Arkiv-Opinion

Orgjia e partive politike me shoqërinë civile

Postuar në 12 Maj, 2014 14:01

Një zallamahi totale po mbretëron në skenën politike të vendit. Gjithçka është në shitje; gjithçka është në blerje. Partitë kryesore janë duke urinuar pa ndërprerë mbi secilin parim të promovuar prej tyre. Mbrapa partive nuk kanë mbetur aspak - kur është fjala tek parimet dhe urina - as pjesëtarët e të ashtuquajturës shoqëri civile.

Siç thotë ajo thënie e mbipërdorur për tango duhen dy. Ashtu si për tango, edhe për seks të ndytë politik, kërkohen së paku dy. Nëse kemi më shumë se dy protagonist atëherë do të mund ta quajmë orgji politike.

Avioni që ra mbi Qeverinë

Postuar në 12 Maj, 2014 06:35

Lulzim Basha, Sali Berisha dhe opozita, me siguri, dhe me të drejtë, ndihen të shpaguar. Edi Rama, ndoshta mendon se si, me ironitë e fatit, siç ishte avioni i ‘rrëzuar’ në Divjakë, nuk mund të ndërtohen parabola groteske. Faktet, nganjëherë janë edhe më groteske se trillimet. Ministrat Tahiri e Kodheli duhet t’i ulin dy shkallë kreshpërimit të tyre ndaj akuzave, tashmë të vërtetuara të opozitës. Dikush me përgjegjësi duhet të gjejë përgjegjshmërinë e të thotë ‘lamtumirë’, pas gjithë kësaj bufonade.

Rusia bëri 11 shtatorin e marrëdhënieve ndërkombëtare

Postuar në 12 Maj, 2014 04:41

Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jenë më siç ishin para aneksimit me forcë nga Rusia të një pjese të territorit të Ukrainës dhe para krizës ukrainase. Ato kanë pësuar tronditjen më të madhe, që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur sulmet terroriste ndaj objekteve civile në SHBA hapën një kapitull krejt të ri orientimesh strategjike dhe ndryshimesh gjeopolitike në sistemin ndërkombëtar të shteteve dhe të funksionit të sigurisë ndërkombëtare.

Fluturon, fluturon…droga!

Postuar në 11 Maj, 2014 12:47

Në kohën kur politikanët tanë ishin fëmijë, ishte e përhapur loja “Fluturon, fluturon… gomari!” Javët e fundit ata i janë rikthyer kësaj loje fëminore, por gomarin e kanë zëvendësuar me…drogën. Ndersa për shqiptarët e thjeshtë dhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, nuk ka rëndësi nëse droga fluturon apo jo. Sepse ata e dinë që, edhe nëse s’fluturon me avion, ajo lundron me gomon, apo udhëton me furgon. Pra, rënëdësi ka që droga prodhohet këtu me tonë dhe eksportohet po me tonë, duke errësuar kështu perspektivën europiane të vendit.

Tetëdhjetë vjet gabim

Postuar në 11 Maj, 2014 08:51

Përpara tij janë vetëm Aristoteli, Marksi, Shekspiri dhe pak të tjerë. Pastaj në klasifikimin e intelektualëve më të cituar vjen ai, Noam Chomsky, profesor emeritus i filozofisë dhe linguistikës pranë prestigjiozes MIT (Massachusetts Institute of Technology). Gjithmonë “ndërgjegja kritike” e politikës amerikane, Chomsky vazhdon të mësojë, shkruajë dhe udhëtojë nëpër botë, a thua se ka veç gjysmën e 85 viteve të tij. E takuam në Tokio, ku ishte ftuar për një seri konferencash në të cilat, si gjithmonë, vendet e të pranishmëve ishin prenotuar prej kohësh.

Fushata parazgjedhore: mes ‘Shit Storm’-it virtual dhe realitetit brutal

Postuar në 10 Maj, 2014 06:38

Sipas të dhënave të përgjithshme të UNDP-së, Kosova është vendi i parë në rajon me numrin më të madh të përdoruesve të internetit. Nga lagjet urbane të Prishtinës e Prizrenit, Gjilanit e Gjakovës përmes qytezave të Malishevës e Deçanit e deri në fshatrat e Lipjanit e Anamoravës pothuajse nuk ka shtëpi që s’ka qasje në jetë virtuale. Është i lirë. Praktik. Dhe efikas. Ndoshta e vetmja dobi e mirëfilltë dhe lehtë e prekshme me të cilën bashkësia ndërkombëtare mund të krenohet gjatë pranisë së saj të gjatë në këtë pjesë të Ballkanit ishte kyçja në internet.

Një mundësi ideale për të lënë gjurmë në histori

Postuar në 10 Maj, 2014 05:24

Deri tani, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka luajtur dobët në krizën e Ukrainës. Dua të them, sa i fortë mund të jesh, kur aleatët e tu këmbëngulin që të veshin maska? Por Putini mendon që i njeh kundërshtarët edhe më mirë nga sa ata e njohin vetveten.

Antienverizmi i parinovuar i Edi Ramës

Postuar në 09 Maj, 2014 06:05

Në ndryshim nga partneri në koalicion, që nuk e fsheh veneracionin për Enver Hoxhën, dhe kundërshtari në opozitë që buçet kundër tij, Edi Rama ka zgjedhur të heshtë diku në mes. Nuk merret vesh nëse ndihet komod apo i detyruar aty ku gjendet sot. Petku i kryeministrit me siguri i ka rritur kapacitetin për të kalkuluar politikisht, por lutja e vetme kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj atij barbari, është që zoti Rama mos të ketë hequr petkun e antienveristit.

Përvjetori, si mundësi gare brenda së majtës

Postuar në 08 Maj, 2014 05:42

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, aktorë dhe subjekte politike të ndryshëm u përfshinë në atë që nga shumë Roland Lamianalistë u konsiderua “vala nacionaliste”. I gjithë ligjërimi politik u fokusua tek kategori dikotomike: nacionalizëm – patriotizëm, bashkim kombëtar – bashkim europian, albanofobi – eurofili, rajonalizim – lokalizim, identitet shqiptar – identitet europian etj., duke mundësuar diferencimin e subjekteve politike në raport me njëri-tjetrin, njëkohësisht, ripozicionimin e tyre rreth aksit të majtë dhe të djathtë.

Më mirë se vjet, më keq se parashikimi

Postuar në 07 Maj, 2014 11:11

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, të parit të buxhetuar nga qeveria aktuale, të ardhurat në Thesarin e Shtetit ishin rreth 65 milonë dollarë (8.5%) më shumë se një vit më parë, ndërsa deficiti buxhetor ishte rreth 72 milionë dollarë (50%) më i vogël se një vit më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion