Arkiv-Opinion

Miqtë e Shqipërisë dhe miqtë e partisë

Postuar në 16 Shkurt, 2014 03:49

Gjatë viteve të kaluara vazhdimisht gjendeshin në Tiranë politikanë perëndimorë si Wolfgang Grossruck, zv/president i Asamblesë Parlamentare të OSBE.
Në takime dhe media ai deklaronte se ishte mik i partisë në pushtet dhe jepte mbështetje pa kufi për çdo qëndrim politik që lidhej me qeverinë. Për të, opozita shqiptare dhe kritikët e qeverisë ishin përgjegjëse për çdo vonesë, dështim apo skandal publik.

Furgonat janë turpi i transportit tonë publik

Postuar në 15 Shkurt, 2014 13:12

Po bëhet një gurgulé e madhe lidhur me furgonat që përdoren si mjet për transportimin e udhëtarëve në Shqipëri qysh prej vitit 1998. Dhe kjo gurgulé zuri fill në një konferencë për shtypin të ministrit të Punëve të Brendshme, Tahirit dhe ministrit të Transporteve, Haxhinasto, kur këta njoftuan një paketë masash që synon të minimizojë numrin e aksidenteve rrugore, që janë shndërruar në një problem kohët e fundit. “Do ta ndalojmë këtë lloji transporti”, thanë ata. Dhe po e fillojnë duke ndaluar furgonat që nuk kanë licencë për të bërë atë që bëjnë.

Ekstremistët e konsensusit

Postuar në 15 Shkurt, 2014 05:07

Duket sikur ka një kundërvënie titulli i mësipërm. Konsensusi, si koncept, e përjashton apriori ekstremizmin. Por ja që ka ekstremizëm edhe në predikimin e konsensusit. Aq më tepër kur kjo kërkesë shpërfill rregullat e lojës, procedurat dhe ligjet në fuqi. Prej javësh, mazhoranca dhe opozita debatojnë për një numër reformash. Nuk bien dakord për statusin e ri të nëpunësit civil, për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje, për menaxhimin e ekonomisë dhe financave. Krejt e kuptueshme. Palët bien ama dakord se duhet një reformë territoriale!

Pre-mortum për Monën

Postuar në 14 Shkurt, 2014 04:37

Në epilog, Mona është emri me të cilin i drejtohen të afërmit dhe miqtë sopranos sonë të madhe Ermonela Jaho. Ndërkohë që lexoj elegjitë arriviste shpesh, dhe gjithmonë post-mortum për disa prej artistëve të shquar shqiptarë të shuar së fundmi, më erdhi ndërmend këto ditë shfaqja në Operën Mbretërore të Londrës në Covent Garden të Ermonela Jahos në rolin e Manon.

Jam i sigurt, se shumica e lexuesve e di se kjo opera, sipas specialistëve, është “Opera e ëndrrave” për muzikën klasike, sa edhe La Scala, me shkëlqimin e venitur disi së fundmi.

21 janari dhe kriminalizimi i të ardhmes së Shqipërisë

Postuar në 13 Shkurt, 2014 05:33

Krimi i pandëshkuar është si të vërtetat e hidhura që kur nuk thuhen, helmojnë të ardhmen e shoqërisë. Sepse shoqëria nis e familjarizohet me krimin që nis e perceptohet jo më si krim. Aq më shumë mund të thuhet një gjë e tillë për një krim si ai i 21 janarit ku u vranë protestues të pafajshëm. E vërteta për këtë masakër nuk është thënë. Drejtësia nuk është bërë. Në një sistem diktatorial kjo nuk do të përbënte problem. Madje është në natyrën e diktaturës të vrasë ata që e kundërshtojnë.

Islami kosovar dhe vjedhja e identitetit

Postuar në 13 Shkurt, 2014 04:24

Vitet e fundit ligjërimi publik pasurohet me një lloj inflacioni konceptesh lokalizuese të fesë islame, që përpiqen ta ngjyrosin territorialisht dhe kulturalisht këtë fe. “Islami evropian”, “Islami perëndimor”, “Islami ballkanik,” “Islami shqiptar”, “Islami ynë”, janë disa nga kategoritë të cilave u bashkëngjitet edhe “Islami kosovar”. Mjegullnajës përkufizuese të formateve të tilla i duhej shtuar edhe ky, që, si shpesh herë, vjen nga mediat dhe nga jashtë ose, më saktë, nga dëshira e Tjetrit për të projektuar një skemë brenda së cilës duhet të – dhe jo mund të – stilizohet feja.

Çfarë ka të gabuar me furgonat?

Postuar në 13 Shkurt, 2014 03:51

Furgonët janë bërë simbol i kaosit shqiptar. Në shumë raste drejtohen nga shoferë të krisur, të cilët janë të gatshëm të ecin me shpejtësi përtej së imagjinueshmes, duke shkelur çdo rregull. Në disa raste, gjetja e klientëve i ngjan një situate pengmarrjeje. Është një nga ato lloj situatash ku fillon të besosh se ndoshta Adam Smithi e ka pasur gabim, se tregjet nuk vetërregullohen. Autobusët e linjave ndërqytetëse nga ana tjetër janë simbol i ngadalësisë.

Siria toksike dhe luftëtarët shqiptarë

Postuar në 12 Shkurt, 2014 05:40

Siria e sotme ta kujton Afganistanin dhe xhihadistët janë vetëm një nga ndërlidhësit e kësaj kujtese. Treguar thjesht e shkurt, në Afganistan Amerika, Arabia Saudite e Pakistani u lidhën në një koalicion kundër asaj që ata e panë si përpjekje e Bashkimit Sovjetik për t’u shtrirë drejt ujërave të ngrohta.

A mund të pritet shumë nga vizita e Ramës në Serbi?!

Postuar në 12 Shkurt, 2014 05:39

Vetëm pak ditë pasi Mrkiç, ministri i jashtëm serb, vizitonte Shqipërinë dhe analistët pranë pushtetit amplifikuan erën e re mes vendeve, presidenti Nikoliq udhëtonte drejt Kumanovës me autoritetet nacionaliste serbe të ish-Jugosllavisë . Për ata që se dinë, gati 100 vjet më parë, që këndej u hap lufta për pushtimin dhe mbajtjen e trojeve shqiptare. Në fjalën e rastit që do të shpaloste atje, mund të kuptoje se përveç integrimit evropian, sloganit të duhur elektoral por edhe nevojës së mbijetesës, gjithçka mbetej e njëjtë për qeverinë serbe.

TË GJITHË ATA E FYEN VAÇEN

Postuar në 12 Shkurt, 2014 05:34

Ndoshta paradoksalisht, mes luzmës së madhe të atyre që nxituan të thonë një fjalë të mbrame për Vaçe Zelen, mes asaj turme arrivistësh që kërkojnë ta bashkëngjisin emrin e tyre me ditën e fundme të ndonjë figure të famshme, mes atyre anonimësh që qëmtojnë raste të tilla për t’u ngjitur në skenë, mes atyre patetikësh që me tepër se të mendojnë, kërkojnë të përloten, mes atyre politikanësh që më shumë se për reflektim, kanë nevojë për vota, pra paradoksalisht, mes gjithë këtij deliri shkarashkrrues, reagimi më i sinqertë m’u duk ai i Nexhmije Hoxhës. Me të drejtë, në fjalët e zonjës Hoxha, g

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion