Arkiv-Opinion

Ndreca na duhet, por jo në Vatikan

Postuar në 11 Shkurt, 2014 11:37

Rasti i shkrimtarit e gazetarit Ardian Ndreca, është i fundit i një serie njerëzish që unë i vlerësoj, dhe që i bashkohet korpusit qeverisës. Ai (siç pritet) do të jetë Ambasador i Shqipërisë në Vatikan. Me sa lexova, ndërsa diskutoheshin kandidaturat kish lindur edhe një debat, se paska fyer Presidentin, apo se rrezikon të shkruajë në gegnisht (!). Në fakt, debati i vërtetë do të qe: A duhet që njerëz si Ndreca t’ia heqim shoqërisë civile e t’ia japim shtetit? Por para se të shkojmë atje, do doja të vlerësoja nga ana personale se çfarë humbas e çfarë fitoj nga ky emërim.

Na la Skënderi, u nda nga ne!

Postuar në 11 Shkurt, 2014 05:38

As unë nuk e dij se si këtu në një cep të ShBA, sot u ngrita më herët se zakonisht dhe, më e pabesueshme akoma, hapa kompiuterin pa ndonje shtysë të vecantë. Pashë për emailet. Më goditi një ngushëllim Ma dërgonte ime mbesë, Ejona. Lajm i dhimbshëm: Sallaku i ndarë nga jeta! E prisja. Gjithë këto ditë kam qenë i lidhur me të shoqen, Vitoren dhe me të bijën Denisën. Ato nuk kishin fare besim se ai do t'ia dilte në përpjekjen e madhe. Dhe ja, e pritura e dhimbshme, ndodhi.

Hebrenjtë: Frika ndaj martesave me të tjerët

Postuar në 11 Shkurt, 2014 04:09

Martesat me njerëz me kombe apo fe të tjera për hebrenjtë përbëjnë një kërcënim të madh për mbijetesën në të ardhmen të këtij kombi. Pra çfarë ndodhi kur u dhanë lajme se djali i Kryeministrit të Izraelit ka një të dashur norvegjeze, pra jo izraelite?

Gazeta e përditshme norvegjeze “Dagen”, javën e kaluar raportoi se norvegjezja Sandra Leikanger dhe djali i Kryeministrit Benjamin Netanjahu, Jair, janë çift. Zyra e Netanjahut iu përgjigj pyetjeve të medias izraelite, duke këmbëngulur se të dy janë vetëm shokë klase. Por dëmi është bërë sakaq.

Edith Durhami, lebërit dhe lirikat e tyre me kusarë...

Postuar në 10 Shkurt, 2014 13:02

Kur flitet për labët ose lebërit dhe sidomos për veset e tyre, në librin "Unë jam gegë", gazetari Mustafa Nano, shumë referenca i ka mbledhur edhe ndër kronikanë dhe studiues të huaj. Albanologu austriak Johann Georg von Hahn, shkrimtarja britanike Edith Durham, Nathalie Clayer, Ibrahim Mansour, anglezi William Martin Leake dhe Wadham Peacock-u është lista serioze e të huajve, që ka qëmtuar dhe që iu referohet ky autor në këtë libër, në kapitullin ku flitet pra për lebërit.

Mandatet e Dukës dhe mandata e futbollit...

Postuar në 10 Shkurt, 2014 04:38

Nuk ka kundërshtarë dhe ky fakt nuk ia rrit vlerat e rikonfirmimit për herë të katërt në krye të futbollit shqiptar. Përkundrazi, kandidimi i vetëm i Dukës për kreun e FSHF-së dëshmon për një "ujë që s'ecën" në futbollin tonë, pra që është kthyer në një "moçal", në të cilin mund të gjesh të gjitha mikrobet. Të shumta e shkatërruese, sa për të helmuar një sport të tërë, më të dashurin për shqiptarët.

Numri i të papunëve, shumë larg 1-milionëshit...

Postuar në 09 Shkurt, 2014 16:42

Shifrat e papunësisë kanë qenë një temë e nxehtë e debati politik mes Socialistëve dhe Demokratëve. Kur ishin në opozitë, Socialistët deklaronin se shifra zyrtare e papunësisë (146 mijë të papunë) nuk ishte reale, duke pretenduar se në Shqipëri ekzistonin 1 milion të papunë.

Bastardimi i gjuhës nga librat tek gazetat

Postuar në 09 Shkurt, 2014 06:46

Vendosja pluralizmit demokratik në Shqipëri pas gati 50 vjetëve të diktaturës komuniste, nuk do të thotë që edhe në gjuhën shqipe të vendoset një “pluralizëm demokratik” ashtu si, për fat të keq, e perceptojnë shumë nga mediat e të gjitha ngjyrave, TV-të, si edhe  nga shtëpitë botuese në Shqipëri.

Një takim me Vaçe Zelën

Postuar në 08 Shkurt, 2014 13:04

Në qershor të vitit 2005 isha për një vizitë në Zvicër. Të nesërmen e arritjes në vendin helvetik, kërkova nga mikpritësit e mi që t’i bëja një vizitë këngëtares së madhe Vaçe Zela, e cila kishte vite që jetonte me familje në qytetin e Bazelit. Në ditën e caktuar, me një mikun tim, u gjendëm në qytetin e bukur buzë Rajnës... Miku im, Naimi,  bleu një buqetë me lule të bukura, kurse unë kisha marrë me vete një libër timin me poezi për t’ia dhuruar artistes së madhe.

Ajatollahu nën çarçafë: seksi dhe ligji islamik

Postuar në 08 Shkurt, 2014 11:09

Një klerik i quajtur Ajatollah Gilani, deri atëherë i panjohur, u kthye në sensacion për televizionin shtetëror në vitet e para të Revolucionit Iranian, me teoritë e tij të çuditshme mbi seksualitetin dhe ligjin Islam.

In memoriam: Një ditë në shtëpinë e Vaçe Zelës

Postuar në 08 Shkurt, 2014 11:03

Vaçe Zela pati fat të madh se erdhi në Tiranë kur jeta artistike ishte në kulmin e saj. Në vitin 1957, Tirana ishte mbushur me një rini universitare, me teatro, ansamble, estrada, me artistë që kishin ardhur nga Bashkimi Sovjetik, që kishin studiuar në Leningrad. Ndërsa trendi muzikor deri në atë kohë ishin një grup këngëtaresh e këngëtarësh që ndiqnin ritme të prapambetura të rumbos, të tangos dhe serenatës, që ishin ritme të lodhura.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion