Arkiv-Opinion
Çfarë thonë në Bruksel (off record) për politikanët shqiptarë?
A do ta marrim statusin? është pyetja e parë që gazetarët shqiptarë bëjnë kur takohen me zyrtarë të institucioneve të BE në Bruksel, gjatë vizitave jo të rralla në kryeqytetin e Europës. Përgjigja nuk është gjithmonë e njëjta, por kushti po: çfarë thuhet në takime është off record që do të thotë mund të publikohet, por duke ruajtur anonimatin e burimit.
Rritja ekonomike janar-mars 2014, 1.6%-1.9%
Para tri ditësh, INSTAT-i publikoi vlerësimin e tij për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të tremujorit të fundit të 2013-ës (tetor-dhjetor). Sipas INSTAT-it, rritja vlerës së shtuar bruto të këtij produkti gjatë tremujorit, e llogaritur me të njëjtat çmime të të njëjtit tremujor të një viti më parë (për të zhveshur efektin e çmimeve), ishte 1.1%.
Konsensusi dhe Eduard Kukan si Pont Pilati
Eduard Kukan, kryetari i delegacionit për marrëdhëniet me Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka nënvizuar nevojën e një politike konsensuale, në mënyrë që Shqipëria të bëjë hapa përpara në drejtim të marrjes së statusit kandidat për në BE. “Pa një politikë konsensuale, pa vendosur një vijimësi të një situate politike të qetë, të qëndrueshme e konsensuale nuk ka hapa përpara për status dhe ecjen e mëtejshme me integrimin e vendit”, deklaroi Kukan në një konferencë për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga grupimi i partive popullore ku bën pjesë edhe PD-ja.
Kujt i shërben vrasja e Kumes?
Vdekja nga dhuna e personelit të burgut të Mallandrinos në Greqi i të dënuarit shqiptar për shumë krime të renda, Ilia Karelit (Kudret Kumës), përveç problemeve të tjera, rishfaqi edhe një herë amplitudën e helmit, që qarqe të caktuara, deri edhe disa politikanë në Shqipëri, përpiqen t’u injektojnë marrëdhënieve Greqi-Shqipëri dhe popullit shqiptar e atij grek. Kuptohet, nuk mund të mos dënohet akti i shëmtuar i personelit të burgut. Bëhet fjalë për një akt që tejkalon shumë çdo kornizë ligjore të komunitetit të BE-së dhe moralit të kohës.
Çfarë Shqipërie duam?
“Një i huaj kur vjen nga Europa në Shqipëri, sheh një vend mjaft të bukur, me brigje deti, me limane të mira, me fusha pjellore, me ujëra të bulbërta e të shumta, me male të egra, por piktoreske, me liqene, me lumenj, në një kënd të Europës që përbën bregun e detit perëndimor të Ballkanit. Me gjithë këtë, sheh njerëz të zbehtë nga fytyra, të venitur nga sytë, të rreckosur nga rrobat, të palarë e të parruar, faqet të thelluara midis rreshtave të nofullave nga mungesa e ushqimit, qetë e lopët, kuajt e gjithë gjëja e trashë, të vegjël e të dobët.
Feja si politikë dhe politika e korruptuar si fe
Në librin e tij eseistik “Hëna e Shqipërisë”, gazetari, prej më shumë se 15 vjetësh politikan me rëndësi, Ben Blushi, cek edhe rrezikun e transformimit të fesë islame në rrymë politike dhe shndërrimin e xhamive në seksione të partive me bazë fenë islame. Kjo, ndër të tjera, edhe si pasojë e nevojës së shoqërisë për të mbushur vakuumin e dështimit të politikës dhe humusit që të ofron varfëria në shumë zona. Blushi ngacmon sërish debat lidhur me rolin e fesë islame, e cila është prekur edhe më parë në krijimtarinë e tij.
Vehabistët shqiptarë – “hipnotizimi nga përsëritja”
Pak kohë më parë, një i ri shqiptar nga Kosova, pak më shumë se 25-vjeçar, njeri që kishte nisur studimet në vendin e tij, bëhet njëri ndër kamikazët selafistë, dhe në Bagdad vret 50 njerëz të tjerë. Rruga e Blerim Hetës, e nisur nga Varoshi i Ferizajt, do të përfundojë në një rrugë të largët, por mes gjithë kësaj që ka ndodhur, mes lindjes së tij në një qytet gjerman, rikthimit, pasionit për librat dhe psikologjinë, për gjuhën angleze dhe gjermane, janë disa stacione, të cilat, edhe pse nuk duam t'i pranojmë, kanë të bëjnë me jetën e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Lehtësia e zhbërjes së kinemasë shqiptare
Ideja e realitetit në kinema shpesh ngatërrohet me ilustrimin dhe imitimin e fizionomisë së vendeve dhe njerëzve. Ngatërresën e kthjellon prova se reale është ajo që është e vërtetë dhe e besueshme. Realitetet që shfaqin dy filma të rinj shqiptarë, “Amsterdam Express” i Fatmir Koçit dhe “Amaneti” i Namik Ajazit, premiera të marsit, është e lehtë t’i identifikosh me Shqipërinë dhe histori shqiptare. Është minimumi për të pritur nga një krijim artistik.
Pse vazhdoj të mendoj se është e turpshme skema e financimit të feve
Që nga mosha 10 vjeç e deri në moshën 18 vjeç, unë kam kontribuar për Kishën protestate në Pogradec çdo javë, sa herë merrja pjesë në shërbimet e së dielës.
Kur vinte koshi i kontributeve para fytyrës sime, edhe pse unë isha fëmijë që rritesha nga nënë e vetme, sërish kisha në xhep ato pak lekë që ime më mi jepte (pasi ia kërkoja unë), që t’i hidhja te ai koshi.
Kanë qenë jo më pak se 348 të diela të jetës sime gjate se cilave unë kam kontribuar për Kishën Nehemia në Pogradec.
Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend
Nëse nacionalizmi do jetë një bimë që pritet të lulëzojë në xhunglën shqiptare, humusi i tij do të jetë diçka tjetër: feja islame. Shqiptarët janë identifikuar, në të shkuarën me islamin, por deri më sot ata nuk e kanë përdorur atë për arsye politike. Gjatë pjesës së pare të shekullit të kaluar, nevoja për t’u shkëputur nga perandoria osmane e dobësoi islamin shqiptar. Më pas, komunizmi e ndaloi fenë bashkë me pluralizmin. Por në vitet e fundit islami është kthyer në një gjendje më shumë se një fe.