Fati im i zi

Postuar në 03 Mars, 2014 01:24
Reila Bozdo

Që fare e vogël kisha dëgjuar nga gjyshja që në jetë njeriut nuk i mjafton mirësia dhe zotësia, por i duhet edhe FAT. Gjyshja fliste kryesisht për FATin e jetës dhe krijimin e familjes. Që të kesh partnerin e duhur, nuk mjafton të kesh vlera, duhet FAT. “Nuk sjell lumi gjithmonë kërcunj”, - thoshte ajo. Me pak fjalë, hap sytë të shohësh FATin kur vjen.  Shoqet më thoshin që FATi krijohet. Po si u krijoka FATi?! FATi vjen nga “lart”, nga andej ku ne nuk kemi ndikim dhe gjyshja më ka thënë që edhe nëse sillesh mirë nuk është e thënë se do kesh FAT të mirë. Në të gjitha bisedat femërore FATi zë një vend të rëndësishëm. “Kur e konsideron veten të mirë, por pa FAT, ndjehesh edhe rehat moj motër”, - thotë një mikja ime. Të drejtë ka! Ne të gjithë vuajmë të identifikojmë fajtorin. Dhe në këtë rast fajtori është FATi. Ne nuk kemi faj. Fajin e ka FATi; FATi i poshtër, FATi i keq, FATi i zi.
Mendimi se bëmë gjithcka, por FATi nuk ishte në anën tonë, na injektohet në gjak dhe me shpejtësi çliron qetësi në sistemin tonë nervor. Madje shumëkush shkon tek fallaxhorja të shohë parashikimin e FATit. Nëse fallxhorja parashikon se do kemi FAT të mirë, ne fillojmë nga puna. Në rast të kundërt nuk ia vlen të shpenzojmë kohë duke punuar sepse e dimë shumë mirë që në këtë vend nuk vjen PUNA e para; i pari është FATi.  U bë aq e zakonshme kjo sa shprehja “të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur” është teorema e vitit, e vërtetuar në disa mënyra. Po unë nuk di ku të jem më parë… Të jem duke bërë ndonjë punë, apo të jem atje ku ndahen përfitimet pa punë… Pasi kisha 4 muaj që studimi im i doktoraturës priste të drejtën për t’u prezantuar, një kolegu im më tha: “Do kishe mbaruar punë tani, por ti nuk ke FAT. Udhëheqësja jote është deputete e Partisë Demokratike. Ti nuk mbaron dot punë shpejt.” Ou?! Po çfarë lidhje ka kjo?! Nuk ke turp ti që ke këto mendime?! Të pengohem unë sepse profesoresha është me PD-në????!!!! Dhe e thua kaq normalisht?! Ti e lidh karrierën time akademike me një arsyetim kaq mediokër?

Katër muaj që pret studimi të lexohet nga kolegët profesorë. Sa i bukur është studimi im! Flet për marrëdhëniet publike dhe ndikimin e tyre në markën e korporatës. Por çfarë rëndësie ka punimi?! Rëndësi ka FATi! Nuk kam FAT me udhëheqësen se është në opozitë. Në fakt, fajin nuk ma ka udhëheqësja. Kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Fajin ma ka vetja. Se unë jam në opozitë si njeri. Jam pa FAT se nuk “e mbaj mirë” me ata lart. Rebelohem. Më rebelon çdo gjë që është e padrejtë, sidomos kur padrejtësia bëhet themel në menaxhim. Sepse unë mendoj që menaxhimi nuk vlen nëse nuk është i drejtë. Padrejtësia në menaxhim është një stil që prodhon vese,
servilizëm të tejskajshëm, mediokritet; një stil që izolon drejtuesit dhe na klasifikon të gjithë të ndryshmit si pa “FAT”. Njerëzit në menaxhim, nuk funksionojnë me fallxhore. Funksionojnë me rezultat. Njerëzit në menaxhim prodhojnë zgjidhje, nuk varin shpresat tek FATi. Po kujt i thua… Sot, gjërat do i kesh po të kesh FAT dhe ndodh siç thonë shoqet e mia; FATi krijohet. Si krijohet do thoni ju? Po ja, kohët e fundit janë me shumë FAT ata që janë me LSI-në. Ata kanë punë, arritje, arsim dhe janë të orientuar nga rezultatet. A janë ata më të mirët?! Çfarë rëndësie ka kjo?! Ata prodhojnë rezultat! Me FAT janë femrat e bukura që e përdorin bukurinë e tyre për të arritur atje ku duan. Janë me FAT ata që nuk punojnë shumë sepse ky lloj rri vërdallë dhe i rrit vetes probabilitetin të jetë në vendin e duhur. Për FAT të keq në asnjë nga këto variante nuk prevalon fjala PUNE.
Në një nga fjalimet e ditëve të fundit, presidenti Obama thoshte: "Këtu në Amerikë asnjë nga ata që punojnë fort nuk duhet të jetojë në varfëri dhe çdokush nga ata që punojnë fort duhet ta ketë një mundësi për të ecur përpara". Çudi, Obama démodé, nuk paska folur për FATin!!! Obama nuk ka folur për kohën e duhur dhe vendin e duhur!!!
Ehhhh…
Individët dhe institucionet e ndryshme le të vazhdojnë me pastrimin e mjedisit, por të jenë të sigurt që nuk do kenë garanci për sukses. Në këtë vend nuk mjafton pastrimi i mjedisit; duhet filluar nga pastrimi i mendimeve të qelbura se suksesi nuk arrihet përmes PUNES, por FATit.

Reila BOZDO, PhD Candidate,
Marketing Department, Faculty of Economy,
University Of Tirana

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Them se me shembullin e mare, ja ke futur kot. Te paskan thene profesoret se nuk ke FAT pasi udheheqesja jote e diplomes qenka deputete e PD-se? Perralla me mbret. Po kjo deputete eshte nje kolege e atyre profesoreve te cilet edhe ata nuk besoj se nderruan kaq shpejt kah politik. Edhe profesoret, po them shumica e tyre,respektohen me njeri tjetrin, te pakten formalisht.

Le qe si do qe te jete askush nuk e ha si te vertete shembullin e mare. Dhe nje injorant nuk do ta shquante nje fakt te tille, me perkatesi partiake. Po shiko mos nuk ke patur fat te mbarosh shkollen e mesme dhe na qenke bere PhD Candidate. Ose vete e ke hequr h-ne nga PhD, per t'u dukur e tille....

Submitted by Ina (not verified) on

Mesa duket juve nuk e njihni realitetin e hidhur te Universiteteve ne Shqiperi, ku paftesia shperblehet, mbi te gjitha.

Me vjen keq, kjo do te thote qe ju jeni akoma ne klase te pare ose jeni pjese e grupit te te paafteve. Gjithsesi, eshte per tu vleresuar mendimi juaj sepse ne menyre indirekte keni mbeshtetur artikullin e autores.

Me vjen mire qe njerez te tille (si juve Reila ka plot) merni guximin per ti bere publike keto raste. Keshtu duhet te ndodhe ne nje shoqeri demokratike.

Submitted by Ana (not verified) on

Nomale eshte te shkruash te tilla komente kur tamam e ka thene vajza, nuk e njeh realitetin e Universiteteve ne vendin tone.  Me vjen keq per komentet mosbesuese, disa edhe fyese sa aludojne se autorja ne fjale as Bachelor dhe Master nuk duket sikur ka.  Personi ne fjale ka me shume se aq. Edhe pse jo me letra, faktikisht e ka titull PhD dhe shume te merituar madje per te gjitha idete dhe punet qe ka realizuar.

