Arkiv-Opinion

Myslimanët, historia dhe miti i Skënderbeut

Postuar në 20 Mars, 2014 05:06

Nuk mund të mos më tërhiqte vëmendjen një polemikë që erdhi nga Kosova mbi Skënderbeun, që u referohej edhe polemikave që janë hapur në Shqipëri mbi rishkrimin e historisë dhe dekonstruktimin e miteve. Më tërhoqi vëmendjen jo vetëm nga rëndësia e saj, por edhe pasi kam qenë një ndër pjesëmarrësit aktivë të këtyre polemikave me debate, shkrime e botime në “Përpjekja”.

Zhvillimet në Krime në këndvështrimin e së drejtës ndërkombëtare

Postuar në 20 Mars, 2014 05:03

Ksenofon Krisafi 

Duhet bërë kujdes me ca gjëra që janë të panegociueshme

Postuar në 19 Mars, 2014 13:24

Po e zhvilloj ca më tepër tezën që hodha e mbrojta në shënimin tim me titullin “Ka një problem me elitën ‘myslimane’ shqiptare” (shih linkun http://respublica.al/permbajtje/2014/03/17/ka-nje-problem-me...).

Shkrime të Alketa Spahiut e të Agron Gjekmarkajt (në vijim të polemikës Azizi-Plasari)

Postuar në 19 Mars, 2014 07:49

Polemika mes Orgest Azizit dhe Aurel Plasarit është ndjekur me interes, dhe ka provokuar reagime të shumta në botën online. Në këtë polemikë janë përfshirë dhe emra të tjerë, të njohur e të panjohur për publikun. Ne kemi veçuar dy shkrime nga dy autorë të ndryshëm, një i Alketa Spahiut që shkruan nga Franca (publikuar nga Shqipi) dhe tjetri i Agron Gjekmarkaj (publikuar nga Panorama). I kemi veçuar, ngaqë në to mbrohen pozicione të kundërta, e në këtë kuptim është si vijim i polemikës Azizi-Plasari. Po i publikojmë të dy njëri pas tjetrit:

 

President vs Qeveri, garë pa fitues

Postuar në 19 Mars, 2014 05:38

Ministri i Brendshëm i kërkoi dje takim Presidentit të Republikës për ti sugjeruar të ketë një rol harmonizues midis institucioneve në luftën ndaj krimit. Ai i tha medias se i dorëzoi kreut të shtetit një dosje me dokumente, siç nënkuptohet, ku rezulton se SHISH nuk ka informuar Policinë e Shtetit. Ky pretendim vjen në kundërshti me deklaratat e vetë Presidentit në media, se SHISH ka informuar por Policia e Shtetit nuk ka qenë korrekte në punën mbi këto informacione.

“Kurbetçiu” dhe lufta e klasave nga A. Plasari

Postuar në 19 Mars, 2014 04:23

Alketa Spahiu

Shoqëria “e hapur” dhe përbindëshi brenda saj

Postuar në 18 Mars, 2014 14:43

Na ka shokuar te gjitheve vrasja e tre vajzave te mitura ne Itali nga nena e tyre. Na shokoi, sepse ishin shqiptare. Sigurisht çështja kapet dhe trajtohet nga shume këndvështrime. Me i keqi këndvështrim mendoj është ai i paragjykimit moral dhe atribuimit te fjales “përbindësh” per nenën. Ndër të gjitha komentet e atyre ditëve vëmendjen time  tërhoqi ajo e gazetarit Edi Oga në një postim të tijin në fb i cili thonte: “Ajo ka bere nje krim, sigurisht! Me te tmerrshmin e krimeve, "infanticid"...

Një padre për Kavalierin

Postuar në 18 Mars, 2014 07:38

Në fillim të dhjetorit të kaluar, kaloi tangjent lajmi se libri monumental i at Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, do të botohej i përkthyer në italisht, me një parathënie nga vetë ish kryeministri Silvio Berluskoni. Personalisht nuk më ngacmoi shumë si lajm. I sfumuar politikisht dhe i dënuar ligjërisht, nuk do mend se Kavalieri tani ka më tepër kohë për t’u shfaqur në dimensione të tjera, mendova, dhe një ndër to është mecenati, ndihma zemërgjerë në lëmë të botimeve. Aq më tepër që ndihmën ja paskësh kërkuar vetë përkthyesja shqiptare Keda Kaceli.

Vuçiq, model i politikanit në Ballkan?

Postuar në 18 Mars, 2014 04:28

Eseisti dhe poeti i madh gjerman, Hans Magnus Enzensberger e ka një thënie të cilën e praktikon jo rrallë. “Unë jam njeri. Dhe kjo më dallon nga lisi. Sepse njeriu lëviz, ecë, ndërron shikimin, botëkuptimin dhe me këtë edhe qëndrimin e tij. Lisi jo. Ai rrin ashtu siç është dhe me këtë edhe nuk lëviz dot!”.

Me këtë mendim të Enzensbergerit ndoshta do të mund të përshkruhej më së miri në njërën anë biografia dhe në anën tjetër politika e Aleksandar Vuçiqit, prej sot, edhe zyrtarisht njeriut më të fortë në vendin fqinj.

Kauzat e vërteta kanë vdekur?

Postuar në 17 Mars, 2014 13:03

A e keni pyetur veten ndonjëherë se pse Shqipëria nuk funksionon? Unë po. Thuajse në çdo shkrim timin, përpiqem të gjej përgjigjen e kësaj pyetjeje, pse ky vend është kaq jo-funksional dhe kaq anti-europian në vlera. Dhe mu teksa po përpëlitemi të ‘hyjmë’ në Europë.  Kam frikë se integrimi nuk është veçse një miks dëshire të pandërgjegjshme për të mos u ndjerë si dele e zezë dhe nevoje për të gjetur një tajë që të na ushqejë. Shqipëria, përkundrejt optimizmit dehës të disa pak vetëve që nuk u duket “edhe aq keq”, përmbledh një tufë vesesh e anti-vlerash, që të gjithë i dimë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion