Arkiv-Opinion

Shejtan-budallenjtë

Postuar në 27 Maj, 2014 15:56

“Mirë që paska mbetur dikush me dy pare mend në kokë tek PD-ja”, shkruante një komentues në rrjet, poshtë intervistës së deputetit Dashamir Shehi për revistën para dy numrash. Ndoshta, ai s’e di që Shehi është zgjedhur deputet nga lista e PD-së, por është kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, aleat i PD-së. Më saktë, aleat me kushte. Megjithatë pikëpyetja e komentuesit mbetet: A ka ndonjë me dy pare mend në kokë në selinë blu?

E mira dhe e keqja vijnë nga ti dhe unë

Postuar në 27 Maj, 2014 08:24

Një popull nuk është më (i) mirë apo më (i) keq se sa pjesëtarët e tij. Lidhja përmes gjakut, lindjes apo dheut e një grupi njerëzor nuk është më e rëndësishme se sa uniteti i qëllimit rreth idealeve të lirisë, drejtësisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e atij grupi. Qytetar në plotëkuptimin e fjalës është individi që balancon të drejtat dhe përgjegjësitë e tij apo saj kundrejt vetvetes, familjes, fqinjëve, shtetit dhe kombit. Një bashkësi njerëzish përfundimisht nuk mund të arrijë këto qëllime parësore dhe fisnike në dy situata.

Vota jo aq evropiane

Postuar në 27 Maj, 2014 07:57

Kur themeluesit e BE projektonin një rajon të gjerë të standardeve të larta të demokracisë, ekonomisë së tregut, vlerave të lirisë dhe dialogut shumëpalësh, pra idenë paraprake të Shteteve të Bashkuara të Evropës vetë Evropa ishte e ndarë në dy kampe të kundërta. Me rënien e Murit të Berlinit u duk se mori fund pengesa e vetme për jetësimin e idesë themelore dhe se BE do të bëhej shumë shpejt shtëpia e madhe dhe e përbashkët e qytetarëve të kontinentit.

E njoh një greviste të urisë

Postuar në 27 Maj, 2014 04:46

Ndodh fort rrallë, mbase asnjëherë, që një lajm të afrohet kaq shumë me jetën tënde private. Zakonisht, tashmë prej më shumë se 20 vjetësh, ne shkruajmë për emra, fate, histori, vende, duke pasur parasysh një mjedis që ndonëse është i yni, nuk është aq i afërt ta zëmë sa shtëpia, apo lagjja, apo fshati ynë. Kjo shpeshherë, do s’do, na bën disi të ftohtë. Na bën të jemi si një pasqyrë, e cila vetëm reflekton ato që kalojnë para saj. Një imazh shfaqet, ikën, zëvendësohet dhe kaq.

Kolaboracionistët e Enverit

Postuar në 26 Maj, 2014 12:30

Mustafa Nano, një koleg, ka ngulur në mishin e thatë të një paradoksi një kamë që duhej të nxirrte gjak nëse keqkuptimi i së majtës shqiptare me trashëgiminë e vet nuk do të ish një kafshë tashmë e balsamosur. Duke hequr një paralele mes komunistëve dhe kolaboracionistëve, Nano ‘mrekullohet’ me atë se si Enver Hoxhës i mbahet me të madh fakti ‘se ka bërë luftën’, ndërkohë që i harrohen qind të zezat që i punoi mbi shpinë këtij vendi.

Jam artist, modern, dhe kam mendim të kundërt

Postuar në 26 Maj, 2014 08:20

Pas Pedalimit të 3-të kundër Homofobisë dhe fjalimit mbështetës të
Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë Erion Veliaj për të siguruar
të drejtat e komunitetit LGBT përmes një serie masash legjislative, mediat
shqiptare përcollën një debat të zjarrtë, edhe një herë, për të drejtat e
komunitetit LGBT shqiptar. Pjesa më e madhe e këtij debati u ushqye nga
një peticion anonim i botuar, mes të tjerash, në gazetën Panorama, i cili
në dukje ishte nënshkruar nga 57 intelektualë (përfshi Ermal Mamaqin),

Trashëgimia si barrë e si samar

Postuar në 26 Maj, 2014 07:40

Çfarë ka trashëguar Rama nga i ati? Çfarë ka trashëguar Berisha nga Vuçidoli? Çfarë do trashëgojnë politikisht PD e PS nga këta të dy? Cilit prej tyre prindi i ka lënë një sahat dore? Dhe, a kanë prona? Trashëgimia – ajo çfarë i lëmë tjetrit/të tjerëve dhe ajo çfarë na kanë lënë, në rrafshin ekonomik, kulturor, social e politik, moral e juridik - pa dashjen tonë ka qenë fija e hollë e filigranit që ka përshkuar ekzistencën tonë traumatike post-komuniste. Nganjëherë nuk ka qenë filigran, por fije e hollë çeliku që pret mishin që e mban lidhur.

Trashëgimia politike

Kongresi që hodhi themelet e diktaturës komuniste

Postuar në 26 Maj, 2014 04:01

Është skandaloze, në pikëpamje botëkuptimore, festimi që iu bë Kongresit të Përmetit 60 vjet pas mbajtjes së tij më 24 Maj 1944. Jo thjesht se disa veteranë të luftës NÇL u mblodhën në Përmet madje edhe brohoritën për Enver Hoxhën! Nostalgjia për një të kaluar ku kanë investuar jetën e tyre si dhe refuzimi për të kuptuar se përse historia e ka hedhur poshtë si të pavlerë atë investim sublim, është njerëzor. Është e vështirë, deri tej kufijve të njerëzores, të pranosh se ideali të cilit i kushtove jetën, paska qenë i gabuar.

Një vend pa opozitë, një vend i mjerë

Postuar në 25 Maj, 2014 15:53

Të dielën, vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian votojnë për institucionet parlamentare europiane dhe nga ajo që duket prej lajmeve që vijnë nga vendet kryesore të këtij Bashkimi, europianët po bëhen skeptikë gjithnjë e më shumë dhe projektin europian nuk e shohin si një projekt pozitiv. Në Ukrainë mbahen zgjedhjet gjithashtu dhe problemet që mund të vijnë prej andej askush nuk i parashikon. Zgjedhje do të mbahen edhe në Kosovë dhe aty të gjithë lutin Zotin që ato të jenë të lira dhe të drejta. Në Maqedoni, para pak ditësh, gati sa nuk u ndez përsëri një vatër tensioni etnik.

Ngritja e standardit në lidhje me standardin

Postuar në 24 Maj, 2014 04:27

Debatet e vazhdueshme mbi çështjen e standardit dhe dialekteve në shkollat shqipe u bë kohë që më sjellin ndërmend rezolutën e vitit 1996 të departamentit të arsimit të shtetit të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë rezolutë u propozua që të gjithë nxënësit të cilët kishin Ebonishten si dialektin e tyre parësor (ose atë që tani quhet AAVE – African American Vernacular English) kishin të drejtë të përfitonin mësimdhënie nga shteti të lëndëve të ndryshme edhe në dialektin e tyre, pra në Ebonishten.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion