Arkiv-Opinion
Para se ta gozhdoni Gjergjin…
Gazetat më patën njohur me arrestimin e Gjergji Thimos dhe akuzat që ngrihen ndaj tij si grabitës e trafikant ikonash. Një gjë e tillë nuk mund të mos më sillte ndërmend takimet me këtë person plot 20 vjet më parë, kur bashkë me projektin që kishte për të hapur muzeun e parë privat që sillte në Ministrinë e Kulturës, fliste edhe për ikonat dhe një numër objektesh me vlerë, të cilat i siguronte tek individë të ndryshëm.
Orët e ujit
Shikon orën me ngut nëna ime. Rreth orës dhjetë mbërrin zakonisht autoçisterna dhe ajo ka përgatitur tashmë bidonët plastikë gjashtëlitërsh, vendosur në rradhë si tragetet në radë. Unë i ble ujë të ambalazhuar, por ajo nuk e do. Pse? Natyrshëm që kushton…Ndërsa një bidon gjashtëlitërsh i mbushur nga autoçisterna që bredh qytetin e fshatin kushton dyqind lekë të vjetra. "Dhe është ujë Bogove", betohet ime ëmë, sikur të bëhet fjalë për ujë të marrë nga ajsbergët; dmth ujë i originës së botës përpara shfaqjes së Adamit këmbëzbathur, apo të mexhlisit shqiptar që ka për kryetare znj.Topalli.
Flokët e oksigjenuar
Të gjesh veten tek revolucioni i Kievit dhe në të njëjtën kohë të jesh Berisha, duhet minimalisht të kesh fantazi, ose të jesh memorie kompjuteri e fshirë; ose të kesh kurajo të pakushtëzuar nga inteligjenca, mungesë pasqyrash, të kesh lexuar vetëm gazetën 55, të jesh me dietë prej 25 ditësh, kohë e mjaftueshme për delire post-ushqyrjes me vetëm një dardhë Korçe; ose të kesh harruar se nga viti ‘91 kanë kaluar 23 vjet, nga ato që askush që i ka jetuar s’do t’i harrojë kurrë; ose thjesht do të thotë të jesh legen i fokusuar tek pushteti.
Shoqëria e titraxhinjve
Nuk kisha në plan të shkruaja për Vaçen, se nuk kisha gjë për të thënë. Mbingopjes televizive me emisione të gjata e diskutime pa fund, me fjalime patetike e me nostalgjira të dyshimta mund t’i ikësh thjesht, me një buton telekomande. Por, një titull mbi një shkrim të znj. Gaçe ku sulmonte publicistin Lubonja më detyroi të kthehem të lexoj edhe shkrimin e këtij të fundit. Shqetësimi i parë: debilizimi masiv.
Debilizimi masiv
Fati im i zi
Që fare e vogël kisha dëgjuar nga gjyshja që në jetë njeriut nuk i mjafton mirësia dhe zotësia, por i duhet edhe FAT. Gjyshja fliste kryesisht për FATin e jetës dhe krijimin e familjes. Që të kesh partnerin e duhur, nuk mjafton të kesh vlera, duhet FAT. “Nuk sjell lumi gjithmonë kërcunj”, - thoshte ajo. Me pak fjalë, hap sytë të shohësh FATin kur vjen. Shoqet më thoshin që FATi krijohet. Po si u krijoka FATi?! FATi vjen nga “lart”, nga andej ku ne nuk kemi ndikim dhe gjyshja më ka thënë që edhe nëse sillesh mirë nuk është e thënë se do kesh FAT të mirë.
E keqja nis bash nga budallallëqet
Është për t’u diskutuar, ma ha mendja, e për ndonjërin tjetër më mendjeprehtë, gjërat mund të jenë më të qarta, nëse persona të caktuar publikë, por pa ndonjë autoritet të njohur dhe pranuar gjithaq, mund të paraqesin rrezik për demokracinë dhe shoqërinë po aq sa personat publikë me një autoritet të njohur dhe pranuar, institucional, moral a tjetër.
Shqipëria tjetër
Krimet që po ndodhin kohëve të fundit në Shqipëri janë të përmasave serioze, ndërsa mjeti që po përdoret për t’i realizuar ato ka një simbolikë makabre dhe kanibaleske, që të sjell ndër mend vendet si Iraku apo Afganistani, të përfshira prej kohësh në një konflikt të thellë. Shpërthimet me tritol janë bërë lajtmotivi tragjik i këtyre kohëve në Shqipëri dhe e kanë bërë vendin tonë një ishull të izoluar, një depo të mbushur me zemërim, me kriminelë gjakftohtë që kanë vendosur të vrasin objektivat e tyre me formën më kanibaleske të asgjësimit: me shpërthimin me tritol.
Gjuha shqipe
Tema që dua të trajtoj nuk ka të bëjë fare me profesionin tim të regjisorit, por pika lidhëse është gjuha shqipe. Dhe meqë unë e përdor gjuhën shqipe si mjet shprehës në profesion dhe mjet komunikimi në jetën e përditshme, e ndiej si detyrë të fokusoj një problem. Nuk kam ndërmend të merrem me sintaksën, morfologjinë apo shtrembërime që i bëhen gjuhës sonë ngado që hedh veshët. Po ashtu nuk kam as ndonjë propozim spektakolar për ta pasuruar apo hequr ndonjë zanore këtu, e ndonjë bashkëtingëllore të pazëshme atje. Kjo… sepse nuk jam gjuhëtar. Por jam prind.
A ka elektorat gri, 5 muaj pas rrotacionit?
Partitë që u grupuan në 2013-ën në koalicionin e Berishës, kishin marrë 48.5% të votave katër vjet më parë. Por në 23 qershor, ato morën vetëm 39.5% të votave -- plot 9% më pak. Në nivel agregat, nga ky 9-përqindësh që iu largua koalicionit të Berishës, një 6-përqindësh kaloi në koalicionin e majtë (5.7% tek LSI-ja) dhe një 3-përqindësh shkoi tek FRD-ja, AK-ja, etj., që garuan të painkuadruara në ndonjë koalicion. Ky 9-përqindësh mund të përkufizohet si elektorat gri. Ose ndryshe, si elektorati që bën diferencën nga një palë zgjedhje në tjetrën.
Apologjia e Ballkanit
Sokrati është i mundur vetëm në Ballkan. Nëse kërkoni argumente, përfytyrojeni Sokratin në Angli, ose në Gjermani, ose në Suedi. Sokrati është saktësisht fenomen ballkanik; një instancë endemike, siç është edhe Ballkani një rast endemik. Të të akuzojnë për krim ata që u ke bërë të mirën më të madhe; të të dënojnë me vdekje ata që u ke hapur dhe u ke ndriçuar mendjen, kjo mund të ndodhë vetëm në Ballkan. Sokrati, sipas profetes nga Delfi, e cila nuk kish gabuar asnjëherë, ishte “më i mençur ndër njerëz”. Mendjen e tij plot bujari ua dhuronte të gjithëve.