Arkiv-Opinion
Konceptimi i demokracisw dhe parimi i “elitave”
Në librin e tij "Essenza e attualità del Liberalismo"[Esenca dhe aktualiteti i Liberalizmit], Filipo Burzio përcakton në këtë formulë raportin midis aspiratave demokratike dhe realitetit të "elitave": "elitat më parë vetformohen e pastaj vetpropozohen (në regjimet liberal - demokratike), ose u imponohen masave (në regjimet totalitare). Mbi këtë tezë, me të cilën jam dakord në thelb, po i shtoj edhe disa konsideratave të tij.
**
Ndër laguna e parqe
Gjysmë-falja që kërkoi ish kryeministri Berisha për miratimin e ligjit 7501 në vitin 1992, para tre javësh në emisionin e Eni Vasilit, ishte një taktikë tipike e larjes së duarve, që lideri (jo vetëm) shpirtëror i PD-së nuk e ka për herë të parë. Një gjest të ngjashëm kreu ai vite më parë edhe për firmat piramidale dhe ngjarjet e 97-ës, për ta harruar shumë shpejt atë mea culpa e për t’iu rikthyer skenarit të forcave të errëta neokomuniste, disa eksponentë të të cilëve nuk ngurroi më pas t’i riintegronte në qeveri dhe parti. Por le të kthehemi tek ligji 7501.
Letra nga limbo
-1-
Kërcënimi i Islamit radikal në Kosovë; Alma Lama si ilustrim
Emri i Alma Lamës, një lidere politike feministe në Republikën ballkanike të Kosovës është e panjohur për amerikanet dhe evropianët përendimorë. Kjo është për të ardhur keq sepse Lama ka ndërmarrë një qëndrim të fortë në favor të të drejtave të grave.
Megjithëse Kosova është nën protektoratin e SHBA-së, trashëgimia e komunizmit jugosllav dhe së fundi infiltrimi i islamistëve radikalë janë shfaqur duke nxitur incidente të agresionit ndaj kundërshtarëve.
Çfarë mat e çfarë nuk mat PBB-ja?
Kur Simon Kuznets shpiku treguesin e Prodhimit të Brendshëm Bruto më 1932, ai po i përgjigjej një shqetësimi të kohës. A mundet të matet nëse ekonomia është në rënie apo në rritje?
Përpara se ai të krijonte PBB-në, bota kishte disa tregues të tjerë. Një p.sh. ishte sasia e lingotave të disponueshme si rezervë nga banka, me logjikën merkantiliste që sugjeronte se pasuria nënkupton ar të pastër nën posedim. Një tregues tjetër ishte vlera e prodhimit bujqësor apo vlera e pronave të patundshme.
Lajme?
Eshtë ora ime e peferuar. Ora kur gjithë njerëzia mblidhet përpara kutisë së vogël (dikur e tillë se tani është pothuaj sa gjysma e murit) dhe dëgjon e shikon se çfarë ka ndodhur sot në këtë vendin tonë po sa një kutizë (ky ka ngelur kaq që në 1913; disa zëra të liq thonë që edhe mund të jetë tkurrur pakëz). Me buzëqeshje shikoj sesi folësi i lajmeve, i veshur me një kostum të zi që i rri pas trupit, hap gojën dhe nis të flasë. Unë pothuajse e di përmendësh sesi do të jenë lajmet edhe sot. Ai do të fillojë lajmin e parë për kryeministrin, domosdo.
Një komb, dy kombëtare
Kjo javë që lamë pas shenjoi një ngjarje që do të mbahet mend përgjithmonë në memorien kolektive dhe do të kujtohet si pohimi i parë i pranisë së shtetit të Kosovës edhe në teatrin e futbollit ndërkombëtar me trupën e saj profesioniste. Ndeshja miqësore Kosovë-Haiti ka një simbolikë të veçantë, sepse e ripohon edhe njëherë tjetër mëvetësinë e Kosovës si shtet i pavarur dhe aktiv. Në anën tjetër, ky festival i madh i kombeve dhe i popujve, që bëhet përmes paraqitjes në fushën e futbollit, shenjoi edhe një të veçantë tjetër, krenarinë e ligjshme dhe të munguar, gjithashtu.
Ndreca, Gjinishi, shoqëria civile
Ngjan se Presidenti Nishani ka rezerva ne dekretimin si ambasador per Ndrecen dhe Gjinishin. Do ishte e kuptueshme nese lidhet me respektimin e kuotës së personave të ardhur nga jashtë trupës diplomatike, por në atë shërbim, e ka marrë ferra uratën me kohë në drejtim të politikave të personelit duke rekrutuar gjithfarë turli individësh. Ndërsa dy emrat e përmendur, do ti bënin nder presidentit që dekreton, vendit që përfaqësojnë, dhe shërbenin në qasjen e shtetit ndaj individit.
100 vjet nga Shqipëria e Princ Wied-it
Sot mbushen 100 vjet nga dita kur në Durrës arriti Wilhelm zu Wied, Princi i emëruar nga Fuqitë e Mëdha në krye të Principatës Shqiptare të dalë nga Konferenca e Londrës. Është përvjetori i ditës së parë të 180 ditëve të një modeli, në të cilin Princ Wied ishte dhe mbetet kryetari i shtetit me formim dhe mbështetje më perëndimore në historinë shekullore të shtetit shqiptar.
Plaku dhe tritoli
Ai ecte si i përhumbur nëpër shtegun që shkelte çdo mëngjes. Një polic e mbante me kujdes për krahësh, por mjekra e tij e thinjur kishte rënë edhe më poshtë. Duke shtrirë para duart e prangosura dhe me vështrimin e ngulitur në një pikë që s’ekzistonte, plaku iu dorëzua fatit të tij. Allahu, tek i cili ai besonte verbërisht, e kishte bërë të vetën. E kishin arrestuar.