Submitted by Anonim (not verified) on

Tipike shqiptare.  Ka shkruajtur ca zhgarravina dhe kerkon PhD se e quan te drejten e saj.

Po sikur ajo qe ke katranosur atje ne ate punimin tend te mos meritoje gje, po sikur ata profesoret te te thone qe nuk ja vlen, keshtu qe ti moj cupe nuk merr dot PhD?  Cfare do te besh ti pastaj?

Nga kjo qe ke shkruar ketu me siper dukesh se edhe Bachelor edhe Master do i kesh marre vetem se ke qene me PD-ne.  Tani te vjen keq se ate cope pacavure nuk po ta japin se je me PD-ne.

Submitted by Antonios (not verified) on

Nihil est ab omni parte beatum .

(Latine eshte, meqe dhe Muci i ka qef)

Asgje nuk eshte e bekuar ne te gjitha !

Ti s'ke 'fat' se je me pd-n,ai ka 'fat' se eshte me lsi-n...po une qe s'jam me asnje ?!

Juve urime phd, por nuk e marketing-oni mire vetveten edhe pse jeni per marketing. Dufi i castit duhet te jete...Do kthjellohet...

Submitted by RP (not verified) on

Pune ngjyrash eshte fati....Ne fakt fati eshte me ngjyra,quhet ylber.Bej shaka,nuk do flisja,se une sapo shkruaja dje qe Shqiperia ka me shume doktora-profesora sesa ka Kina kineze qe shesin peshk.Jane shume,imagjino qe do vijne nefilimet(apo oanes) te na marrin si komb qe te mbjellim universin me diploma e tituj shkencore.Kam lexuar diku nje studjues amerikan mbi legjendat e vjetra dhe zakonet,ky nuk kishte doktorature,por nje force bindese dhe logjike kristaline.Ok,ai thote qe ka dy masa,njera eshte fati,tjetra eshte destino-ja.Fati ndryshon,(nje dite eshte i bardhe,nje dite i zi,gjithe kohen eshte ylber),por destino-ja jo.Destino eshte ajo qe ne themi"eshte e shkruar",me kete nenkuptonin "fat"gjyshet tona.Por kjo e fundit vendoset nga "zotat",zotat nuk e ndryshojne destino-n,ndryshojne vetem fatet.Ve bast qe asnje Doktor i shkencave shqiptare nuk do kete shkruar gje per kete dallim,nuk po e jap titullin e librit se do dale ndonje ta perktheje dhe ta paraqese si studim per doktorature,meqe edhe autori ka vdekur.Mosha te reja,Doktora,mendoj kur te mbushin te pesedhjetat do shpallen Profete.Megjithate shyqyr qe ka dallim mes fatit dhe destino-s,se ne jete do behet ajo çka eshte shkruar.Ekziston nje teori,qe bazohet tek gjethet e destino-s,po hajde,nuk hyn ketu.I uroj suksese autores.Kot,sa per pyetje fundore,a nuk ka nje afat kohor per paraqitjen dhe trajtimin e disertacionit?Qysh behet,hidhet me poste dhe bej kryqin(gjysmehenen),ishalla shkon ne destinacion?

Submitted by vis Cerri (not verified) on

Jo e dashur ju nuk rebeloheni nga cdo gje e padrejte, nese ju do ishit rebeluar nga padrejtesite, do ju kisha lexuar me pare e me qindra here, e ndoshta ky vend do qe pak me i drejte.  Ju nuk po rebeloheni, ju thjesht ankoheni sepse po ju cenohet interesi juaj personal asgje me shume e asgje me pak, ju jeni pjese e sistemit e nuk kerkoni te dilni prej tij, madje doni te ngriheni ne piramiden e saj, kjo nuk ju ben rebele, nuk ju jep as kauze, ju ben thjesht si une, si mijera te tjere pa PhD, ne kerkim te drejtes.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ore komentues xhahile, po thuajini nje fjale te mire vajzes se nuk behet kiameti. Me vjen keq por te gjithe tingelloni te frustruar, dashakeqer dhe ziliqare. Vajza nuk ka marre persiper te zgjidhe problemet tuaja or druvare, ajo thjesht ka shkruar si i ka ardhur dhe ka pershkruar hallin e saj pa ndonje pretendim te madh. Dhe po ta shohesh holle holle ka te drejte, si ka ardhur puna me shume nderohet,  respektohet e perfiton hilja, servilizmi e vese te tjera sesa puna e ndershme.

Submitted by hajduti (not verified) on

sa bukur e ke thene...dicka qe duhet lexuar dhe nxjerre mesime..

Submitted by E.H (not verified) on

Problemi me i madh nuk eshte tek rasti konkret. Qellimi dhe analiza duhet te behet mbi fenomenin. A e dini ju se cfare behet sot ne universitetet publike? A e dini se ka shume persona qe jane aty vetem sepse jane te nje krahu politik apo tjetri? A e dini se ka individe qe jane aty vetem sepse kane ngritur nje flamur te kuq apo blu? JO pra, nuk e di se po ta dinit nuk do kishit nje reagim te tille te pabazuar asgjekundi.  Mbase mediokriteti dhe paaftesia ju ka mbuluar dhe jeni sot fale ketyre te fundit. Nese jeni mesuar qe mund te arrini gjithcka fale njohjeve, duke shitur integritetin tuaj, jo te gjithe jane si ju. Jo te gjithe njerezit bejne kompromis me te keqen.

Submitted by M.SH (not verified) on

I kuptoj te gjithe komentuesit qe jane shprehur ne menyre vulgare dhe pa piken e arsyetimit. Padiskutim, sepse thelbi i ceshtjes, pra trajtimi i fenomenti, nik ngjit fare me nivelin e tyre. Kjo eshte fatkeqesi or duhet ta pranojme. Thelbi eshte me i thelle sesa komentet siperfaqesore pa asnje pike vlere. Fati eshte element por smund te jete primar kur flasim per karrieren. Por sigurisht, juve skeni sesi e kuptoni kete. Ngushellime e mia per kete!

Submitted by ANONIM (not verified) on

"Katër muaj që pret studimi të lexohet nga kolegët profesorë. Sa i bukur është studimi im! Flet për marrëdhëniet publike dhe ndikimin e tyre në markën e korporatës."

Uau! Cfare studimi ?! Ky nuk eshte per PhD, ky eshte per Prof.doc ose edhe per cmim Nobel. me gjithe keto korporta e me gjithe keto marka e brand name qe ka ne vendin tone, me ne fund dikush po e prek kete teme kaq te rendesishme.Doemos qe nga zilia nuk ja pranojne. Ky studim do ti jepte vendit tone nje impuls te madh per tu reshtuar perkrah venseve me te zhvilluara te globit.

Per kuriozitet, kush eshte "profesorja" udheheqese qe qenka me PD qe e ka orientuar ne keto gjera kaq te thella ? Mbase po te ishte kaq e zonja mund te kishte ndikuar ne "marken" e PD-se dhe ne mardheniet e saj me "publikun".

Goce, mos u qaj nga FATI. Qenke me shume fat qe merr rroge nga taksat tona duke u marre me budallalleqe te tilla.

Submitted by MK (not verified) on

PER ANONIM:

ANONIM, mesa duket juve nuk e dini qe arsimimi ne thelb eshte vlere. Nese studime te tilla i quani budalliqe, atehere me vjen keq tju them qe juve jeni budalliku me i madh. bota e zhvilluar lifton cdo dite per ta nxitur ate, ndersa shqiptari thote budalliqe te tilla.

