Markez dhe një problem i narracionit

Postuar në 20 Prill, 2014 13:15
Ilir Yzeiri

Gjithmonë, ashtu si shumë të tjerë në këtë botë, e kam pyetur veten se si është e mundur që një shkrimtar që thotë se është frymëzuar nga rrëfimet e gjyshes së tij atje në Arakatakën e largët dhe që, ashtu si gjyshja e tij e kthen atë fshat dhe e bën Makondo, pëlqehet njësoj si nga një shqiptar ashtu edhe nga një amerikan, anglez, bangladeshas e kështu me radhë. Gabriel Garsia Markez erdhi në Shqipëri përmes përkthimit brilant të Aurel Plasarit në fillim dhe të Mira Meksit më vonë dhe në atë kohë që, për shumë arsye, kishte një vëmendje të caktuar për shijet, për shkak edhe të leximit të orientuar, Markezi u bë edhe këtu një shkrimtar mjaft popullor dhe i lexuar thuajse nga të gjithë ata shqiptarë që kishin një marrëdhënie me librin. Vdekja e tij u përcoll pothuajse nga të gjitha mediat qendrore të botës. Është quajtur shkrimtari më i madh i gjuhëve hispanike pas Servantesit. Romani i tij i famshëm “Njëqind vjet vetmi” apo “Dashuria në kohërat e kolerës”, ashtu si edhe “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë” etj., janë ndër veprat më të lexuara në botë. Ai e ngriti në një nivel të paarritshëm atë që u pagëzua nga kritika botërore si “realizmi magjik”. Markezi vetë e shpjegon shumë bukur këtë mënyrë rrëfimi kur flet për gjyshen e tij dhe thotë se në gojën e saj gjithçka transformohej dhe bëhej ireale. Në një rast, kujton ai, mbaj mend se në shtëpinë tonë vinte një elektricist që llambat i mbante të lidhura në brez. Gjyshja ime kur rrëfente për të thoshte se ai ishte i mbuluar në brez me flutura shumë të bukura. Unë e shihja dhe magjepsesha me fuqinë që kishte ajo për ta shndërruar realitetin në një irealitet, për ta transformuar atë në një realitet magjik, si të rrëfyer nga një magjistar. Unë e kam ndeshur këtë magji në rrëfim edhe te Kadare e sidomos te romani “Kronikë në gur” apo te Kuteli dhe sidomos te novela “Fshati im e pi rakinë”. Ndërsa disa herë jam befasuar edhe nga fuqia e shkrimtarit Khaled Hussein nga Afganistani që arrin të vizatojë apo të tregojë të njëjtat emocione si ato që provohen në Kabul ashtu edhe ato që ndihen në Tiranë e Londër apo magjinë që ka në rrëfim shkrimtari turk, Orhan Pamuk. Mirëpo letërsia dhe rrëfimi janë një shenjë e mjaftë për të dalluar edhe çrregullimet në rrëfim që tronditin një shoqëri të tërë.

Markezi dhe avionët mushkonja

Prej disa kohësh shoqëria shqiptare është viktimë e përdhunimit nga vetëm një ligjërim dhe nga vetëm një formë rrëfimi. Letërsia, drama, filmi, piktura, opera apo cilado gjini apo lloj tjetër arti janë zbehur ose ato gjallojnë të brishta nëpër furriqe kotecesh pa asnjë zë që shoqëria i quan institucione kulture, por që nuk mbledhin aty veçse disa pula apo gjela të krekosur që më shumë i hakërrehen njëri-tjetrit sesa bëjnë vezë apo vepra. Vendin e kakarisjes e kanë zënë pëllitjet në stallën e madhe të teatrit politik shqiptar që është Parlamenti. Dhe vini re se çfarë ndodh: një i sëmurë mendor dhe i dalë nga të gjitha binarët, rrëfen një tekst sureal dhe thotë se avionë me drogë ulen nëpër autostrada dhe nëpër fusha e livadhe. Markezi thotë se në qoftë se ti thua që hipopotamet fluturojnë të marrin për të çmendur, por në qoftë se ti thua që 127 hipopotame po fluturonin mbi qiellin e… në këtë rast ai që të dëgjon do të presë se çfarë ti fsheh pas kësaj forme rrëfimi. Ndërsa në rrëfimin tonë publik avionët që ngarkohen me drogë, meqenëse janë produkt i një mendjeje alucinante të japin dorë për realizëm magjik si ai që bën Edi Rama kur thotë se mushkonjat i duken të lajthiturit si avionë. Mirëpo në këtë teatër absurd ne kemi mbetur viktima të një rrëfimi primitiv dhe po sëmuremi të gjithë nga epidemia e diarresë së një ligjërimi që ka nisur këtu e njëzetë vjet dhe nuk po di të ndalet.

Po pas Markezit çfarë do të lexojmë?

