Arkiv-Opinion
Kupa dorë poshtë kokës së madhe
Një miku im më shkruan nga Tirana për një politikan që ka festuar ditëlindjen. Është ndër ngjarjet e fundit që ka përjetuar kryeqyteti ynë, apo dhe Atdheu ynë, sa kohë që ajo që përjetohet në kryeqytet ndjehet me forcë në çdo cep të Atdheut. Falë Mass Medias dhe mjeteve të komunikimit, falë dhe vetinteresimit të madh që kanë votuesit për politikanët e zgjedhur prej tyre. Festimi i ditëlindjes është në fakt një e drejtë elementare njerëzore.
Putini i Madh
Një ditë, në qytetet ruse mund të ngrihen monumente për Vladimir Putinin, me mbishkrimin: “Njeriu që i ktheu Krimenë Nënës Rusi”. Por ndoshta do të ngrihen monumente për të edhe në shumë sheshe europiane, ku presidenti rus mund të konsiderohet si “Babai i Europës së Bashkuar”. Në të vërtetë, lëvizja e beftë e Putinit për të aneksuar Krimenë ka bërë më shumë për harmonizimin e qëndrimeve të qeverive europiane në lidhje me Rusinë, sesa dhjetëra takime dypalëshe apo shumëpalëshe.
Festa faraonike e Lalzit që “u shpëtoi syve tanë”
Lajmi mbi 45 vjetorin e Ilir Metës, tok me festën që u organizua me këtë rast, tok me raportimin mediatik të lajle-lule-izuar që iu bë kësaj ngjarjeje, tok me një si kërshëri metropolitane që fryhej e fryhej (dy-tri orë përpara festës në Lalëz, teksa ishim në përurimin e librit të Rudina Xhungës, secili pyeste secilin: po ty të ka ftuar Ilir Meta?), tok dhe me një dëshirë transversale të të gjithë honxhobonxhove të Shqipërisë së këtyre kohëve për të qenë atje (e bukura ish se mes të ftuarve ishin dhe dhjetra njerëz të Berishës), të gjitha këto pra kanë pasur një efekt tronditës tek opinioni
Shakaxhiu i integrimit qan për institucionet e “pavarura”
Që nga 23 qershori kur humbën pushtetin, Sali Berisha dhe klani i tij politik nuk kanë pushuar së qari dhe së ankuari nëpër kancelaritë e Perëndimit se qeveria “Rama” po sulmon institucionet e pavarura me qëllim që t’i kapë ato dhe t’i vërë në shërbim të saj. Madje shtojnë se sulmi i qeverisë mbi institucionet e pavarura do të bëhet edhe shkak për mosmarrjen nga Shqipëria në qershorin që vjen të statusit të kandidatit. Shfaqja është groteske!
Vepra ime kundër jugosllavistëve tanë
Gazeta ‘Express’ bën me dije se Rexhep Qosja ka bërë gati për botim biografinë e tij në shumë vëllime, dhe shumë shpejt do të dalin në treg tre vëllimet e para. Vetë gazeta ka publikuar një pasazh (nga jeta e Qosjes në vitet ‘980), më saktë një polemikë mes tij e Fehmi Aganit. Në të vërtetë e ka marrë nga standardi.info. Po e botojmë më poshtë:
Takimi Rama-Basha si pretekst dhe jo si arsye
Po të kujtosh se, sa shumë kohë iu desh Fatos Nanos që të takohej me Sali Berishën dhe po ashtu këtij të fundit për t’u takuarme Edi Ramën, sigurisht të lë një shije të mirë ideja për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga fillimi i punës së kryeministrit dhe, diç më shumë nga koha e hipjes në katedrën e Partisë Demokratike e drejtuesit të saj të ri.
A ёshtё Zoti biblik Zoti i gjithёsisё.
Hebrejtё, tё krishterёt, dhe myslimanёt, pёrbёjnё bashkёsinё shpirtёrore, qё beson, se universin e ka krijuar njё Zot, njё Zot i vetёm, njё Zot i gjithёfuqishёm, njё Zot i gjithёditur, njё Zot i kudondodhur, njё Zot qё kurdoherё, shikon, kontrollon, zotёron, dhe gjykon, gjithçka qё ndodhet, dhe gjithçka qё ndodh nё univers. Ky ёshtё Zoti qё pasqyrohet nё bazёn doktrinare tё kёtij besimi, nё Torre, nё Bibёl, dhe nё Kuran, Zoti qё iu shfaq Abrahamit, Moisiut, Jezusit, dhe Muhamedit, Zoti qё adhurojnё hebrejtё, tё krishterёt, dhe myslimanёt.
Shah
Këtu e afro 60 vjet të shkuara, profesori i matematikës Hajro Babameto, një person që ka ndikuar shumë tek unë e me të cilin jetonim në një shtëpi, më tregoi këtë ndodhi: Në Persinë e lashtë, një person krijoi një lojë për Shahun dhe shkoi e ia tregoi. Pasi e pa mirë e mirë, Shahu e pëlqeu dhe e pyeti krijuesin e lojës se ç’donte në shkëmbim të saj.
Qasja dhe përqasja
Kohët e fundit kam vënë re jo pa njëfarë kënaqësie se disa fjalë të huaja, të hyra kryesisht nga anglishtja në shqipe, kanë filluar të zëvendësohen natyrshëm nga gazetarët, sidomos ata televizivë, dhe folës të ndryshëm në ligjërimin e përditshëm. Është folur dhe stërfolur, dhe s’është fjala të bëhemi patjetër puristë fanatikë, por le t’i përdorim fjalët e shqipes sonë të pasur atëherë kur nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të përdorim fjalët e gjuhëve të huaja, qoftë edhe në ligjërime të ngritura stilistikisht.
Ligjërimi i elitave integral-iste
Doan Dani