Edhe njëherë për mëkatin e gegnishtes

Postuar në 24 Shkurt, 2014 06:40
Sami Milloshi

Nuk dua të marr pozat e provokuesit dhe të bëhem “interesant” për lexuesin. Por desha që në krye të këtyre radhëve të pohoj, se jo rrallë mendoj, se ndër ne shqiptarët, i vetmi motiv, e vetmja shtysë për “zhvillim” është, për paradoks, kundërvënia midis Veriut dhe Jugut, midis toskës dhe gegës, midis “malokut” verior dhe “fushorit” jugor, midis gegnishtes së përbuzur dhe toskërishtes së kthyer në mit, e kështu me radhë. E pranoj me vetëdije se në këtë pohim ka teprim, por nuk mund të pranoj se ky farë pseudomotivi për “zhvillim” nuk ekziston. Përkundrazi, ekziston dhe madje e bën jetën e vet për shtatë palë qejfe në rrjete sociale ku hidhen gjithfarë mendjendryshkësirash, në faqe të shtypit të shkruar dhe herë-herë edhe në strukturat shtetërore e  parlamentare. Kjo e fundit më bën të mendoj se sa shumë kemi për të bërë që ta civilizojmë vetveten në një shkallë me kombe e shtete me stabilitet ligjor dhe me demokraci të zhvilluar. Por, për të mos mbetur në rrafsh konstatimesh, le të sjell një shembull, jo pak të diskutuar të kohëve të fundit.

Ca ditë më parë, midis emrave të propozuar për ambasadorë u paraqit në komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme edhe emri i Ardian Ndrecës, një profesor i njohur  në Universitetin e mirënjohur Urbaniana të Italisë. Zoti Ndreca është gjithashtu një publicist aktiv dhe ka bërë emër me publicistikën e tij për çështje të ndryshme historike, politike e kulturore. Pavarësisht se jo gjithnjë pajtohem me këndvështrimet e tij prej liberali, më duket se kemi të bëjmë me një profesionist të spikatur e me erudicion të gjerë. Kështu që, edhe personalisht kandidatura e tij për ambasador në Vatikan më është dukur e gjetur mirë dhe me kredenciale të besueshme. Por, çfarë ndodh?

Sikurse dihet, zoti Ndreca është përballur me pyetje dhe me vërejtje në komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë. Nuk dua t’i përsëris të gjitha debatet sepse e konsideroj normale që të ketë debat në raste të tilla. Por, ndërkaq nuk mund të mos vëresh se për fat të keq, në debate të kësaj natyre nxjerr krye preteksti për të ngritur furtunë në një gotë me ujë. Ai që pyet, deputeti pra, duket sikur pyet nga maja e Olimpit, dhe ky që përgjigjet gati-gati konsiderohet si një askurrkush që e ka “në dorë” ai që pyet. Këtë ndjesi më krijon pyetja arrogante e Ben Blushit rreth mënyrës se si shkruan Ardian Ndreca. Është jo vetëm një pyetje, por edhe si një pretencë prokurori e formuluar banalisht me direktiva propagandistike si në kohë të qepës. Më konkretisht, ja se si i drejtohet deputeti Blushi profesorit Ndreca: “Ju e konsumoni veprimtarinë tuaj në gegërisht. Nuk duhet ta bëni këtë kur jeni zyrtar. Nuk duhet të cenoni gjuhën letrare.”

Zoti Ndreca, sikurse bën me dije shtypi, i është përgjigjur deputetit Blushi duke i sqaruar se ai ka shkruar publicistikë si një qytetar i lirë dhe se e di fare mirë se si e qysh duhet të shkruajë në post një zyrtar i administratës. Deri këtu gjithçka është e qartë. Ajo që fshihet ndër rreshta është se Blushi, ndonëse nuk e shpreh literalisht, kërkon t’i imponohet Ndrecës me një dogmë, që as më shumë dhe as më pak e ka burimin në ateizmin shqiptar i cili bashkë me rrafshimin e kishave dhe të xhamijave, rrafshoi edhe pasuritë e gegërishtes, një gjë kjo krejt e njohur, madje e pranuar edhe prej liberalëve si puna a Blushit me shokë.