E thashë pak më lart se në kohën kur Markezi erdhi në Shqipëri gjeti një vëmendje gati të përqendruar mbi vlerat dhe publiku ashtu si një turmë e mbyllur në kafaz dhe e izoluar kishte vendosur letërsinë si të vetmen antenë me botën jashtë. Të ndihur nga fati, ajo shoqëri kishte përkthyes të mëdhenj dhe një shkrimtar gjeni si Kadare, që i kishte ndihmuar të mprehin shijen. Dhe, ashtu të mbyllur e të izoluar, jetonin me botën fantazioze të letërsisë edhe për shkak se koha kishte ndaluar dhe gjithçka ishte e ngrirë. Është paradoksale që liria e ëndërruar dhe e kërkuar nga të gjithë, në vend që të sillte prosperitet kulturor, ka sjellë rrënim dhe mjerim shpirtëror. Po të pyesësh sot të rinjtë se cili është shkrimtari më i lexuar në botë, nuk dinë të të përgjigjen, ashtu siç nuk të përgjigjet askush përse nuk qarkullon më letërsia shqiptare dhe përse ata pak shkrimtarë që shkruajnë libra shumë të mirë, siç është edhe romani i fundit i Besnik Mustafajt “Autoportret me teleskop” nuk arrijnë të bëhen ngjarje kulturore, të bëhen objekt bisedash apo debatesh nëpër media. E thashë edhe pak më sipër se po të përdorja metaforën e Oruellit ne tani i ngjajmë një fermë të madhe që ka vetëm një institucion rrëfimi që është stalla e madhe e Parlamentit ku bëhen romane, filma, drama, piktura. Ndërsa ne, banorët e mjerë, si ca kafshë pa kuptim mblidhemi apo strukemi nëpër furriqe të ndotura nga zilia dhe mediokriteti dhe aty më shumë kacafytemi me njëri-tjetrin si ca shpendë bishtpërdredhur sesa nxjerrim zërin. Nuk dua të përmend asnjë shembull. Mjaft të kujtojmë që sot në Shqipëri nuk ka asnjë media që t’i kushtohet tërësisht artit apo kulturës. Mirëpo, ashtu si në kohën e komunizmit kur të gjithë e ndienin veten poetë apo shkrimtarë, sepse lexonin një libër në muaj edhe sot të gjithë ata që kanë një mikrofon në dorë apo një podium ku të flasin e ndiejnë veten shkrimtarë dhe prodhojnë një roman aq të mërzitshëm sa nuk mund mendohet dot, aq të trishtë sa edhe njëqind vjet vetmi do të ishin më të bukura sesa këta njëzet vjet në Shqipëri. Lamtumirë, “Babo”! Ta dish se edhe në Shqipëri të kanë çmuar dhe të çmojnë, ndoshta se erdhe në një kohë kur vendi nuk ishte çmendur ende…

Shqip

Comments

Submitted by Ilir Mborja (not verified) on

I dashur profesori im Ilir Yzeiri!

Në shkrimin tuaj shumë interesant, më tërhoqi vëmendjen përmendja e rastit të romanit me vlera "Autoportret me teleskop" të Besnik Mustafait, që kaloi në heshtje nga media... Mendoj se këtij rasti mund t'i shtojmë edhe rastet e librave të Zija Çelës, Besa Myftiut, Fatmir Mborja etj... që në një shkrim timin: "Akemi treg të librit apo serbes pazar?", botuar te "Shekulli" nuk i përmenda me emra. Dy të parët i kam miq, ndërsa të tretin, siç mund të merret vesh nga mbiemri Mborja, e kam kushëri të parë. Në panairin e librit të tre këta autorë dështuan. Kur them dështuan, dua të them se kaluan në heshtje të plotë dhe në panair nuk u shitën fare. Të tre këto libra i kisha lexuar. Për dy të fundit, të Myftiut dhe Mborjes, isha edhe korrektor i tyre. Për mua ishin libra shumë të mirë që nuk e meritonin këtë fat... Në thelb shpreh mendimin se edhe mungesa e një ligji për shtëpitë botuese, sjell gjithë këtë çoroditje në tregun e librit. Ja shkrimi:

"Pasi u byll panairi i 16-të i librit "Tirana 2013". Pas tij, po aty në Pallatin e Kongreseve, e mbylli siparin edhe panairi "Klik Ekspo Group". Ndërsa për të parin u deklarua qysh në fillim nga vetë botuesit se: "Libri është në krizë", për tjetrin u theksua nga media: "Larmishmëri produktesh dhe pjesëmarrje e gjerë e 20 shteteve dhe mbi 300 bizneseve".

