A ka sakrificë që nuk e bëjnë prindërit për të arsimuar fëmijët e tyre?
Ai quhet Yu Xukang, është një dyzetvjeçar nga Kina jugore, është i divorcuar, ka një fëmijë ulok, dhe tabloidi britanik ‘Daily Mail’ e ka shpallur si babain e vitit. Nuk ka bërë gjëra heroike të tipit, “është hedhur në zjarr, apo ka dhuruar një shpretkë, apo … për të shpëtuar të birin”. Jo, ai ka bërë një gjest më të thjeshtë e më të pabujë, sidoqë më pas, pa e kërkuar, ai është gjendur në mes të bujës.
I biri i Yu Xukang-it, 12 vjeçar me një trup të imët (është vetëm 90 cm i gjatë), nuk është në gjendje të ecë. Por ai është i pasionuar pas shkollës, dhe shkolla më e afërt me fshatin e tyre, për dreq, është në një distancë prej 7 km. Për të shkuar atje nuk ka rrugë, ku mund të kalojnë ‘furgona’; ka vetëm rrugë pa rrugë. Dhe në këtë pikë të fabulës hyn në lojë babai i tij, i cili çohet çdo mëngjes në orën 5.00, përgatit sillën për vete e për të birin, vishet e mbathet, e vendos të birin në një kanistër, e ngjesh dhe e lidh këtë të fundit pas shpine (shihni foton), dhe … frymën e mban te shkolla. Pastaj bën rrugën e kthimit për t’u kthyer në punë, e pasi rropatet për orë të tëra që të nxjerrë bukën e gojës, në orën e duhur, niset për të marrë të birin, që është nxënësi më i mirë i shkollës. Shtatë kilometrat e fundit të ditës i bën sërish me të në shpinë. Janë gati 30 km në ditë, dhe sipas llogarive, Yu Xukang ka bërë deri më sot 1600 km. Por nuk i janë rëndur asnjë çikë. Jeton me ëndërrën që ta çojë djalin në universitet. “Do t’ia dal”, ia bën.

Në perëndim, për arsye që merren me mend, mbeten të topitur e pa fjalë përballë ngjarjesh të tilla. Por ne shqiptarëve nuk na bën ndonjë përshtypje kushedi se çfarë. Nuk di a mund të gjendet këtyre anëve një baba i tillë i devotshëm (ka ende disa mijra fëmijë, të cilëve u duhet të bëjnë disa kilometra në ditë për të shkuar në shkollë), por di që sakrificat e prindërve në emër të arsimit të fëmijëve të tyre janë ‘një zë’ i njohur në preventivin e jetës së çdo shqiptari.
Duhet thënë se këto sakrifica nuk janë një gjë e këtyrë e ditëve. Jo, janë të qëmotshme. Dhe nuk është se e dimë vetëm ne. E kanë vënë re pa asnjë mundim dhe të tjerët. Në më shumë se një rast, udhëtarë e vëzhgues të huaj të fillimshekullit të kaluar (e nuk është fjala veç për njerëz si Edith Durham-i, të marrosur pas sojit tonë) nuk kanë mundur të mos vënë re në këtë botë tejet primitive një gjë që i ka kapur në befasi: dëshirën e shqiptarëve për t’u dhënë arsim fëmijëve të tyre. Sa për ilustrim, në një libër mbi Shqipërinë që e kam momentalisht nëpër duar, autori francez Albert Mousset, historian e diplomat që ka vizituar Shqipërinë e viteve ‘920, i mësuar me sa duket me shqiptarët që nuk i kanë qejf rregullat, ligjet, taksat, shtetin, qytetërimin, etj, bën i çuditur vëzhgimin: “Ligji për arsimin e detyrueshëm për fëmijët deri në moshën 13 vjeç [i miratuar nga parlamenti shqiptar i atyre viteve] ka pasur kundërshtimet më të pakta në Shqipëri”.
Ka dhe rrethana më domethënëse që demonstrojnë dëshirën e shqiptarëve për të arsimuar fëmijët e tyre. Dhe një rrethanë është dhe kjo ‘modernja’. Janë të panumërt shqiptarët që vijojnë të bëjnë me pahir emigrantin, dhe kur i pyet se “pse dreqin kanë zgjedhur të vuajnë, e ta çojnë dëm jetën, në dhé të huaj, larg njerëzve të tyre të dashur”, të japin një përgjigje standarde: “Po e bëj për fëmijët; dua që të marrin një shkollë e një edukatë të mirë”.
Afërmendsh, ky është një lloj heroizmi, gjithashtu. Nuk ka lidhje me gjestin e fortë të Yu Xukang-ut, por është një nga ato sakrifica që në perëndim kanë harruar, apo refuzojnë, t’i bëjnë për fëmijët. Refuzojnë t’i bëjnë, ngaqë nuk u duhet t’i bëjnë. E kështu, nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të mrekullohen nga gjesti i i Yu Xukang-it.
Fotot të gjitha mund t'i shihni ne linkun http://www.dailymail.co.uk/news/article-2577520/The-devoted-...
Dita
Comments
Në janar të 2008 jam ndodhur

Në janar të 2008 jam ndodhur në Toronto. Isha atje si vizitor tek ime motër , që edhe ajo si shumë të tjerë kishte sakrifikuar shumë për fëmijët e saj. Megjithatë ajo ndjehej e lumtur, ngaqë sakrificat e saj dhe të të shoqit, ishin shpërblyer nga dy vajzat e saj, shumë të suksesshme në shkollim... Pashë me sytë e mi edhe brengën e atyre prindërve që kishin dështuar në këtë pikë. Në shkollimin e fëmijëve. Të thuash se disa e përjetonin si dramë, është pak. Qarkullonte mes emigrantëve tanë atje, edhe një anekdotë me pak humor dhe pak ngushëllim:

" Kur e pyesin një çift shqiptarësh, se cila ishte edhe arsyeja e emigrimit të tyre, ata përgjigjeshin: - Për fëmijët. Për pyetjen tjetër: Po sa fëmijë keni? Përgjigjja ishte: - Asnjë."

Nuk kuptohet mire c'lidhje ka

Nuk kuptohet mire c'lidhje ka anekdota me shkollimin e femijeve. Megjithate komplimenta per rezultatet e femijeve te motres ne shkolle.

Eshte e vertete se shume

Eshte e vertete se shume emigrante (jo vetem shqiptare) punojne ne dhe te huaj ne punera poshte inteligjences e arsimit te tyre.Kjo dukuri quhet "brain waste".Ndersa per vete kane pasur punera per te ushqyer familjen e jo karriera femijet e tyre te cilet kane mbaruar shkollat vendese me kredencialet e nevojshme kane karriera profesionale duke iu dhene mundesia te ngjisin shkallet e shoqerise e te mos mbeten thjesht statistika.Nje jete e sakrifikuar per ti dhene femijes nje jete me te mire se ajo jotja nuk eshte nje jete e cuar dem sic sugjeron artikulli por perkundrazi.

Ka te drejte Plaku Xhuxhumaku

Ka te drejte Plaku Xhuxhumaku ne komentin e tij. Me anektoden e permendur te komenti im me siper, nuk del qarte idea (ose ironia) se ka nga ata shqiptare qe, pasi ndermarrin rrugen e emigrimit, te gjitha sakrificat ia "faturojne" vetem femijeve,.. dhe keto raste mendoj se perqesh anektoda...

Ne rregull Ilir, mbas

Ne rregull Ilir, mbas spiegimit qe jep, po e marr vesh se ku e kishe fjalen.

Add new comment