Arkiv-Opinion

Të rilindësh në moshën 20 vjeçare

Postuar në 07 Maj, 2014 09:40

Ai është 22 vjeç i rritur, por ka veç një vit që jeton normalisht. Ka ndryshuar rrjedhën e jetës në vitin 2013, kur përfundoi operacionin e pestë.Bëhet fjalë për Ilir Minjën. “Unë jam buzë-lepur”-rrëfen Iliri dhe instiktivisht kalon gishtërinjtë nëpër buzën e sipërme. Aty ka dy shenja të dukshme që janë pasojë e operacioneve. Për shkak se hunda e tij ka qenë që në lindje e zënë dhe zëri i tij vjen i trashë.Jo vetëm hunda është problem për Ilirin. “Buzë-lepur” është një defekt i lindur që prek gojën dhe qiellzën. Iliri ka lindur në vitin 1992 dhe defekti në gojën e tij ishte i rëndë.

A është ‘Maturuar’ Tregu i Banesave në Shqipëri?

Postuar në 07 Maj, 2014 09:24

Qëllimi parësor i këtij shkrimi është përmbysja e miteve ekonomike në Shqipëri, si edhe qarkullimi i ideve të ndryshme dhe të reja. Dua të ofroj një horizont tjetër, sepse shumëllojshmëria e ideve, qarkullimi dhe debatimi i tyre është përcaktues për qytetërimin e çdo shoqërie, sidomos të asaj shqipëtare, që vuan nga një mungesë kronike e ideve alternative.  Kjo, sepse kush nuk mendon si të ‘gjithë’, sulmohet deri sa të konformohet, për rrjedhojë, nuk prodhohen ide dhe zgjidhje të reja.

Fati shqiptar i arushit Ted

Postuar në 07 Maj, 2014 05:27

Po t’u thuash njerëzve “Ted”, kuptojnë gjëra të ndryshme. Ted, burri i Florianës. Ose Ted, arushi. Ose, Tedi Papavrami, për ata që pëlqejnë ta ngrenë stekën e imagjinatës. Ka dhe një TED tjetër që në Tiranë e njohin pak vetë. Më shumë se Tedi, është interesante arsyeja pse Tedin nuk e njohin. Për ta kuptuar më mirë pse unë po e trajtoj si problem, mjafton t’ju them se studentët në Perëndim, organizohen në mënyrë kolektive për të parë konferencën globale TED, me live streaming. Për ta ndjekur në sallë, pagesa në SHBA është 6 mijë dollarë, dhe për të blerë një biletë duhet të aplikosh me CV.

Enver Hoxha dhe dështimi ynë

Postuar në 06 Maj, 2014 08:00

Ka mbi njëzet vjet, sa herë vijnë festat jubilare që kanë lidhje me çlirimin e vendit, debati degjeneron në emrin e Enver Hoxhës ... Tridhjetë vjet pas vdekjes, vazhdon t’i imponohet jetës së vendit: ne festojmë 5 Majin e caktuar nga Ai, çlirimin e vendit të udhëhequr nga Ai, përvjetorë festash ku protagonisti, direk apo indirekt ka qenë Ai. Ndërkohë, mallkojmë e shajmë, kë komandoi me dorë të hekurt vendin, duke harruar të pyesim pse ndodhi e gjitha kjo dhe a ishte Ai fajtori i vetëm?

Universiteti dhe Tallavaja

Postuar në 06 Maj, 2014 05:06

Kryefjala mbizotëruese e muzikës së lehtë dhe asaj tallava është dashuria. Krejt këndojnë për dashuri, ca me dhimbje e ca me aht, ca me gëzim e të gjithë me atë cektësinë që s’ka nevojë për shumë komente, meqë qëndron thuajse kudo, e do e kenë vënë re thuajse të gjithë. Fenomeni interesant është se dashuria nëpër këto këngë në pjesën dërrmuese qëndron si një eufemizëm për epshin banal apo për afshe të natyrave aspak të larta. Sa më shumë që flitet për dashuri, aq më shumë nënkuptohen shalë e cica që shërbejnë si sfond për makina të shtrenjta, ndërtesa kitsch, plazhe ekzotike etj. Dmth.

Rest in peace, Amik!

Postuar në 05 Maj, 2014 08:29

Amik Kasoruhon e kam njohur vonë, ngaqë vonë ka ardhur në Tiranë, pas një “ekzili” të gjatë në Itali. Erdhi, me gjasë, të jetonte një pleqëri të qetë në vendin e vet, dhe unë nuk di nëse vitet e fundit në Shqipëri i pati njimend të qeta, apo të trazuara. Di vetëm që ka punuar gjithë kohën, ashtu siç punoi edhe 15 vjet me radhë në Itali, prej nga na vinte në faqe kopertinash librash të huaj, si përkthyes. Por këtu bëri një jetë edhe më aktive, e prandaj edhe më me kuptim, pasi shkruante nëpër gazeta, shkonte nëpër studio televizive kur e thërrisnin, shkruante kujtime.

5 Maji apo 7 Prilli?

Postuar në 05 Maj, 2014 04:31

Amerikanët i kujtojnë dëshmorët e luftërave të tyre të hënën e fundit të muajit maj. Tradita ka lidhje me Luftën Civile (1861-1865) dhe iu kushtohet të vrarëve në të dyja anët, Veri dhe Jug, fitimtarë e të humbur. Janë të gjithë amerikanë dhe nderohen njëlloj. Data është caktuar paksa arbitrarisht, duke u bazuar në traditën e nderimit të varreve të të rënëve që filloi njëkohësisht me luftën.

Homofobia dhe Heteroseksizmi

Postuar në 03 Maj, 2014 20:07

Heteroseksizmi,  një  lojtar i shkathët që përdor një nga armët më efikase të Seksizmit, homofobinë.  Sipas heteroseksizmit bota është dhe duhet të jetë heteroseksuale dhe norma e rregullimit të marrëdhënieve midis popullatës është shfaqja e fuqisë dhe ndarja e privilegjeve, kjo krijon një klimë të përshtatshme për homofobinë. Heteroseksizmi është shfaqja sistematike e homofobisë në institucionet e shoqërisë.

1 milion të papunë?

Postuar në 02 Maj, 2014 11:29

Para zgjedhjeve të 23 qershorit, Edi Rama përsëriste vazhdimisht se numri real i të papunëve në Shqipëri ishte 1 milion, ndërkohë që Berisha (duke iu referuar INSTAT-it) këmbëngulte se numri i të papunëve ishte vetëm 0.14 milion.

Në buletinin e djeshëm të INSTAT-it (aktualisht INSTAT-i drejtohet nga Gjergj Filipi, i emëruar nga qeveria Rama), thuhej se forca e punës në fund të 2013-ës ishte 1.175.919 persona, dhe shkalla e papunësisë ishtë 15,6%. Pra, i bie që të papunë kanë qenë 0.18 milion, e jo 1 milion, sa ç’pretendohej para 23 qershorit nga Rama.

Ju ftoj në Tiranë e Stamboll nëse jeni kundër Evropës

Postuar në 01 Maj, 2014 05:48

Gjatë pushimeve të Pashkëve isha tri ditë në Tiranë dhe tri ditë në Stamboll për të prezantuar “Akustikë e Përkryer”, i sapopublikuar në Shqipëri dhe në Turqi. Humba rikthimin e Berluskonit në televizion, por në këmbim takova shumë njerëz interesantë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion