Arkiv-Opinion
Sindroma e përçudnuar e përkthimeve joadekuate…
Vitet e fundit kemi ndeshur në një valë të dendur botimesh të autorëve të huaj të përkthyer në shqip, madje do thoshim në disproporcion me letërsinë dhe autorët shqiptarë. Ndofta është një kërkesë e diktuar nga tregu, apo edhe nga oreksi i lexuesve, për të njohur sa më shumë vepra dhe autorë të huaj dikur të ndaluar nga regjimi diktatorial.
Polemikë : Aurel Plasari versus Orgest Azizi
Sot në ‘Panorama’ ish publikuar një shkrim i Aurel Plasarit, në të cilin ky i fundit polemizonte me një autor tjetër, i cili nga ana e vet kish publikuar (në gazetën Dita) një shkrim kritik mbi veprimtarinë e organizuar me rastin e publikimit të librit «Rrno për me tregue» të Zef Pllumit në Itali, dhe aty ka përmendur, krahas të tjerëve, dhe «drejtorin e bibliotekës kombëtare». Plasari, në të njëjtën mënyrë, nuk ia përmend emrin ; ai e ka identifikuar si «kurbetçiu». Por fjala është për Orgest Azizin.
BAROMETËR+: Vlerësimi për qeverisjen, 53% mirë, 11% çka, 34% keq
Sipas BAROMETRIT të Debatit+, prezantuar nga unë në Vizion Plus, gjashtë muaj pas fillimit të punës së qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, 53% e elektoratit aktiv urban mendon se ajo ka punuar mirë, 11% mendon se ka punuar çka, 34% mendon se ka punuar keq, dhe 2% nuk jep opinion. Thënë ndryshe, 34% e të anketuarve i kanë dhënë “notë ngelëse” qeverisë “Rama”, ndërsa ndër 64% që i kanë dhënë “notë kaluese”, 11% e kanë dhënë atë me gjysëm zemre.
A ka sakrificë që nuk e bëjnë prindërit për të arsimuar fëmijët e tyre?
Ai quhet Yu Xukang, është një dyzetvjeçar nga Kina jugore, është i divorcuar, ka një fëmijë ulok, dhe tabloidi britanik ‘Daily Mail’ e ka shpallur si babain e vitit. Nuk ka bërë gjëra heroike të tipit, “është hedhur në zjarr, apo ka dhuruar një shpretkë, apo … për të shpëtuar të birin”. Jo, ai ka bërë një gjest më të thjeshtë e më të pabujë, sidoqë më pas, pa e kërkuar, ai është gjendur në mes të bujës.
A shtrembërohet realiteti nga lajmet?
Në mendimin tim po, por mendoj se është një çështje që hap një debat, ku ka argumente të vlefshme nga disa pozicione. Gjithsesi, shpesh vë re në komente të ndryshme tepeshkupauje.com, se në qëndrimet e bashkatdhetarëve tanë nëpër botë ka një fije shqetësimi dhe keqardhjeje për ne që jetojmë në Shqipëri. Kjo e bazuar në perceptimin se në Shqipëri, njerëzit vriten e priten çdo ditë, se Shqipëria është një vend i përgjakur, me tritol poshtë makinave, aksidente të tmerrshme, vrasje, therje, djegie, përdhunime, vetëvrasje, grabitje dhe tonelata mbi tonelata hashash të presuar.
Ballkani midis fantazisë imagjinare dhe realitetit
Albert Doja*
E ka kuptuar Basha se kush e pengon atë të bëhet lider?
Dualizmi Basha-Berisha brenda PD-së nuk është një shpikje e njerëzve që PD-së nuk ia duan të mirën. Kjo gjë pranohet tanimë edhe nga vetë demokratët. Por puna është se këta e pranojnë vetëm në biseda të shpenguara miqësore, e jo në rrethana të një diskutimi publik. Nuk para qëllon pra që këta të dalin në publik e të thonë se “po, është e vërtetë, dualizmi ekziston”. Nuk e kanë për gjë të pohojnë që kreu de jure e de facto i PD-së është Lulzim Basha, por kur vjen pun ate ajo gjëja tjetër, përgjigjen e kanë të standardizuar.
Islamit i duhet John Locke i tij
Mustafa Aykol
KA DORËZUAR PUSHTETIN, POR JO “SHTETIN”
Një nga tiparet më të qenësishme të autokratizmit berishian është kapja e institucioneve të pavarura të shtetit për t’i vënë në shërbim të klanit të Sali Berishës. Dhe e vërteta është se duke përdorur një larmi mjetesh e taktikash, si tiraninë e shumicës apo ndryshimet e Kushtetutës të bëra në vitin 2008, Berisha ia arriti të pushtojë një numër institucionesh kyçe të shtetit të projektuara për të qenë të pavarura, duke vendosur delfinë të tij në krye të tyre.
Karnevalet e vesh-prerëve
Dikush më pyeti nëse di gjë a po zhvillohen karnevalet në Shkodër, një pyetje që më kapi jo vetëm të pa-informuar por dhe të habitur. Kujt i interesojnë karnevalet? Po zhvillohen karnevalet në Brazil, por, në tavolinat tona nuk para flitet për karnevale. Flitet, çuditërisht shumë për Ukrainën. Ndoshta po bëhen karnevale dhe në Shkodër, kushedi. Karnevalet kanë vdekur prej kohësh, bashkë me ata që i bënin dikur. Shoh ndonjëherë më të rrallë ndonjë bisht kronike për diçka të organizuar nga Bashkitë, një përpjekje e trishtueshme për të ngjallur një traditë që e kemi vrarë me vetëdije.