E ka kuptuar Basha se kush e pengon atë të bëhet lider?

Postuar në 12 Mars, 2014 12:39
Mustafa Nano

Dualizmi Basha-Berisha brenda PD-së nuk është një shpikje e njerëzve që PD-së nuk ia duan të mirën. Kjo gjë pranohet tanimë edhe nga vetë demokratët. Por puna është se këta e pranojnë vetëm në biseda të shpenguara miqësore, e jo në rrethana të një diskutimi publik. Nuk para qëllon pra që këta të dalin në publik e të thonë se “po, është e vërtetë, dualizmi ekziston”. Nuk e kanë për gjë të pohojnë që kreu de jure e de facto i PD-së është Lulzim Basha, por kur vjen pun ate ajo gjëja tjetër, përgjigjen e kanë të standardizuar.

“Berisha është leader historik i kësaj partie, është leader me kontribute, nuk mund të largohet nga PD-ja, nga parlamenti, nga politika”, thonë, dhe me këtë lënë të kuptohet se dualizmi është jo vetëm një gjë e pashmangshme, por edhe e dobishme për PD-në.  E nuk janë vetëm demokratët që Berishës i janë mirënjohës për karrierën që kanë bërë në politikë. Janë edhe komentatorët e analistët politikë që kanë zgjedhur të jenë afër PD-së. Këta të fundit, ndonëse sot mbështesin Bashën, vijojnë të mbeten afër Berishës. Duhet të jetë e qartë për ta se, nëse duan të fuqizojnë leadershipin e Bashës, duhet të frenojnë, në mos refuzojnë, protagonizmin e Berishës, pasi ky protagonizëm po e dëmton autoritetin politik të Bashës. Madje, nëse ka një gjë që e dëmton ndikimin, autoritetin e forcën politike të Bashës në ditët e sotme, kjo gjë është – duke përjashtuar ngecjet e limitet që ka vetë Basha si lider – prania e shpërpjestimuar dhe imponuese e Berishës në jetën parlamentare e politike. Një dreq e di se pse analistët e djathtë, teksa nuk lënë gjë pa thënë në këtë botë, këtë të vërtetë nuk ua nxë goja.

Është krijuar një frymë e një klimë e caktuar në PD e në opozitë lidhur me këtë argument, dhe është kjo frymë mirëkuptimi ndaj ‘lider maximo’-s që ka vendosur stekën e diskutimeve në një lartësi, sipër së cilës nuk mund të ngrihet askush. Dje, në një intervistë, Dashamir Shehi u ngrit pak mbi këtë stekë, kur tha se “Berisha duhet të bëjë jo një hap prapa, por një hap anash; ai duhet t’u hapë rrugë forcave të reja, frymës së re në mënyrë që të shpresohet në një rinovim të PD-së dhe të djathtës shqiptare”. Por puna është se këtë duhet ta thonë nga brenda PD-së, duhet ta thonë ata që e shohin njimend leadership-in e Bashës si një mënyrë, në mos si një shpresë, për ta de-topalli-zuar e de-ndoka-izuar PD-në. Por në këtë pikë duhet të bëhet i gjallë Basha vetë. Është ky që duhet të na bëjë me dije se e ka kuptuar që, sa kohë Berisha do të bëjë këtë gjë që po bën, atij nuk i mbetet tjetër për të bërë, veçse të vihet në garë me Topallët e Ndokët për ta patur e mbajtur mirë me të.

Dita

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Jo, nuk e ka kuptuar! E pengojne vecorite qe nuk i ka: inteligjenca, karizma, nuhatja politike.

Tung,

Blendi

Submitted by HUANA KURTI (not verified) on

Basha asht i perzg'jedhuni i Berishes....dhe kjo asht aresyeja kryesore qe Berisha ruen statusin qe ka deri tash, medjat, analistat vetem se mbrojne Bashen sepse edhe ato jane ne te njajtin pozicion me Berishen, sikurse asht Basha.
Edhe ne zg'jedhjet per parlamentin Europian, Basha shkoi me "baben"......me kujtoi djalin e Neritan Cekes kur ja kapi Edi Rama veshin....

Submitted by Gjon (not verified) on

Situata Basha-Berisha ne PD ka shume analogji me ate te  Berlusconi- Alfano ne PDL. Dyshoj fort se Basha do te reagoje si Alfano.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.