Arkiv-Opinion
Më mirë një condom sot se sa një djep mot…
Shumë njerëz ndoshta do të mbeten të habitur nga titulli i shkrimit. Disa ditë më parë, duke klikuar një organ shtypi të huaj online, ndër ato faqet e kurioziteteve të gazetës, gjendeshin disa reklama të çuditshme që kurrë nuk ishin bërë publike për shumë arësye. Ndër to më tërhoqi vëmendjen një reklamë përcondom- in e cila kishte në një sfond të bardhë dy objekte: një karrocë foshnjash (që unë shqip po i them djep) në mes të faqes dhe një kuti condom në pjesën e poshtme të faqes.
Me sytë e tu Arjana...!
Liri Berisha
Disa vite më parë, tek punoja në dhomën e vogël të poliklinikës, hyri një nënë me dy fëmijët e sëmurë...E djersitur dhe e skuqur nga lodhja mbante të mbërthyer në krahët e saj një vajzë të vogël 3-vjeçare, e cila kërkonte të kapte çdo objekt me duart që i lëvizte në mënyrë kaotike. Lëvizjet e vajzës së vogël justifikonin lodhjen e nënës, por deri diku edhe diagnozën e saj zhvillimore.
- Afrohu,- i thashë, duke e drejtuar pranë shtratit të vizitës për të vendosur aty vajzën që mezi po e mbante.
Shumica parlamentare dhe reformat
Prej disa ditësh, përfaqësues të opozitës kanë ngritur pretendimin se mazhoranca nuk i ka votat për të kryer modifikime ligjesh apo reforma që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Parlament. Përfshirë reformën e shumëpërfolur territoriale, që pret të marrë formë.
Murgeshat dhe mamatë single
Kam parë njëherë në rrugë nevojtarë që protestonin të ulur në trotuar. Më duket se ishin minatorë. Pas nja 10 ditësh grevë urie në trotuaret para Kryeministrisë, askush nuk kishte shkruar e as bërë rubrika për ta. Më ka pas bërë shumë përshtypje heshtja e tyre, dhe heshtja mbi ta. Ndoshta, të jesh një urith vrimash të thella me jetën në dorë të zotit të nëntokës, nuk është një shans oratorie.
Kriteret për përzgjedhjen e opinionistëve
Një ditë më mbërrin në kutinë e postës elektronike një mesazh i papritur nga një aksioner-drejtues i një mass-medies private, me të cilën kisha patur të bëj më herët. Me sa duket qe dërguar gabim, e nuk më drejtohej mua. Bashkangjitur me mesazhin qe një dokument me titullin intrigues (eh prapaskenat mediatike) “Kritere për përzgjedhjen e opinionistëve”. Pak çaste më vonë nuk vonoi të vinte mesazhi i kërkim faljes për ngatërresën, ku me mirësjellje kërkohej edhe që mesazhi i mëparmë të fshihej. Por kureshtja ka magnetizëm ku e ku më të madh se mirësjellja.
Ngjashmëritë e Metës me Xohaxopulos
Këto ditë, të gjithë shqiptarët ndoqën lajmin e festimit të 45-vjetorit të Ilir Metës, kryetarit të Kuvendit, në Gjirin e Lalzit, në një çadër gjigante rreth 1500 m2 të sjellë nga jashtë posaçërisht për këtë festë të tij, ku ka pasur të ftuar mbi 600 mysafirë. Sipas shtypit njoftohemi se: "Ndizet zjarr festa e 45-vjetorit të Ilir Metës, politikanit që sot është në krye të drejtimit të Parlamentit. Festa zhvillohet në një tendë gjigante të ngritur enkas mbi rërën e Gjirit të Lalzit për 600 të ftuarit e Metës. Ahengu ka mbledhur së bashku të majtë e të djathtë.
Nuk e pyesim Rexhep Qosjen
Pa dëshirën dhe vullnetin tim jam i detyruar të përfshihem në një polemikë, të cilën që në fillim e konsideroj të padenjë, joproduktive, bjerrakohëse, ngatërrestare, jokulturore, jointelektuale, pra tërësisht inatçore dhe tendencioze. Bëhet fjalë për një letër, të cilën Rexhep Qosja, krahas administratës së Akademisë, ua ka dërguar edhe mediave, përmes së cilës kërkon që emri i tij të mos përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, duke bërë po me këtë radhë edhe disa zhvlerësime dhe akuza të paqëndrueshme.
Tigër prej pellushi
Por aktron si k’lysh arushe. Ka humbur 1 milion me 0 (zero). Ka marrë vetëm votat e fisit, tifozëve plus Mul Noka njeriu pas derës. Atyre që shkojnë më skuadrën në kategori të dytë, apo të tretë plus Mul Noka (njeriu pas derës). Ka fituar me vota të dyshimta vetëm në zonën ku burrat i lyejnë flokët me këna. Rrënjë të bardhë, ngjyrë ndryshk me u duk të rinj dhe gangstera. Po përveç republikës së Mamurrasit ku mund të mbajnë fotot e kapedanit Berishë, të tjerët votuan kundër. Ngelen tifozë dhe besimtarë.
Tribunali
Më 1993, me anë të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u vendos të formohej Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet e kryera në Jugosllavi, ndryshe njihet edhe si Tribunali Hagës. Ky tribunal gjeti mbështetje edhe nga publiku i gjërë anekënd botës, për shkak të mizorive, vrasjeve masive, dhe gjenocidit që kishte ndodhur në njësit federale të shtetit të quajtur Jugosllavi. Në fillimin e saj të funksionimit, i ishte njohur juridiksioni që të gjykoheshin vetëm krimet e bëra në Bosnje dhe Kroaci.
Berberi im
(Kundër paragjykimeve)