëri për të mirëkuptuar krimin e kundravajtjen këtyre anëve tona. Kështu kemi thënë e themi edhe në raste të ngjashme.
Përgjigje për Koloreto Cukalin: Unë jam antivlera/konkluzioni i spektaklit
Koloreto,
Në radhë të parë dua të të falenderoj për vëmendjen e vazhdueshme dhe të pareshtur që i kushton filmit Pharmakon. Mendoj se shkrimet e tua mbi këtë film, megjithëse të parë dhe përshkruar nga këndvështrimi i një idioti, janë aq të detajuara dhe përshkruese për anën e jashtme të tij, sa jam i bindur që do të kenë një rol tepër të rëndësishëm për hulumtuesit e ardhshëm të shoqërisë së sotme shqiptare.
Mësimet e Snowdenit për transparencën e pushtetit
Në muajt e fundit kemi mësuar shumë gjëra të rëndësishme për pushtetin e shtetit dhe forcat që përcaktojnë politikën e tij, por edhe një temë të lidhur ngushtë: konceptin e errët dhe të paqartë të transparencës. Natyrisht, merita i takon dokumentave të survejimit të National Security Agency (NSA) që u bënë të njohur prej luftëtarit kurajoz për lirinë e informacionit, Edward J. Snowden.
Dhjetë ditë pa orakullin
Gjej rast tani që një vendim i padrejtë dënoi dhe do të lerë 10 ditë të gjata larg mikrofonit orakullin e tranzicionit shqiptar. Kjo, ama, nuk është veçse një paradhënie, një test i shkurtër për kohën kur Shqipërisë do t’i mungojë përgjithmonë Goja e të vërtetave të pakundërshtueshme, Goja e poezisë politike, Goja e rapsodit të shenjtë popullor. Se do të vijë ajo ditë! Si për cilindo, edhe për ne të tjerët! Po ne…Phë! Ç’humbje do të jemi ne?! Punë e madhe fort! Po si do t’i bëhet kur të mungosh ti, orakull i shtrenjtë, o zbuluesi i tërë të vërtetave të atij vendi mëkatar?
Dasho Aliko, çfarë personazhi!
Përpara një a dy muajsh, ishte në Tiranë një reporter i një gazete zvicerane. Kish ardhur për të bërë një shkrim lidhur me Shqipërinë e pas 23 qershorit (ky shkrim është publikuar, tanimë; madje, është përkthyer edhe nga gazetat tona), dhe në një takim që pata me të po më tregonte se ish i skandalizuar nga fakti që në televizionet shqiptare bëhen intervista tête-à-tête që zgjatin një orë apo një orë e gjysmë.
Lazarati dhe një autogol për botëror
Jetë e mot, teksa niste Kampionati Botëror i Futbollit, ne i harronim hallet, harronim se nuk kishim shumë tesha për të veshur, se kishim pak bukë për të ngrënë, se nuk e dinim se çfarë ndodhte nesër… Ishte një festë e bukur, e mbushur plot me ngjyra, emocione, himne kombëtare, flamuj. Bota, befas, bëhej më e vogël dhe njerëzit më të mëdhenj, më të dashur e më të afërt, ani pse i shihnim nga ekrani plot “miza” i televizorëve tanë të lodhur.
Mediokriteti në Kult
“Ju ka kapur juve Mevlani?” ishte pyetja e një anëtari të jurisë së filmit të Akademisë Kult, një nga juritë e shumta që përcaktojnë të nominuarit e 11 kategorive. “Mevlani” është producenti i njërit nga filmat, që më pas rezulton i nominuar. Ndër vite, meqë jam pjesë e organizimit të show-t final të çmimeve Kult dëgjoj ankesat e pafundme të artistëve, muzikantëve, aktorëve e regjisorëve për çmimet e dhëna, edhe pse nuk mbaj mend që ndonjë nga problematikat që ata ngrenë ta kem parë të artikuluar në shtyp.