Arkiv-Opinion
Votues të pakënaqur, si majtas edhe djathtas
Në Barometrin e DEBAT+, që prezantova të premten në Vizion Plus, nga 62% e të anketuarve urbanë që kishin opinion pozitiv për Ramën dhe/ose për Metën, vetëm 55% ishin gati të votonin përsëri sot për partitë e koalicionit qeverisës. Ndërkohë, 58% e tyre kishin votuar për mazhorancën në 23 qershor. ( http://respublica.al/opinion/2014/04/19/si-do-te-votonin-sot-votuesit-e-23-qershorit-55-majtas-35-djathtas )
Shteti i sms-ve
Prej dy javësh në institucionet e bulevardit famëkeq të Tiranës konsumohen histori me sms. Loja e njohur për publikun është transferuar në tempullin më të lartë të ligjvënies, Parlamentin. Për kujtesë të atyre që më shumë lexojnë sesa marrin mesazhe mjafton të sjellin ndërmend debate publike dhe televizive kur analistë të njohur përcjellin komente apo edhe akuza të kampit politik ku janë rreshtuar.
Mbarset mali i gjyqësorit
Më shumë se optimizëm, përcolli zhgënjim lajmi se një gjyqtar më në fund qenkësh arrestuar në flagrancë për korrupsion. Dhe kjo, jo me paramendimin se “opinioni publik” duhet perceptuar si një turmë sankylotësh të çakërdisur që mezi presin ta djegin në turrën e druve farën e gjykatësve, por sepse perceptimi tjetër, që sistemi i drejtësisë është gjerësisht dhe thellësisht i korruptuar, ka ardhur e ka zënë vend tek njerëzit jo nga hiçi. Për 23 vite me rradhë, përvojat personale të gjithësecilit me ingranazhet e këtij sistemi, janë akumuluar për t’u shndërruar në bindje.
Manuali i luftëtarëve të importuar
NGA DAVID MALET
Sejfi Protopapa, 91-vjeçari që nuk u plak kurrë
Nuk besoj që ekziston dikush që ta ketë takuar Sejfi Protopapën dhe pastaj ta ketë harruar. Mund ta pëlqeje ose jo, të ishe ose jo dakord me të, ta doje apo ta urreje, po ishte e pamundur të mos të të bënte përshtypje e ta harroje si njeri.
Jo vetëm gjyq publik gjykatësve të korruptuar
Beteja me dhe për drejtësinë tashmë ka filluar hapur. Pas vitesh, kur akuzat vinin vetëm në formën e sondazheve të organizatave që vlerësonin shkallën e korrupsionit të drejtësisë mbi bazën e perceptimit të publikut, tashmë pusetës i është hapur kapaku. Ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, për të mos e lënë denoncimin e tij për dhjetëra vendime gjyqësore në kuadër shkresash që mbetën sirtarëve me një përgjigje shabllon "ia kaluam KLD-së për kompetencë" - i ka ndarë me publikun letrat që i dërgon Presidentit të Republikës.
Enver Hoxha i Kosovës dhe Enver Hoxha i Shqipërisë
Enver Hoxha i Kosovës nuk është i njëjtë me Enver Hoxhën e Shqipërisë, as në bëmat e tij, as në përfytyrimin e njerëzve. Janë dy pamje që nuk i shëmbëllejnë njëra-tjetrës. Në vendin e tij, pra në Shqipëri, Enver Hoxha vriste dhe burgoste, mbante popullin e vet të izoluar dhe në mjerim, kufizonte liritë dhe të drejtat, ushtronte dhunë politike dhe ideologjike.
Markez dhe një problem i narracionit
Gjithmonë, ashtu si shumë të tjerë në këtë botë, e kam pyetur veten se si është e mundur që një shkrimtar që thotë se është frymëzuar nga rrëfimet e gjyshes së tij atje në Arakatakën e largët dhe që, ashtu si gjyshja e tij e kthen atë fshat dhe e bën Makondo, pëlqehet njësoj si nga një shqiptar ashtu edhe nga një amerikan, anglez, bangladeshas e kështu me radhë.
Lodra të vonuara me aeroplanë
Lodrat janë tregues që diçka e bukur dhe e pastër fëminore ka mbetur e parritur apo e pamplakur në qenien tonë. Dhe kjo është vërtet e bukur, madje ngazëlluese në rrafshin psikologjik të fjalës. Mirëpo kjo lodërti, sado çlodhëse dhe argëtuese për masën e gjerë, që në të vërtetë e demitizon në mënyrë të shëndetshme politikën, duket paksa e përsëritur në Kuvendin e Shqipërisë.
Si do të votonin sot votuesit e 23 qershorit: 55% majtas, 35% djathtas
Po mbushen 10 muaj nga dita që shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Dhe si do të votonin sot votuesit që morrën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova sondazhin BAROMETËR+ (prezantuar në emisionin DEBAT+ në Vizion Plus) me 1200 pjesëmarrës urbanë të votimeve të 23 qershorit, nga të gjitha qytetet dhe grupmoshat, duke përfaqësuar mënyrën sesi votoi elektorati urban para 10 muajsh (58% votues të koalicionit të majtë, 40% të koalicionit të djathtë dhe 2% të FRD-së).