1 milion të papunë?

Postuar në 02 Maj, 2014 11:29
Eduard Zaloshnja

Para zgjedhjeve të 23 qershorit, Edi Rama përsëriste vazhdimisht se numri real i të papunëve në Shqipëri ishte 1 milion, ndërkohë që Berisha (duke iu referuar INSTAT-it) këmbëngulte se numri i të papunëve ishte vetëm 0.14 milion.

Në buletinin e djeshëm të INSTAT-it (aktualisht INSTAT-i drejtohet nga Gjergj Filipi, i emëruar nga qeveria Rama), thuhej se forca e punës në fund të 2013-ës ishte 1.175.919 persona, dhe shkalla e papunësisë ishtë 15,6%. Pra, i bie që të papunë kanë qenë 0.18 milion, e jo 1 milion, sa ç’pretendohej para 23 qershorit nga Rama.

Në një intervistë dhënë para disa muajsh në “Top Channel”-it, Fahrad Mehrani, konsulent i INSTAT-it, tha se: “Standardet ndërkombëtare mbi punësimin dhe papunësinë kanë ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, pas 31 vjetësh. Kështu që është natyrale që INSTAT-i, i cili do të ndjekë standardet ndërkombëtare, të adoptojë më të fundit. Norma e papunësisë, bazuar në metodën e vjetër, ishte rreth 13%. Me standardet e reja, papunësia në Shqipëri do të llogaritej në nivelin 21%.”

Më tej, Mehrani sqaroi se: “Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave që punojnë për të siguruar jetesën, veçanërisht në bujqësi. Këta janë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, jo për të shitur. Në Shqipëri janë rreth 300 mijë të tillë. Deri tani këta quheshin si të punësuar. Por, me standardin e ri kjo kategori nuk do të konsiderohet si e punësuar. Ajo pjesë e tyre që bën presion në treg, duke kërkuar punë, do të regjistrohen si të papunë dhe janë rreth 40 mijë të tillë.”

Duke përdorur 21-përqindëshin e Mehranit, dhe shifrën e forcave të punës në fund të 2013-ës (1.175.919 persona), i bie që shifra e rillogaritur e të papunëve duhet të jetë rreth 0.24 milion. Por kjo shifër është përsëri shumë larg 1-milionëshit të pretenduar nga Rama, kur ishte në opozitë...

Në intervistën e tij, Mehrani shkoi edhe më tej. “Paralelisht, janë edhe të punësuarit me pak orë që duan të punojnë më shumë. Gjithashtu është edhe kategoria e të dekurajuarve. Në standardet e reja, këto përkufizime janë qartësuar dhe po ashtu edhe mënyra se si llogariten. Nëse i shtojmë dhe këto dy kategori në shifrën e papunësisë në Shqipëri, ajo shkon 40%. Pra, totali i njerëzve që janë ose të papunë, ose të nënpunësuar, ose të dekurajuar, është rreth 40%”, - deklaroi ai.

Sipas faqes së internetit të CIA-s, kjo shifër vlerësohet të jetë 30% (https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/...), por le ta quajmë të mirëqenë shifrën e Mehranit.

Meqë ai nuk sqaroi se sa janë të punësuarit me pak orë që duan të punojnë më shumë (të nënpunësuarit) dhe sa janë të dekurajuarit, po abstragojmë se numri i tyre është i barabartë. Bazuar në këtë abstragim, arrijmë në shifrën ekstreme të 0.47 milion të papunëve. Prapë, shumë larg 1-milionëshit të pretenduar nga Rama, kur ishte në opozitë...

Kjo mospërputhje e akuzave që bëjnë partitë kur janë në opozitë, me shifrat që gjejnë kur vijnë në pushtet, është sëmundje e kahershme e tranzicionit 23-vjeçar shqiptar. Dhe shembulli i mësipërm duhet të shërbejë edhe si mësim për opozitën aktuale, që të mos bëjë akuza në ajër. Sepse nesër mund të vijë përsëri në pushtet dhe do t’i duhet të ballafaqojë akuzat e sotme me shifrat që do të gjejë kur të ketë drejtimin e vendit...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

I bie qe Rama paska genjyer shqeto dhe pa turp fare. Megjithate, edhe pa shifrat e INSTAT dhe Mehranit nuk mund te besohet shifra 1 milion te papune ne nje popullate totale prej 3 milion e ca, ku perfshihen pleq e femije, me kuç e me maç e me gjithe invalidet e te semuret.

Shifra 1 milion te papune eshte thjeshte propagande e tipit Goebelsian.

Hajt, gzuem Rilindjen o popull!

Submitted by shume larg (not verified) on

Jane te tipit Enverian shoku. Nuk ka nevoje te gjesh paralelet te nazismi gjerman. PS ka paraardhesit e vet qe e bene Shqiperine fanar drite ne Europe per 50 vjet. Dhe tani pak nga pak ate rilindje po bejne. Komenti i 1 milion te papuneve eshte ofendim inteligjence per popullaten, por ne te njejten monedhe, nuk eshte se kemi ndonje popullate inteligjente. Kete e verteton historia!!!!!!!! Amon a i plotesun ato 300 mije vendet e punes, kjo eshte pyetja.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Miku, nuk shof ndonje dallim midis Enverit dhe Hitlerit.

Submitted by shume larg (not verified) on

Dakord me ty 100%.

Submitted by Ilir (not verified) on

Per sa kohe nuk do kete institucion te pavarura dhe profesionale, per sa kohe  kur nuk do llogariten te ardhurat per fryme apo per sa kohe shqiptaret nuk do pagujane taksa apo te deklarojne se me se jetojne, Shqiperia do jete nje parajse fiskale per pastrim parash.... Ku dalin gjithe keto para per gjithe keto banka....Demi eshte aq i madh sa thuajse i pamundur per tu futur ne binare....dhe ky vend do mbetet nje Sicili e Ballkanit qe vetem do eksportoje njereze te te gjithe kategorive, Kriminela, trafikant, juriste , inxhnier, marangoz, elektriciste...prostituta, hajdute.....Ky  vend nuk behet me.....

Submitted by aron (not verified) on

Genjeshtrat ne kohe fushate disi edhe mund te honepsen, por te shesesh salcen per prevede, ashtu sic bene aktualisht ministri pambarimfoles i Mireqenies Sociale, kur deklaron ne show panairin e tij, se jane 6000 vende te lira pune , kjo eshte vertete shoqerisht e rrezikshme.

Submitted by Albi (not verified) on

Pse duhet te mendohet opozita e sotme kur ben akuza?

A nuk doli e fituar opozita e djeshme megjithese bere keto lloj deklaratash?

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Sepse nesër mund të vijë përsëri në pushtet dhe do t’i duhet të ballafaqojë akuzat e sotme me shifrat që do të gjejë kur të ketë drejtimin e vendit..."

zaloshnje

kujton se ju skuqet faqja,politikanëve tanë??
jo mor shpirt nuk e kanë problem të ta bëjnë kaun me barrë!!

pa ju dredhur qerpiku!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.