Më mirë se vjet, më keq se parashikimi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6066_kgflisiarga_3.jpg?itok=Ccnlskz3)
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, të parit të buxhetuar nga qeveria aktuale, të ardhurat në Thesarin e Shtetit ishin rreth 65 milonë dollarë (8.5%) më shumë se një vit më parë, ndërsa deficiti buxhetor ishte rreth 72 milionë dollarë (50%) më i vogël se një vit më parë. (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Thesari/Treguesit_Fiskal_sipas_Buxhetit_te_Konsoliduar/treguesit_fiskal_per_2014/Fiskale_3_mujor_2014_(1).pdf )
E kufizuar vetëm në këto dy shifra, panorama fiskale e qeverisë aktuale duket rozë. Por po të shikohet prapa tyre, ajo kthehet në gri.
Së pari, përgjysmimi i deficitit buxhetor nuk ka ardhur vetëm nga rritja e të ardhurave. Ai ka ardhur edhe nga moskryerja e shpenzimeve, sidomos e atyre për investime publike. Kështu investimet publike ishin rreth 24 milion dollarë (18.5%) më pak se një vit më parë. Dhe tkurrja e investimeve publike nuk i bën mirë ekonomisë…
Së dyti, ndërsa treguesit fiskalë janë më pozitivë se ato të një viti më parë, krahasimet çalojnë në lidhje me parashikimet buxhetore të qeverisë.
Kështu, në tre muajt e parë (25% e ditëve të vitit), të ardhurat gjithsej, kanë arritur vetëm në nivlein 21% të parashikimit vjetor. Po të lëmë mënjanë të ardhurat jotatimore (nga ndihmat, nga Banka e Shqipërisë etj.), realizimi është përsëri në nivelin 21% të parashikimit vjetor. Pra, që të realizohen të ardhurat e parashikuara te ketij viti, duhet që në tremujorët e mbetur të kapet një nivel mbi 75% e parashikimit vjetor.
Një situatë e ngjashme është edhe me shpenzimet. Në tre muajt e parë (25% e ditëve të vitit), shpenzimet kanë arritur vetëm në nivelin 21.7% të buxhetit vjetor. Ndërsa shpenzimet për investime publike kanë arritur vetëm në nivelin 18.2% të buxhetit vjetor. Në një kohë kur kërkesa konsumatore dhe investuese është anemike, moskryerja e shpenzimeve buxhetore, si atyre korrente, edhe atyre kapitale, nuk mund të konsiderohet kursim. Kursim mund të konsiderohet ulja e shpenzimeve për interesat e borxhit (që janë realizuar në nivelin 20% të buxhetit vjetor për interesat), por jo shpenzimet për pagat, pensionet, mirëmbajtjen, investimet, etj.
Comments
... dhe mos harro qe taksat
<p>... dhe mos harro qe taksat jane rritur, pra ajo Kurba e Lafferit qe u permend ne Komisionin e Ekonomise nuk ishte kot. </p>
Po ben nje gabim te feminor
Po ben nje gabim te feminor statistikor. Jo qe te kater tre mujoret jane te barabarte persa i perket te ardhurave. Per shembull tremujori I katert ke me shume konsum se tre mujori I pare per shkak te festave te shumta.
Add new comment