Arkiv-Opinion

Korrupsion ka edhe në BE

Postuar në 27 Shkurt, 2014 05:05

Nuk ka ndonjë dukuri negative në Ballkan, sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, e cila ka tërhequr aq shumë vëmendjen e Bashkimit Evropian në vitet e fundit, por edhe të vetë qytetarëve sesa korrupsioni. Kjo dukuri dhe përfshirja e saj e madhe i kanë lënë këto dy shtete aq larg në procesin e zgjerimit të BE-së.

Të shëndoshësh arsyen apo rrëmbesh pretekstin?!

Postuar në 27 Shkurt, 2014 04:45

Pse demokratët e nisën opozitën agresive shumë më herët se socialistët kur ishin në vendin e tyre në 2005 apo në 2009?!

Kjo është një ndër pyetjet që gjenerohet prej vëzhguesve më të ftohtë të raporteve pozitë-opozitë në skenën e sotme politike. Nuk kanë kaluar pesë muaj dhe demokratët e kryesuar zyrtarisht prej kryetarit-kryebashkiak zoti Basha dhe të frymëzuar prej kryetarit historik të tyre, deputeti Berisha, po profilohen si opozita që lehtësisht i ekspozon të gjitha armët opozitare, duke kërcënuar energjikisht, pa përshkallëzim, tashmë edhe me bojkot.

Mafia dhe bandat: Një histori bashkëjetese me Institucionet e Zbatimit të Ligjit

Postuar në 26 Shkurt, 2014 13:05

Kur media e Tiranës dha lajmin se ishte arrestuar një i dyshuar si vrasës me pagesë, nje dritë e vogël shprese u ndez në fund të tunelit. Sepse janë me qindra e qindra vrasjet gjatë këtyre 23 viteve të cilat nuk janë zbardhur, vrasje tipike mafioze: që nga atentatet blic, tek vrasjet me tritol në ashensor, makina dhe shtëpi, pa harruar edhe vrasjet e tipit masakrues që përçojnë në opinionin publik mesazhe të qarta frike dhe terrori.

Europa duhet të nxjerrë kokën nga poshtë jorganit

Postuar në 26 Shkurt, 2014 06:47

Bota ka hyrë në periudhën e pasigurisë. Nëse Europës i është dashur çfarëdo zgjimi, ai erdhi me përshkallëzimin e dhunës në Ukrainë. Europës iu paraqit mundësia për të zgjedhur: ajo mund të ballafaqohej me sfidat ose mund të fusë kokën nën jorgan.
Shenjat nuk kanë qenë në mënyrë universale inkurajuese. Represioni në Ukrainë është pritur me hezitim në kryeqytetet e Bashkimit Europian. Lëvizja e fundit për imponimin e sanksioneve kundër udhëheqjes në Kiev ishte e vonuar.

Qemal Lame bën libër, në vend që të heshtë

Postuar në 26 Shkurt, 2014 06:08

Ilir Hashorva 

Islami ynë...

Postuar në 26 Shkurt, 2014 04:30

Që kur feja është lejuar në Shqipëri, besimi islam dhe përkatësia e një pjese të shqiptarëve në të, ka nxitur në mënyrë spazmike debate. Me vonesën tonë në anëtarësimin në BE, dhe së fundmi pjesëmarrjen e kontingjenteve shqiptare në luftën civile siriane, problemi bëhet më akut dhe ngre shumë pyetje: A është islami një fe e prapambetur që ka sjellë regres? A e pengon modernizimin tonë? Europa është refraktare ndaj nesh, pasi shumica jonë është e besimit islam? A ishte gabim aderimi ynë në Organizatën e Kooperimit Islamik (OKI)?

Janukoviç në kërkim për vrasje protestuesish, Berisha akoma i lirë

Postuar në 25 Shkurt, 2014 05:29

Një diktaturë dhe një diktator e quajnë të ligjshme të vrasin qytetarë që protestojnë kundër qeverisë. Në një demokraci, vrasja e protestuesve është krimi më i rëndë që mund të bëjë një qeveri. Është për shkak të kësaj aksiome që sot ndaj Janukoviçit, ish-presidentit të Ukrainës, është lëshuar një urdhër arresti. Ndaj Janukoviçit dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë është hapur një hetim penal, për shkak të vrasjes masive të qytetarëve në protestat që sollën rrëzimin e qeverisë. Një reagim i pritshëm ndaj një qeverie që i ka lyer duart me gjak në çdo vend që aspiron liri e demokraci.

Imazhi i mirë i të keqes...dhe çfarë kanë të përbashkët 5 majmunë, 3 banane dhe Shqipëria

Postuar në 25 Shkurt, 2014 03:10

"

"Duhet luftuar imazhi i mirë që e keqja ka. Duhet të kuptojmë që ne nuk jemi më të mirët dhe për t’ia dalë duhet të mendojmë, punojmë shumë dhe drejtë. ~thotë Genti ne shkrimin A MUND TË RRITEJ NJË STEVE JOBS NË SHQIPËRI?.

Më solli në mendje një eksperiment te një farë Harlow me 5 majmunë, bërë  në një kohë kur kafshët mund t’i përdorje akoma pa e vrare mendjen për të drejtat e tyre.

Ju duhet të heshtni

Postuar në 25 Shkurt, 2014 03:03

Në studimet që po bëj për jetën  dhe veprimtarinë e Simon Vizentalit, për të cilin po shkruaj biografinë, të këtij njeriu që nuk i ndërroi kurrë pikëpamjet e tij, të këtij njeriu idealist që për 60 vjet ndoqi, kapi dhe çoi para drejtësisë mbi njëmijë kriminelë nazistë, ndesha në këtë episod:  “Mbaj mend shumë mirë – thotë Simoni - një fytyrë të zbehtë që dilte si nëpër mjegull në sfondin e errët të një dritareje të vogël të papafingos së një shtëpie. Gjyshja më thoshte se ai ishte, ai, mëkatari, ‘i heshturi’, emër me të cilin njihej nga të gjithë. 

Suficiti buxhetor, rrugët dhe ekonomia

Postuar në 24 Shkurt, 2014 17:41

Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, të publikuar nga Ministria e Financave, tregojnë se, në janarin e këtij viti, shteti shqiptar pati një suficit buxhetor prej rreth 23 milion dollarësh, ndërkohë që ishte parashikuar një deficit prej rreth 17 milion dollarësh. Pra, në total, thesarit të shtetit i mbeti një tepricë rreth 40 milion dollarëshe, krahasuar me parashikimin.

Gjë e mirë kjo, apo jo? Jo domosdoshmërisht...

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion