Po të isha lazaratas, sot do të isha i lumtur
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6655_525faa73f3a791382001268_1.jpeg?itok=Cs2qjH8Y)
Gjatë këtyre ditëve, me t’u kuptuar se “kështjella” e Lazaratit ra, ka pasur shumë komente që janë ngritur mbi një prirje empatike ndaj të gjithë atyre që Lazaratin ose e kanë krijuar, ose e kanë inkurajuar. Është e çuditshme kjo gatishmëri për të mirëkuptuar krimin e kundravajtjen këtyre anëve tona. Kështu kemi thënë e themi edhe në raste të ngjashme. I përligjim, fjala vjen, politikanët tanë që kanë bërë plaçkë me pasurinë publike, duke thënë “ok, le të bëjnë pasuri sa të duan, se edhe ne të njëjtën gjë do bënim po të ishim në vend të tyre, por të paktën të bëjnë edhe punë, të vënë në lëvizje ekonominë, të krijojnë vende pune, të ndërtojnë shtetin, të vënë në punë institucionet, etj, etj”. I kuptojmë e i mirëkuptojmë ata që në harkun e dy dekadave të fundit kanë zaptuar troje jo të tyret e kanë bërë ndërtime pa leje, ata që ia kanë dalë të bëhen të pasur brenda natës, a brenda javës, a brenda muajit, ata që për meritë e atribut kanë veç “namin e bëmat prej të forti”, e që ky nam u ka mjaftuar për të bërë hair në këtë botë, etj, etj, dhe në të tilla rrethana një pjesë prej nesh kanë shpesh një kompleks dobësie a një brerje ndërgjegjeje për faktin që “ata janë të zotë, ndërsa ne …”.
Me Lazaratin po ndodh e njëjta gjë. Ka tek-tuk një gatishmëri për ta simpatizuar, marrë me të mirë, justifikuar, ledhatuar, madje dhe heroizuar atë fshat. Në më shumë se një shkrim kam vënë re shqetësimin e autorëve, se “ok, e mbyllën Lazaratin si fabrikë droge, por tani ç’do të bëjnë me Lazaratin si fshat, si do të punësohen të rinjtë e atjeshëm?” Me sa duket, janë aq të apasionuar e marrosur pas Lazaratit si një paradigmë interesante e historisë së këtyre kohëve, sa harrojnë se në thelb nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme për Lazaratin; thjesht Lazarati do të ekzistojë siç ekziston Tepelena, Kukësi, Shijaku, Derviçani aty pranë, Gramshi, etj, etj. Madje, sikur këtë keqardhje ta pranonim si kriter në vlerësimet që bëjmë e konsideratat që japim, duhet thënë se Lazarati është për të qarë hallin më pak se të tjerët.
Një arsyetim tjetër që bëhet është ai që thotë se “Lazarati ka qenë gjithë këto vite një resurs i madh, atje është bërë pará e madhe, e cila në një mënyrë a në një tjetër ka shërbyer si karburant për ekonominë lokale”. Kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë për të gjitha veprimtaritë ilegale në ekonomi, si trafiku i armëve, i prostitutave, larja e parave të pista, etj, etj, por kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu pa fund, ngaqë vendi, pa u ndjerë, shndërrohet (kam frikë se në një masë të madhe kjo gjë ka ndodhur, tanimë) në një parajsë për ilegalitetin, krimin, e mafien e të gjitha llojeve. E nëse ndodh kjo (përsëris: nëse nuk ka ndodhur), i bie që Shqipëria të shndërrohet në një “Lazarat” të madh brenda Europës. Ku është e keqja? E keqja është se nga njëra anë do vijonim të tregoheshim me gisht në çdo qoshe të kontinentit, e