E keqja nis bash nga budallallëqet

Postuar në 02 Mars, 2014 12:37
Arben Idrizi

Është për t’u diskutuar, ma ha mendja, e për ndonjërin tjetër më mendjeprehtë, gjërat mund të jenë më të qarta, nëse persona të caktuar publikë, por pa ndonjë autoritet të njohur dhe pranuar gjithaq, mund të paraqesin rrezik për demokracinë dhe shoqërinë po aq sa personat publikë me një autoritet të njohur dhe pranuar, institucional, moral a tjetër.

Nëse e përjashtojmë mundësinë që të paraqesin po aq rrezik, atëherë edhe mund të mos shqetësohemi gjithaq nëse një këngëtar, pavarësisht se është një analfabet funksional, me muzikën e tij nxit dhe përhap urrejtjen fetare, etnike e seksuale.

Megjithatë, sidomos në ditët e sotme të këtij progresi tekonologjik, ku mundësitë e qasjes në dhe distruibuimit të cilësdo formë artistike a tjetër të nxitjes dhe përhapjes së urrejtes janë jashtëzakonisht të hapura, nuk do të duhej të kishim mbarë atë rehati të injorimit dhe neglizhimit. Ngase, me këto mundësi, edhe injoranti më i humbur i vrimës më të largët, arrin të dalë në sipërfaqe dhe të tërheqë vëmendjen e qindra, mijëra e miliona vetave. Prandaj, edhe një analfabet funksional, me dy nota dhe me një përroskë të turbulltë vërshimi fjalësh urrejtjeje arrin, me anë të mediave, rrjetit social, ueb faqeve dhe hapësirave të tjera promovuese e transmetuese, të fitojë simpatinë e qindra, mijëra e miliona vetave të gatshëm të urrejnë po sa ta kenë konsideruar (po sa t’u jetë dhënë shenja) se janë duke u thirrur ta bëjnë atë gjë.

Me këtë dua të them, më konkretisht, se, sado që për ndonjë moment mund të na bëhet se budallallëqeve të ndonjë reperi si Gold Ag as që duhet t’ua vëmë veshin, urtësia na thotë se e keqja, së cilës gjithmonë duhet t’i vihet veshi, nis pikërisht nga budallallëqe të tilla. Se, natyrisht, vetëm budallallëku është ai që e bën njeriun të urrejë dhe vrasë.

Pra, një reper i tillë paraqet rrezik për demokracinë, vlerat humane dhe parimet universale po aq sa edhe një autoritet fetar i njohur dhe pranuar, në këtë rast, imami ekstremist Shefqet Krasniqi, apo një autoritet tjetër intelektual me prirje ekstreme nacionaliste e fetare, si Milazim Krasniqi.

Sharjet, fyerjet, deklaratat si ato të reperit, imamit apo atij tjetrit janë vetëm një fije floku larg, në cilësinë e formës praprijëse, veprimeve fizike, dhunës dhe terrorizmit. Janë përjashtime të rralla rastet kur dhuna fizike shpërthen para se të ketë hapur hullinë e thellë e të kapërcyeshme dhuna verbale. Që fanatikët dhe urrjejtësit të nisin të hanë kokat e “të pafeve”, duhet së pari që autoritetet fetare t’ua mbushin mendjen me fjalë në tubime, media, rrjete sociale, se ata “të pafetë” janë e keqja e parë dhe e fundit dhe pa i zhbërë ata nga faqja e dheut s’ka shpëtim, e cilido që arrin të zhbëjë sa më shumë të tillë, aq më i fituar do të jetë në sytë e Atij.

E vetmja gjë për të cilën vazhdimisht i kam lejuar vetes të parashikoj, por duke u thirrur tek arsyeja, është pikërisht kjo: shumë shpejt edhe në vendin tonë do të nisin të shpërthejnë bombat e terrorizmit islamik! Asaj kasaphane i hapin rrugë dhe e dëshirojnë pikërisht këta reperë e imamë e intelektualë!

Gazeta Express

Comments

Submitted by Arnaut (not verified) on

Une nuk di te kete perhapes me te madh te urrejtjes fetare ne Kosove se gazeta Express. Le te me thote dikush nese e kam gabim.

Submitted by vorioepirioti (not verified) on

ketu e gjete te arsyetosh ti arnaut???

Kjo faqe ka katandis me keq se zemrashqiptare.com, dhe ne fakt eshte interesante te shohesh se si te majtet degjenerojne ne fashizem.

Submitted by arnaut (not verified) on

Nuk eshte e drejte te thuhet se Respublica eshte katandisur si zemrashqiptare.net. Nganjehere vertet Respublica befason me zerat islamofobe te cileve u jep hapesire, por akoma besoj se kete e bejne ne emer te lirise totale te shtypit qe ata mbrojne e jo ne emer te ndonje fushate anti-islame.

Nga ana tjeter Respublica u ka dhene jo pak hapesire zerave te intelektualeve muslimane dhe per kete ka mirenjohjen time.

Gazeta Express ne anen tjeter, po degjeneron gjithmone e me shume ne modelin e zemres shqiptare.

Submitted by Anonim (not verified) on

qe krasniqi eshte nje kokerr debili dhe veprimtaria e tij fetare shkon ndesh me interesat kombetare te shqiptareve, kjo dihet, por edhe ky  lubonja i kosoves eshte me i keq se krasniqi.  te dy jane burim i te keqes si ky sorrosisti pa atdhe ashtu edhe mjekroshi qe e ka atdheun ne meke apo vatikan.

vetem nje kombetarizem i shendoshe mbareshqiptar u ben derman ketyre mbeturinave qe demtojne interesat shqiptare

Submitted by ou (not verified) on

ia ke fut kot, po kot fare, ama... ky nuk eshte aspak si lubonja sepse ndryshe nga lubonja qe vendos mungesen e shtetit ligjor si nenen e te gjitha te keqijave ne gjirin tone, ky nuk thote se nga na vijne te keqijat... ky eshte fiks si puna jote, qe krijon nje tip monstre pa identitet, ne rastin tend 'kombetarizimi', per zgjidhjen e problemeve ditore, pa vene gishtin ne problemet e verteta qe ka ne tokat shqip-folese: padrejtesia, korrupsioni, shit-blerja e vendit sipas stilit 'esat pasha' dhe njeqind mije probleme te tjera. ti qenke thjesht nje nga mllefaxhinjte e kohes qe flet kinse ne emer te interesave shqiptare, si ky idrizua, dhe nga ana tjeter shkelni me kembe nje popullate te tere duke mbrojtur klientelizmat dhe imperializmat e rastit...

Submitted by Timi (not verified) on

Eshte shume e cuditshme se kur shahen muslimanet ose prijesit e tyre, e quajme shprehje e mendimit te lire, pikepamje artistike e nje artisti ndaj nje fenomeni, apo vullneti i artistit per te vene ne pah nje fenomen permes artit, e arsyetime koti.

Kurse kur ata reagojne ndaj paknaqesive te ndryshme, qofte edhe kur ofendohen apo mbrojne veten njejte permes artit, atehere etiketohen si fundementaliste, ekstremiste, nxitje e urrejtjes, rrezik per identitetin kombetare dhe shteterore, e budallalleqe te tilla, casja e tille eshte perjashtuese e jo integruese, absolutiste e perplot dokrra te tjera.

Duhet te mesohemi me faktin se muslimanet po zgjohen nga agonia dhe nuk tolerojne me ofendime dhe etiketime pa baze, dhe poashtu te pranojme se edhe ata mund te luajne te njejren loje qe luajme ne kundrejt tyre.

E gjithe kjo ne baza te demokracie eshte besoj!!!

Nese ne i gjykojme, pse mos te na gjykojme. Nese i ofendojme pse nuk jemi tolerente te pranojme ofendime. Nese i percmojme pse mos te na percmojne.

Submitted by ou (not verified) on

me fal, kush jeni ju qe quheni 'ne' sepse sipas nje censusi, ne shqiperi 'ata' muslimanet jane 60 perqind e popullates dhe ne kosove 'ata' muslimanet jane nja 95 perqind e kusur... do te duhet nje pune goxha e gjate per definimin e 'atyre'...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.