Për të gjetur shkakun e  kësaj krize, le t'u rikthehemi përsëri panaireve në përgjithësi dhe atij të librit në veçanti. Nga që të dy panairet u bënë në kohë menjëherë njëri pas tjetrit, në të njëjtin vend, s'ka se si vetiu të mos të të lindë pyetja: Pse kështu? Pse libri në krizë dhe produktet e tjera jo? Organizatorët e panairit duke shpallur sloganin "Pirateria dhe informaliteti po vrasin librin", kanë menduar se kështu mund të rrisin ndjeshmërinë e shoqërisë dhe të institucioneve dhe presin ndihmën e tyre në këtë drejtim, si rrugëdalje nga kriza që ka mbërthyer librin.

Por më kot, ky slogan nuk ka të bëjë fare me shkakun e krizës dhe shpreh qartë vetëm çoroditjen që e shoqëron këtë situatë. Ndoshta pirateria dhe informaliteti "vrasin" me të vërtetë, por vetëm përkthimet ama. Kjo duhej cilësuar nga organizatorët. Po autorët tanë bashkëkohorë kush po na i "vret"? Po të kërkosh në fjalor fjalën  "panair" do të gjesh këtë shpjegim: "Pazar i madh, ku paraqiten e shiten mallra të ndryshme, zakonisht për disa ditë me radhë". Dhe meqenëse në këtë fjali, fjala kyç është emërtimi "mall", le të shohim edhe shpjegimin për të: "Produkt i punës, që plotëson një nevojë të njeriut dhe që prodhohet për t'u këmbyer ose për t'u shitur; send i prodhuar për t'u shitur".

Send i prodhuar për t'u shitur. Por a ndodh kurdoherë kështu me librin? Prodhohet gjithnjë për t'u shitur? Kësisoj a është mall në çdo rast ai? Mendoj se jo. Duke biseduar me një botues, që po më shpjegonte arsyen e mospjesëmarrjes së tij të sivjetshme në panair, po më "qahej" se libra shumë të mirë, (flasim gjithnjë për autorë shqiptarë) mund të ndodhë që të mos shitet asnjë dhe më tregonte rastin e një autori të tillë, që më pas ishte botuar plot sukses nga një shtëpi botuese e huaj shumë e njohur. Ndërkohë autorë të dyshimtë, (ku ka sensacion, hap sytë se nuk ka art) ishin mjaft të sukseshëm në shitjen e librave të tyre. Dhe më së shumti këto libra sensancionalë kanë autorësinë e njerëzve të medias.

Por më shumë se mediat që reklamojnë shpesh pandershmërisht kolegët e tyre, mendoj se garën e prishin vetë shkronjësit e librave së bashku me botuesit e tyre. Çdo grafomani që paguan, dyert e botimit mund t'i hapen lehtësisht nga cilado shtëpi botuese (nënkupto shtypshkronjë). Kjo sëmundje e lirisë ka të keqen e madhe se çorienton konsumatorin. Edhe lexuesi i kualifikuar e ka shumë të vështirë të gjejë autorin e vërtetë, sidomos kur ai mund të jetë i ri. Por si e kanë zgjidhur vendet e tjera këtë? Si i ruajnë rregullat e tregut të librit?

Si orientohen lexuesit për të përzgjedhur librin e duhur? Të mos shkojmë shumë larg, por dy episode që kam përjetuar në Athinë, mendoj se vlejnë për të nxjerrë mësime dhe për t'u ndjekur. Para pak kohësh në ambasadën tonë në Athinë promovohej një libër me tregime i Pëllumb Kullës, botuar në greqisht. Më mbeti në mendje fjala e shkurtër e një kritiku grek që mes të tjerash iu drejtua dhe i shprehu mirënjohjen botuesit grek, për riskun financiar që ndërmori duke botuar këtë libër. Edhe episodi i dytë flet po për të njëjtën gjë dhe ka të bëjë po me rregullat e tregut të librit. Duke qenë autor (piktor) i kopertinës së një libri me poezi të Nasho Jorgaqit, që botohej në Athinë, botuesi grek më lajmëroi një ditë në telefon që të shkoja dhe të shikoja bocat e para të kopertinës në shtypshkronjë, për të dhënë miratimin që të vazhdohej më tej.

Pasi i thashë telefonuesit se e dija vendndodhjen e shtypshkronjës, u nisa drejt e tek shtëpia botuese, duke menduar se në katet e para të godinës do të ishte edhe shtypshkronja. Por isha gabuar. Shtypshkronja ishte diku tjetër. Aty mësova se në Greqi ligji i ndalon shtëpitë botuese të kenë edhe shtypshkronjë. Ja si e ka zgjidhur ligji problemin e tregut të ndershëm për librin. Edhe lexuesit orientohen nga autoriteti i shtëpive botuese. Më i arrirë është ai autor që arrin të botohet nga shtëpia botuese më e madhe.