Të bëjmë një supozim. Ta zëmë se z. Nishani ia fal Ndrecës cilësimin që i ka bërë ai në një shkrim, ose ta zëmë se Ndreca në kanale që i di ai, privatisht i kërkon të falur Presidentit Nishani (dhe do qe më normale që Presidenti Nishani ta anashkalonte cilësimin që Ndreca, në pozicionin e një intelektuali kritik, i ka bërë atij vetë, duke treguar me këtë qytetërim dhe mendje të hapur). Pra, ta zëmë se në këtë atmosferë krijohen kushtet që Ndreca të marrë (dhe duhet ta marrë) firmën e Presidentit dhe të akreditohet Ambasador në Vatikan. Pastaj, ta zëmë se Ndreca, vazhdon të shkruajë në gegërisht jo vetëm publicistikën e tij, por edhe shkresat zyrtare. Çfarë prishet këtu? Nuk do ta kuptojnë në Vatikan? Sigurisht që do ta kuptojnë, sepse në Vatikan ai mund të flasë gjuhën zyrtare të shtetit të Vatikanit, pa përmendur sa e sa gjuhë të tjera perëndimore të mediumit komunikativ. Por edhe nëse do flasë shqip-gegnisht, ai do të kuptohet në Vatikan, ashtu siç janë kuptuar të gjithë shqiptarët e ditur që kanë komunikuar me Vatikanin. Dhe që të gjithë kanë komunikuar në gegnisht. Pa krijuar asnjë keqkuptim me shtetin e Vatikanit. Nuk do ta kuptojnë në Ministrinë e Jashtme? Sigurisht që do ta kuptojnë. Nuk do ta kuptojë Kryeministri? Sigurisht që do ta kuptojë, se ndryshe nuk do ta kishte propozuar për Ambasador. Në Vatikan Ndreca do të shkojë, nëse shkon, si katolik dhe Vatikani afërmendsh, e di fare mirë se katolikët e Shqipërisë flasin gegnisht dhe kështu kanë folur me mijëra vjet dhe do të ishte absurditet që të kërkohej që të flisnin, të shkruanin, apo të mendonin, pothuajse ateistikisht sikurse do të dëshironte ndoshta deputeti Blushi. E keqja këtu nuk qëndron tek mënyra se si shkruan profesori Ndreca. E keqja qëndron në atë se, në rast mosaprovimi prej Presidentit Nishani, cilado qoftë arsyeja që mund të artikulohet, njerëzit do ta mbajnë mend barrierën që i vuri deputeti Blushi me të ashtuquajturin mëkat të përdorimit të gegnishtes prej Ndrecës. Sepse, edhe pastaj jeta do të vazhdojë, zoti Ndreca prapë do të jetë profesor në Universitet, dhe prapë do të shkruajë publicistikë në gegnisht. Por shija e keqe do të mbetet. Dhe shija e keqe ka të bëjë me paragjykimet e tipit blushian.

Këta që e përsërisin urdhërorin “duhet kështu” e “duhet ashtu”, pavarësisht se hiqen si modernë, ende nuk kanë kuptuar se në një shoqëri të lirë, laiciteti nuk është e njëjta gjë me mohimin e të menduarit apo të shprehurit si besimtar i Zotit. Përkundrazi, në një shoqëri të lirë, në një shtet laik, themelore është bashkëjetesa e të gjitha kulturave, midis të cilave edhe ajo ateiste që mund të përfaqësojë deputeti Blushi në rrafsh linguistik. Kjo lloj bashkëjetese është tipar i shteteve të konsoliduara ligjore dhe i demokracive të zhvilluara ku synon të mbërrijë edhe Shqipëria. Është absurde që dikush të bëhet xheloz se Ndreca është katolik dhe i ditur dhe si i tillë mund të emërohet Ambasador në Vatikan. Unë mund të jem konservator në ideologji dhe të tillë e konsideroj veten, por kjo nuk më pengon që liberalin Ndreca ta pranoj si bashkëkombës si ambasador në Vatikan.

Në këtë  këndvështrim, do të doja ta ritheksoja edhe një herë se ka ardhur koha që ashtu si kombet e qytetëruara të Perëndimit, të debatojmë për filozofitë reale të zhvillimit dhe jo të mbetemi pengje të paragjykimeve. Paragjykimet nuk tregojnë tjetër veçse një mënyrë të re të vetizolimit nga bota, tashmë pa ndërtim bunkerësh fushave e maleve të Shqipërisë, por me bunkerë brenda vetes, të cilët ngujojnë aftësi e kapacitete intelektuale që mund t’ia përshpejtojnë rrugën vendit drejt Perëndimit.

Marrë nga Mapo

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

a ka njeri që mund të mi përkëthej këto mendime të këtij njeriu??"ateizëm linduistik"?????atëherë i vjen që të ket dhe"teizëm lingustik"? more çfar nuk po na dëgjojnë veshët në këtë gjuhë!!