Submitted by MK (not verified) on

Ore njerez dashakeqes,

Hapni syte, veshet dhe shikoni cbehet. Boll me reagime negative dhe vulgare, beni nje gje te mire per kete vend, boll u bete shurdher gjithe jeten. Nese nuk keni fuqi ti ndryshoni gjerat, mos reagoni por jo te tregoheni te ulet dhe patetik. Situata e mesiperme mund ti ndodhe motres tuaj, vellait, femijes tend. Po sjeni keshtu ju, sdini qe ta ktheni thikrn nga vetja dhe te kuptoni sa dhemb.

Submitted by toni (not verified) on

Zonja a zonjusha eshte pedagoge ne fakultetin ekonomik dhe ...s'e paska gjetur nje 'mik' ?!

Ajo eshte ne 'fat' sepse ka hyre ne rrugen akademike me MA qe kur mbaroi studimet dhe vazhdon...

Fenomeni per 'gradat' nuk e di sa qendron,por qendron nje fenomen tjeter,qe diplomat e ketij stafi jane vetem per 'burre' dhe jo per 'profesion'...Shikoni rankingun e bere per vitin e kaluar dhe do e kuptoni...Vaj hallit per doktoraturat...dhe per doktoret...kur arsimi i larte eshte i semure,po vuan,po lengon...Edhe Bozdo me 'fat e pakismet' ka pergjegjesine e saj ne formimin e tyre...

Argumentimi i gjyshes 'analfabete' nuk mund t'a shndrroj ne fenomen nje ceshtje individuale...qe mund te 'zgjidhesh ' fare mire tek ata qe e kane 'zgjedhur' autoren si me vlere per auditorin...

Suksese ne percaktimin e markave te koorporatave 'shqiptare'...se une po dal ne shesh qe femija im ne nivelin tuaj ka mbaruar ne Angli dhe pa pune po rri ...(shet libra shkollore te kohes se dulles)...

Submitted by XYZ (not verified) on

Po ti e dije se si shkojne gjerat ne Shqiperi. Ti e ke vendosur vete te jesh e varur nga FATi ne momentin kur ke vendosur te besh PhD ne Shqiperi, ne te vetmin vend ne bote ku duhet te paguash per te bere PhD (nderkohe qe ne cdo vend tjeter paguhesh). Per me teper, PhD qe ben ti nuk do te vleresohet kurre askund sa PhD qe bejne te tjeret jasht Shqiperise, keshtu qe je dy here ne humbje. Nese i ke 4 punime shkencore te botuara ne revista nderkombetare, apliko ne ndonje universitet jasht Shqiperise. Nese universiteti ku do te aplikosh i pelqen publikimet e tua, nuk do te kete ndonje kundershtim per te te dhene PhD.

Submitted by MK (not verified) on

Per XYZ

Ke jetuar ndonjehere jashte?

Me siguri jo se ne te kundert nuk do te flisje ne kete menyre.

Submitted by M.SH (not verified) on

Ajo qe me pelqen tani, mbas 4 ditesh publikim te kerij artikulli, eshte ndergjegjesimi.

Nga pikepamja ime, autorja ia arriti qellimit. E crendei ka nese e mer doktoraturen apo jo, E rendeishme eshte qe ju si person marketingu keni rritur sadopak nivelin e ndergjegjesimit, qe ne thelb eshte shume e me shume sasa nje titull, eshte nje nevoje emergjente ne vendin tone. BRAVO!!

Submitted by Anonim (not verified) on

E nderuar Reila Bozdo

Jam ne te njejtin stad studimi me ju, por nuk e kam lidhur asnjehere progresin tim profesional me fatin apo me politiken. E vetmja gje qe kam bere eshte te punoj me shume perkushtim per studimin tim, nen udheheqjen e nje profesori te nderuar, te cilin e kam shembull sepse pa asnje perkrahje te cfaredolloji ka arritur shume lart fale punes se tij. Mendoj se edhe une do arrij te njejten gje dhe ua sugjeroj dhe ju te mendoni pozitivisht per te ardhmen tuaj.  Une nuk e kam humbur shpresen per te arritur aty ku dua, edhe pse prej disa vitesh bej nje pune qe eshte larg asaj qe synoj, ju te pakten jeni pedagoge, kenaquni me aq per momentin deri sa te vije momenti qe prisni. Ju uroj pune te mbare dhe suksese ne te ardhmen.

Submitted by F.K (not verified) on

I/E dashur Anonim, <o:p></o:p>

Njeriu nuk duhet te eci me mendime dhe shpresa kur flasim per te tilla situata, sepse kjo do te thote qe ju te heshtni perpara rasteve korruptive, perpara situatave te degjeneruara dhe te shkoni vetem mbas njerezve te ndershem dhe te mire, ashtu sic keni bere. Ky eshte nje ushtrim shume i lehte per tu perballuar. Ne fakt, per mendimin tim vlera e shpreses nuk qendron te presesh per nje te mire dhe bota te permiresohet ashtu kot, por te besh dicka, te japesh kontribut per ti ndryshuar keto situata.

Submitted by Anonim (not verified) on

I/E nderuar F.K

Nuk e kam bere dhe as do ta bej te mbyll gojen para rasteve korruptive, por thjesht kam punuaar fort per nje gje qe besoj plotesisht se eshte e drejte per t'u bere. Nuk kam pritur te me vije nga fati te mirat, dhe kur nuk arrij te realizoj ato qe dua tua ve fajin te tjereve apo fatit te keq. E kam ngritur zerin per te drejten time para njerezve te pushtetshem apo institucioneve pa mu dridhur syri duke argumentuar fuqishem te drejten time, aty ku pres te me jepet nje e drejte. Nuk e fsheh si mundesi dhe rrugen qe ka ndjekur e nderuara profesoreshe, pasi nese nuk me jepet e drejta ime ne rruge zyrtare e institucionale ashtu sic e kam kerkuar, edhe une do jem nje nga ata persona qe do ta bej publik problemin tim, i cili eshte akoma me i rende sepse ka lidhje me nje fushe shume te rendesishme jetesore sic eshte shendetesia.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ahh moj Reila je dhe besimtare dhe akoma nuk e ke kuptuar qe ti ke SHUME por SHUME FAT.. Mbi te gjitha FAT ke qe  ke lindur ne Shqiperi, sepse po te ishe ne ndonje vend tjeter ku vlerat dhe morali  jane A-ja per njerezimin ti do te ishe shume larg statusit qe posedon."Që të kesh partnerin e duhur, nuk mjafton të kesh vlera, duhet FAT"- kete pohim ti me mire se cdo njeri di ta hedhesh poshte, sepse kur pate fatin te kesh njeriun e duhur nuk te mjaftuan vlerat per ta mbajtur. Egoja jote ishte aq e eger dhe e semure sa arrite te besh kompromis me vetveten, te shkaterroje jeten e nje familje, vetem e vetem se kishte fatin qe kryefamiljari i asaj familje(burre ne moshe) te ishte i pushtetshem. Por ti harrove qe ti ishe fare e re, e ai burre ne moshe do plakej shume shpejt sepse  plakja nuk ben kompromise.. Ishe aq egoiste sa i dhe nje baba plak femijes tend, nje baba qe nuk do i jete kurre prezent, sepse i duhet te jete prezent tek familja dhe femijet e vet. I hoqe kenaqesine e femijes se pare nje djali te ri, me mashtrimet dhe makinacionet e tua... Dhe pas gjithe kesaj ti merr guxim e flet rreth FATIT dhe vlerave te njerezimit...Por ska problem, sepse ti jeton ne Shqiperi per FATIN tend te mire.. dhe fale aftesise te vetme qe posedon (mashtrimit) ke dhe nje status qe shume nga studentet e tu e enderrojne... Ske faj, faji eshte tek "FATI i KEQ" i tyre qe kane "idhull" nje njeri si ty...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.