nga ana tjetër do na duhej të adoptonim ca rregulla të reja e një kod tjetër moral për të mbijetuar në këtë “Lazarat” të madh. Ne kemi jetuar me idenë se lazaratasit “e vegjël” kanë qenë të lumtur gjithë këto kohë, se ata kanë pasur një punë me se të merren, dhe se ata nuk kanë patur probleme të mbijetesës, etj, etj, por në të njëjtën kohë lazaratasit duhet të kenë vuajtur faktin që fshati i tyre nuk ka qenë më i tyre, që i gjithë krimi nacional ishte zhvendosur atje e bënte ligjin në gjithçka, që lazaratasit i ishin nënshtruar këtij realiteti, që nuk e hapnin gojën, që nuk kishin lirinë për të thënë se e gjitha kjo nuk ka kuptim, që fëmijët e tyre po rriteshin në këtë habitat të kriminalizuar e me damkën e padrejtë të “lazos”, etj, etj.
Në këtë mes ishte me interes një intervistë marrë një djali nga Lazarati që banonte prej vitesh në Tiranë. E përditshmja ‘Panorama’ nuk e fshihte identitetin e të intervistuarit, dhe kam përshtypjen se kjo ndodh për herë të parë. Quhet Admir Pollo, është 32 vjeç. Nga intervista merrej vesh se Admiri ishte një djalë normal, me një pamje normale, me një logjikë normale, me një qasje morale normale, e kështu me radhë. Dhe nuk është se ka ndonjë çudi në këtë mes. Çudia është gjetkë, çudia ka të bëjë me faktin që Admir Pollo nuk ka pasur mundësi më përpara të demonstronte se ka qenë normal, si të gjithë ne të tjerët. Nëse do ta intervistonin deri para pesë ditësh, ai ose do refuzonte të intervistohej, ose do të thosh gjëra krejt të ndryshme nga ato që ka thënë. Nuk do të thosh fjala vjen se “mbjellja e hashashit është një gjë e keqe, se Lazaratin e kanë pasur në dorë delinkuentë të ardhur e që nuk i lidh asgjë me ne, që thjesht e kanë përdorur Lazaratin, që operacionin e policisë e mbështes, pavarësisht rezervave që kam për numrin e madh të policëve që u bënë pjesë e tij”. Sot duhet të jenë të shumtë lazaratasit që s’e kanë për gjë të flasin për atë që ka ndodhur e ndodh në fshatin e tyre, por nuk duhet të harrojmë kurrë se deri më sot askush nga Lazarati nuk ka guxuar të flasë. Në atë fshat ka pasur mësues, ka patur gra e burra që nuk kanë qenë dakord me mënyrën që Lazarati kish zgjedhur për të jetuar, ka patur e ka djem e vajza të reja që do donin të kishin një jetë tjetër, të ndryshme nga kjo që e harxhonin mes hashashit në bunkerin me emrin Lazarat, ka patur edhe xhami (kjo thuhej në një nga gazetat e djeshme), e mendja ta thotë se ka pasur dhe ndonjë hoxhë, ka pasur dhe një administratë lokale, mirëpo që të gjithë këta nuk kanë guxuar të flasin. Në të gjithë Shqipërinë është folur këto kohë për Lazaratin, por nuk janë dëgjuar lazaratasit që të flasin.
Po, është e vërtetë që lazaratasit do të jenë më të varfër qysh nesër e tutje (këtë “frikë a merak” e ka dhe Admir Pollo), por do të jenë më të lirë, nuk do të jenë më gojëkyçur përballë krimit e do të guxojnë ta thonë një fjalë për fshatin e tyre, për imazhin e këtij fshati, dhe për ata që këtë imazh e kanë ndotur.
Shkurt, Lazarati ka shpëtuar. Po të isha lazaratas, sot do të isha i lumtur.
Shqip
Comments
Me ne fund Mustafa Nano e

Me ne fund Mustafa Nano e gjeti menyren e te qenit "I Lumtur" si shembull lumturie per Lazaratasit,

fill pasi policia "çliroi" fshatin (nga kush?) dhe solli lirine aty, Mustafai ne emer te Shtypit te Pa Varur,

paska niet t'u sjelle edhe Lumturine.

Te behesh i lumtur, thjesht duke e menduar veten si LAZARATAS te sotem.

Te jesh i lumtur, do te thote te ndjehesh i tille. Ti s'je dot lazaratas. As nuk e ke degjuar historine e lazaratasve,

jo me ta kesh jetuar e perjetuar ate, pra, shkurt, si te behesh kur s'je?!

Pra, per fat, kjo eshte nje histori me IF...Histori me Ne qofte se...!

IF Mustafa Nano do te ishte lazaratas, atehere do ishte i lumtur...

Po ti je I Lumtur, o Mustafa, je i lumtur se je Skraparlli. Nuk te mjafton kaq?

Dmth ne gjithe kete arsyetim

Dmth ne gjithe kete arsyetim te Nanos, e vetemja gje qe te ben pershtypje eshte "if-u" , dmth qe ai nuk eshte lazaratas? Po komenti i djalit nga lazarati qe nuk eshte " if" nuk te ben pershtypje? Po qe ky fshat ka nje xhami pra te pakten nje klerik , i cili kurre nuk eshte pyetur a intervistuar per kete plage shoqerore te Lazaratit nuk te ben pershtypje (ndersa egzistojne qindra intervista te "at Nikoll Markut" per pseudoprobeme ) ? Po qe ka asnje mesues i ketij fshati, apo doktor (ka disa doktore nga ky fshat) nuk ka shprehur kurre mendimin e tij (as i eshte kerkuar e as ka guxuar ta jape ate), as kjo nuk te ben pershtypje ? Pra sipas jush kjo nuk liri e lazaratit nga krimi, kete doni te na thoni me komentin tuaj?

" Kur i tegon henen me gisht,

" Kur i tegon henen me gisht, idioti shikon gishtin"

Jo se jam dakord me c'fare shkruan Muci ne artikul, po koment pa asnje lloj llogjike dhe pa asnje lidhje me c'fare thote autori tregojne mjaft se ku jemi katandisur si komb. Dime vetem se kunder kujt jemi, po nuk e dime pse jemi.

Krejtesisht te paafte per te menduar dhe per te argumentuar idete. Ky eshte rezultati 50 vjet enverizem + 25 vjet salizem.

Ja, ndodh dicka tjeter, pas

Ja,

ndodh dicka tjeter, pas Lazaratit si Model Lumturie, i nderuar Mustafa!

(Po, te drejtohem me "i nderuar", se je gazetar, madje Gazetar, me shkronje te pare te madhe. Qe te drejtohemi ty -ma merr per afersi veten e e perdorur, ndodh se je i hapur, se pranon debatin, dhe nuk ka ndodhur kurre te censurosh mesazhet "kunder" teje, gje qe ndodh rendom ne gazeta te tjera on line).

Ndodh vrasja tek Blloku, e Santos, dhe policia eshte po ajo, qe ti besove se fitoi ne Lazarat...

Tek Blloku, ne parim, ka me shume gjasa te jene njerez te lumtur, se paku per tironsit, per ata qe e kalojne

jeten lumturisht, ata qe e kane mire me te gjithe qeverite/policite, se paku me qeverine e radhes.

Kur u bashkova me ata qe u duhet shume mund ta u duhet ca si shume mund per tu bashkuar me ate

fitore "fshaçe", pra kunder Lazaratit, kisha edhe une parasysh se problemi (qe duhet ta perballoj politika,

qeveria ne radhe te pare, por pa dyshim edhe opozita e sorme, nuk eshte thjesht lazaratasi apo as tere Lazaratiga dhe thjesht ai, por droga. Droga si mundesi pasurimi te shpejt, pasurim qe asnjeri nga "thjesht lazaratasit"

nuk mund ta bej dot.

Duhet te kesh lidhje me dike, Mustafa i dashur, me dike lart, se paku me ndonje shef policie (po, edhe ish-shef policie, ende me kredi per hovardarite shteterore qe ka bere), dhe te shkosh e te rrethosh shteterisht La-

zaratin, te shkrehesh arm ne ajer dhe te kontrollosh shtepite me radhe, dhe te kerkosj t'ja ulesh koken nje fshat te tere, qe krenarine e ka natyre te veten, do te thote qe te ushtrosh pushtetin dhunshem: Jo se ndokush shkoi ndermend t'ja besonte si kapital politik Berishes, qe eshte edhe me ne faj se qeveria e sotme per gjendjen dhe menyren e zgjedhur si zgjidhje, jo.

Zgjidhja do duhej te fillonte duke nxjerre pergjegjesite: kush dhe si u krijua miti Lazarat?

Pastaj fitorja, qofte edhe e policise, do vinte natyrshem, dhe shteti do fitonte duke mos u bere as hileqar,

as i urryeshem.Se, ja, ndodhi vrasja ne mes te Bllokut, dhe askush nuk guxon te ndjehet i lumtur.

Add new comment