"themelore është bashkëjetesa e të gjitha kulturave, midis të cilave edhe ajo ateiste që mund të përfaqësojë deputeti Blushi në rrafsh linguistik."

more po ky njeri ka lexuar shkrimin që është bërë për këtë temë??mor kjo qënje a nuk e shikon që vete¨nderca i ka dhënë përgjigjen e drejtë blushit duke thënë se si privat ai shkruan gjuhën që i do zëmra dhe si zyrtar shtetror shkruan gjuhën zyrtare??çhyn në punë besimi i ndrecës në këtë mes dhe ku është xhelozia e blushit??blushi o kushdo tjetër është një përfaqsues i popullit,më i larti!është deputet dhe ka si për detyrë dhe të drejtë morale dhe përfaqsuese të pyesë dhe kritikojë këdo,jo vetëm ndrecën!!

"Është absurde që dikush të bëhet xheloz se Ndreca është katolik dhe i ditur dhe si i tillë mund të emërohet Ambasador në Vatikan."

këtë se morra vesh fare:"Unë mund të jem konservator në ideologji dhe të tillë e konsideroj veten, por kjo nuk më pengon që liberalin Ndreca ta pranoj si bashkëkombës si ambasador në Vatikan."

zotëria si të gjithë rrumpallat shqiptar akoma nuk e ka kuptuar se shteti nuk është,"ec mo mo se diku do të dalë",zotëria thot se fol si të duash se dikush do të të kuptojë!!thotë se ndreca mund të përfaqsojë shqipërinë dhe me italisht a lombardisht,piemontezshe a gegërishten e shkodrës!jo mor njeri kur të ulet për të bërë muhabet privat se ndalon kush ndrecën të flasë si të dojë,por kur përfaqson shtetin duhet ta përfaqsojë në gjuhën standart të shtetit!jo në gjuhën e katunit të tij!!

pastaj ky i shkretë njeri që nuk e di nivelin e tij arsimor,por niveli i tij mendor është jashtëzakonisht i ulët!kjo duket qartë!ai flet si pjesa më e ulët e shqiptarëve me mentalitet me të vërtet anadollak!

"ndreca mund të gjejë rrugët për ti kërkuar falje nishanit(ti fusë ndonjë mik,thjesht për të përfituar vëndin e punës)dhe në këtë mënyrë mund të marrë firmën e tij"!mor njeri nderca nuk e ka ofenduar nishaninai e ka quajtur"ulok moral" dhe asgjë më tepër!!pavarsisht se "ulok"-invalid përkon me gjëndjen fizike të nishanit,ajo nuk është shprehur në kuptim për ta ofenduar fizikisht!fjala është përdorur si metaforë për veprimet e turpëshme politike të nishanit!!për këtë mendoj dhe shpresoj që ndreca të mos i kërkojë asnjëhrë falje nishanit!po bëri një gjë të tillë atëherë vetë ndreca do të ishte një"ULOK MORAL",një njeri që do të shiste mendimin e tij për një vënd pune!!

me të vërtet për të ardhur keq për një nivel të tillë shkrimi!

llum!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk due te perjashtoj problemet e tjera qe shtron autori. Po ndalem vete ne kete shprehjen ma poshte:

"...Ta zëmë se z. Nishani ia fal Ndrecës cilësimin që i ka bërë ai në një shkrim, ose ta zëmë se Ndreca në kanale që i di ai, privatisht i kërkon të falur Presidentit Nishani (dhe do qe më normale që Presidenti Nishani ta anashkalonte cilësimin që Ndreca, në pozicionin e një intelektuali kritik, i ka bërë atij vetë, duke treguar me këtë qytetërim dhe mendje të hapur)...."

Per mue a u caktue Ndreca ne detyren qe flitet per ne Vatikan apo nuk u caktu kjo asht nji pune tjeter. Por ajo qe me ban teper pershtypje asht se Presidenti Nishani per nji cilesim o ndonji kritike me vend ose pa vend te Ndreces, u dashka qe Ndreca ti kerkoje falije se per ndryshe Nishani nuk e emroka ne ate detyre. Keto dy probleme PARIMISHT nuk duhet te kene fare lidhje me njena tjetre. Nejse. Keshtu u gjykuakan punet. E habitshme.

Submitted by Anonim (not verified) on

po te perdore napoletancen ,si qytetar i lire medemek, do ta pranojne ne vatikan??   jane disa njerez qe nuk dine te bejne dallimin midis shtetit dhe fisit!  kjo vjen se akoma nuk kane identitet kombetar por vetem identitet krahinor!  eshte pune kohe d.m.th , sa te zbuten

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.