Edhe të drejtat e autorit, përsa i përket tirazhit të librave, me këtë ligj janë më të mbrojtura. Po tek ne çfarë kemi, shtëpi botuese apo shtypshkronja? Veç autoritetit të shtëpisë botuese, kritika në botë orienton lexuesit edhe me disa çmime që ne nuk i njohim. P.sh lexuesi frëng orientohet drejt autorëve më të mirë në të gjithë logjistikën e librit, nga shkrimtari, botuesi, kritika, librashitësi e deri tek lexuesi.

Shkrimtarja jonë Besa Myftiu ka marrë çmimin: “Më e lexuara ndër 12 autorë tek bibliotekarët dhe librarët në Francën e 2008-ës”, një lloj Best Seller-i ky për lexuesin e kualifikuar, që tregon për një autor më cilësor, mbase më të dobët financiarisht, por më të fuqishëm artistikisht. Më pas më 2011-ën, Besa Myftiu ka arritur të botohet edhe nga shtëpia botuese Fayard. Edhe mediat tona, vetëm në ditët e panairit u kujtuan të mobilizojnë botues e shkrimtarë që të bëjnë emisione për librin. Studiot televizive, megjithë nivelin e ulët të kampionateve tona të futbollit, nuk përtojnë që përgjatë gjithë vitit, çdo javë, të mbledhin specialistë dhe të analizojnë me orë të tëra e të skanojnë një ofsajt apo një penallti të dyshimtë.Dhe mirë bëjnë, por kjo nuk ka pse mos të bëhet edhe për librat e rinj të autorëve tanë. Është fare pak ajo që bën ndonjë tv më të rrallë, disa minuta pas lajmeve ku përmend përkthime e botime të ndryshme të reja për disa minuta. Në këto studio që u mblodhën vetëm me rastin e panairit të librit, botuesit, për krizën e librit, fajësuan me të padrejtë edhe kritikën. Madje pati nga ata që thanë se ajo mungon fare!

Veç të tjerash ata që u shprehën ashtu, i fyen rëndë, kur harruan se janë ende vitalë dhe mjaft produktivë, korifejtë tanë të kritikës letrare si Alfred Uçi, Razi Brahimi, e deri tek shumë i talentuari dr. Luan Topçiu. Ata harruan për një çast se kritika si kudo në botë, shkon në një pozitë paralele me letërsinë. Por kriza e librit shqiptar duhet kërkuar gjetkë.

Libri shqiptar duhet të hyjë urgjentisht në treg. S'duhet harruar gjithashtu se nuk mund të ketë treg pa mall. Dhe që libri të jetë kurdoherë mall, ata që merren me të, duhet të lexojnë Fjalorin e Gjuhës Shqipe: "Produkt i punës, që plotëson një nevojë të njeriut dhe që prodhohet për t'u këmbyer ose për t'u shitur; send i prodhuar për t'u shitur"

Submitted by Gjon (not verified) on

Kur flet per perqendrim tek "vlerat" me siguri autori ka parasysh  faktin qe edhe regjimi i Hoxhes nuk donte t'ia dinte shume per te drejtat e autorit. Nuk ka pse te cuditemi nese pas viteve '90 gjerat u perkeqesuan, sepse cfare po ndodh ne Shqiperi sot eshte rezultat i asaj qe u mbodh per gjysem shekulli.

Autori kapet shume me Berishen por tashme po shohim se edhe Rama ne vend qe te mesoje nga politika perendimore, po riciklon metodat e vjetra te stilit enverist te emulacionit. Nuk ecet perpara me solgane sepse pastaj zbulojme qe ne vend te nje "kopeshti te lulezuar" te kemi nje mocal plot me mushkonja e atehere nuk  do te na mjaftojne as avionet me dezinfektant per t'i mbytur.

Submitted by reformer (not verified) on

ne e kemi degraduar vete situaten. dhe fajin kryesor e kane shtepite botuese. ceshtja themelore qe eshte cilesia e librit, duhet te ishte zgjidhur ne nje menyre shume te thjeshte: kur autori e paguan vete botimin librin, atehere duhet te ishte e shkruar qarte ose e vendosur ne nje kolane te vecante.

eshte e qarte se nese ti shkruan nje liber te mire ate ta botojne dhe te paguajne perndryshe ti nuk botohesh fare. nese megjithkete ti vendos te paguash vete per librin kjo duhet te jete shume e qarte per bleresin. perndryshe cili do te ishte ai lexues qe do te donte te bente punen e redaktoree dhe te blinte libra qe nuk kane asnje lloj perzgjedhje paraprake?

eshte po e njeta histori si me shkollen dhe shume fusha te tjera qe jane degraduar, sepse disa te marre duan te behen te famshem ne nje treg ku edhe te famshmit nuk lexohen!

thene keto askush nuk eshte i ndaluar te shkruaje dhe te botoje libra sa e doje. pyetja eshte kush ka per ti lexuar?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.