Arkiv-Opinion

Edhe njëherë për mëkatin e gegnishtes

Postuar në 24 Shkurt, 2014 06:40

Nuk dua të marr pozat e provokuesit dhe të bëhem “interesant” për lexuesin. Por desha që në krye të këtyre radhëve të pohoj, se jo rrallë mendoj, se ndër ne shqiptarët, i vetmi motiv, e vetmja shtysë për “zhvillim” është, për paradoks, kundërvënia midis Veriut dhe Jugut, midis toskës dhe gegës, midis “malokut” verior dhe “fushorit” jugor, midis gegnishtes së përbuzur dhe toskërishtes së kthyer në mit, e kështu me radhë.

Flamuri i ekonomisë dhe oferta e kinezëve

Postuar në 24 Shkurt, 2014 04:30

Këto ditë, dikasteri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik paraqiti para opinionit publik, Projektin Afatmesëm Strategjik 6-vjeçar 2014-2020 me misionin "Për një Shqipëri konkurruese", për të cilën organizatorët u shprehën me një fjalor rutinor që nuk tregon diçka konkrete, si p.sh.: "Shqipëria synon të arrijë në 2020-ën një vend që zhvillon dhe përmirëson klimën e biznesit dhe SME-ve, nëpërmjet një tregu të hapur konkurrues, një industri dinamike dhe eksporte konkurruese.

Përse shkruaj?

Postuar në 22 Shkurt, 2014 13:58

Që fëmijë, mbase pesë - gjashtë vjeç, e dija që në moshë madhore do të doja të bëhesha shkrimtar. Midis shtatëmbëdhjetë e njëzet e katër vjeç provova t'a braktisja këtë ide, por e bëra me vetëdijen se po dilja kundër natyrës time të vërtetë dhe herët a vonë do t'i vihesha të shkruarit të librave. Isha i dyti në familje nga tre fëmijë, e si me njërin dhe tjetrin kisha një distancë prej pesë vjetësh e gjithashtu shihja shumë rrallë babanë tim përpara se të mbushja tetë vjeç.

Shënime të përsëritura rreth "privatizimit total"

Postuar në 22 Shkurt, 2014 13:39

Në programin ekonomik për periudhën 2014-2016, së bashku me një panoramë të politikave ekonomike dhe prioriteteve afatmesme për zhvillimin e vendit, qeveria ka parashikuar edhe privatizimin e aseteve dhe të aksioneve të mbetura në duart e shtetit, në sektorët strategjikë dhe ato jostrategjikë. Sipas të njëjtit program, gjatë këtij procesi, pritet që në buxhet të arkëtohen rreth 172 milionë euro.

A duhen hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit?

Postuar në 21 Shkurt, 2014 05:04

Asnjë çështje, me përjashtim të asaj të pronave nuk ka ndezur aq shumë debate në Shqipëri pas vitit 1990 sa çështja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Duket se ky debat do të vazhdojë edhe për një kohë shumë të gjatë. Në parim, të gjitha palët e politikës në Shqipëri nuk janë kundër hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Kush do të guxonte të shprehej kundër? Kjo do të ishte njëlloj sikur të vetë shpallej spiun i Sigurimit të Shtetit. Palët kanë mendime të ndryshme vetëm në lidhje me modalitetet e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

Një Shqipëri tjetër në Turqi dhe rikthimi i turqve në Ballkan

Postuar në 20 Shkurt, 2014 07:14

Qarkullon një mendim, se në Turqinë e sotme ka rreth shtatë milionë shqiptarë. Megjithatë nuk janë bërë përpjekje për t’i hyrë me themel kësaj çështjeje dhe mbi bazë të dhënash kërkimore, të kapërcehen hamendësimet. Nuk është fjala për një kureshti, që të tirret nëpër muhabete. Njohja e numrit dhe e gjendjes së shqiptarëve në Turqi ndriçon jo vetëm anë të ndërlikuara të historisë sonë, sepse i kemi kaluar pesë shekuj brenda Perandorisë Osmane, por edhe për të menduar në ditët e sotme si shoqëri, si shtet dhe si kulturë për këtë pjesë të gjakut tonë.

Të majtët, të djathtët dhe fondamentalistët

Postuar në 20 Shkurt, 2014 05:57

Po “fus hundët” edhe unë në një debat që më tërhoqi vëmendjen, pasi me temën e tij jam marrë jo pak. E kam fjalën për komentet që ngjalli batuta e Ramës mbi të majtët dhe të djathtët në Shqipëri, që u pasua nga një shkrim i Fevziut kundër tij. Kryeministri, duke cituar Bernard Shaw-n, tha se “jo të gjithë të djathtët janë budallenj, por shumica e budallenjve janë djathtas” (duke nënkuptuar se këtë shumicë në Shqipëri e gjen te PD).

Protestë pa titull moral

Postuar në 20 Shkurt, 2014 04:56

Falë 20 shkurtit të 1991, më 20 shkurt të 2014 nuk kemi ç’të përmbysim. Historia në këtë rast duhet të shërbejë vetëm për të na kujtuar se, pavarësisht përpjekjeve tona, nuk mundemi dot ta riciklojmë. Historia ndodh, nuk ribëhet. Madje, edhe sikur të ish e kundërta, nuk ka asnjë arsye për të pretenduar përsëritjen e saj. Në të gjitha variablat e mundshme të analizës jemi 23 vjet më të rritur, 23 vjet më të pjekur dhe 23 vjet më të vetëdijshëm se, pavarësisht dështimeve, rënieve, plagëve të këtij rrugëtimi demokratik sfilitës, i kemi mbyllur hesapet me atë që përmbysëm 23 vjet më parë.

E keqja që bëjmë sikur nuk e shohim

Postuar në 20 Shkurt, 2014 04:41

Në harkun e 24 orëve, mediat shqiptare kanë regjistruar tri histori të veçuara mes tyre, të cilat lidhen me drogën. Në një zonë të quajtur “Hidrovori” në Vlorë, është zbuluar një tunel rreth 9 metra i gjatë, i cili, sipas policisë, përdorej për magazinimin e drogës. Kurse në Sarandë janë zbuluar një varkë dhe një makinë, në të cilat ndodheshin përkatësisht 70 dhe 140 kg marijuanë, e destinuar mesa duket, për tregun grek dhe atë italian. Kjo është një kronikë që tashmë nuk përbën më lajm. Gomonet dhe makinat e kapura, janë të vështira të numërohen në fund të një jave kalendarike.

Kur Sarajeva digjej në flakën olimpike

Postuar në 19 Shkurt, 2014 05:58

Thuajse asgjë nuk ka mbetur “gjallë” nga Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) Sarajeva ’84. Shtigje të braktisura e të shkatëruara skijimi dhe ndonjë grafit i zbehur janë të vetmet shenja që tregojnë se para 30 vjetësh, yje sporti nga mbarë bota zbarkuan në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Më 8 shkurt 1984, LOD në Sarajevë u hapën para 45 mijë vetave, në Stadiumin Koshevo. Kishte rënë borë gjithë natën, duke sjellë disponim tek organizatorët, të cilëve një ditë më parë nuk u zihej vendi-vend, pasi që fjollë bore nuk shihej kund.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion