Numri i të papunëve, shumë larg 1-milionëshit...
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5219_egdierh.jpg?itok=44fii6VA)
Shifrat e papunësisë kanë qenë një temë e nxehtë e debati politik mes Socialistëve dhe Demokratëve. Kur ishin në opozitë, Socialistët deklaronin se shifra zyrtare e papunësisë (146 mijë të papunë) nuk ishte reale, duke pretenduar se në Shqipëri ekzistonin 1 milion të papunë.
Në një intervistë dhënë të djelën Top Channel-it, Fahrad Mehrani, konsulent i INSTAT-it, tha se: “Standardet ndërkombëtare mbi punësimin dhe papunësinë kanë ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, pas 31 vjetësh. Kështu që është natyrale që INSTAT-i, i cili do të ndjekë standardet ndërkombëtare, të adoptojë më të fundit. Norma e papunësisë, bazuar në metodën e vjetër, ishte rreth 13%. Me standaret e reja, papunësia në Shqipëri është 21%.”
Më tej Merhani sqaroi se “Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave që punojnë për të siguruar jetesën, veçanërisht në bujqësi. Këta janë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, jo për të shitur. Në Shqipëri janë rreth 300 mijë të tillë. Deri tani këta quheshin si të punësuar. Por, me standardin e ri kjo kategori nuk konsiderohet si e punësuar. Ajo pjesë e tyre që bën presion në treg, duke kërkuar punë, do të regjistrohen si të papunë dhe janë rreth 40 mijë të tillë.”
Në buletinin e fundit të INSTAT-it, publikuar në 21 janar 2014 (http://www.instat.gov.al/media/222829/anketa_tremujore_e_forcave_t__pun_s__tr_3_2013.pdf ), shifra e të punësuarve ishte 928,456 persona dhe e të papunëve ishte 188,944 persona. Pra totali i forcave aktive të punës ishte 1,117,400. Duke përdorur 21-përqindëshin e Mehranit, i bie që shifra e rillogaritur e të papunëve duhet të jetë rreth 235 mijë. Por kjo shifër është shumë larg 1-milionëshit të pretenduar nga socialistët...
Në fakt, në intervistën e tij, Mehrani shkoi edhe më tej. “Paralelisht, janë edhe të punësuarit me pak orë që duan të punojnë më shumë. Gjithashtu është edhe kategoria e të dekurajuarve. Në standardet e reja, këto përkufizime janë qartësuar dhe po ashtu edhe mënyra se si llogariten. Nëse i shtojmë dhe këto dy kategori në shifrën e papunësisë në Shqipëri, ajo shkon 40%. Pra, totali i njerëzve që janë ose të papunë, ose të nënpunësuar, ose të dekurajuar është rreth 40%,” deklaroi ai.
Sipas faqes së internetit të CIA-s, kjo shifër vlerësohet të jetë 30% (https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html), por le ta quajmë të mirëqenë shifrën e Mehranit.
Meqë ai nuk sqaroi se sa janë të punësuarit me pak orë që duan të punojnë më shumë (të nënpunësuarit) dhe sa janë të dekurajuarit, po abstragojmë se numri i tyre është i barabartë. Bazuar në këtë abstragim, arrijmë në shifrën ekstreme të 470 mijë të papunëve. Prapë, shumë larg 1-milionëshit të pretenduar nga Socialistët, kur ishin në opozitë...
Kjo mospërputhje e akuzave që bëjnë partitë kur janë në opozitë, me shifrat që gjejnë kur vijnë në pushtet, është sëmundje e kahershme e tranzicionit 23-vjeçar shqiptar. Dhe shembulli i mësipërm duhet të shërbejë edhe si mësim për opozitën aktuale, që të mos bëjë akuza në ajër. Sepse nesër mund të vijë përsëri në pushtet dhe do t’i duhet të ballafaqojë akuzat e sotme me shifrat që do të gjejë kur të ketë drejtimin e vendit...
Comments
Z. Zaloshnja, perpara 23

Z. Zaloshnja, perpara 23 qershorit, keto perllogaritje me shifrat i bene te gjithe ata qe merrnin vesh nga perllogaritjet dhe u tha e stertha se 1 milionshi i Rames eshte genjeshter e paster dhe nuk ka asnje mundesi ta haje njeri, sepse bente muuu! por Ti, Erion Brace e Andrea stefani nuk u prononcuat asnjehere per kete genjeshter te paster. U koncentruat tek propaganda per PS-ne qe funksionon duke shpikur dhe duke "mos folur". Prandaj keto "letrat higjenike" qe na i servirni tani pas te vjelit nuk pijne uje, vetem sa deshmoni se po mundoheni te na krijoni pershtypjen se jeni "te pavarur" - sigurisht me materiale qe nuk cenojne me kend apo jane te pa demtueshme per momentin qe shkruhen. Ja keshtu funksiononi Ju te propagandes se Medias!

Pale po na ben edhe moral per Opoziten e tashme duke i thene "mos rre tani ti si ne qe rrejtem"

Turp!

Duke patur parasysh se PS
Duke patur parasysh se PS erdhi ne pushtet mesimi eshte te genjesh sa me mire dhe jo te mos genjesh
Asnje njeri nuk eshte imun

Asnje njeri nuk eshte imun ndaj manipulimit prandaj dhe Ty moj Pantere e Zeze te ka ardhe dita e ndihmuar nga politika e nga mediat te dalesh e te na besh fiskulture te trunit. Imazhet jane po ato, ritualet po ato, pushtetin e keni po jo te kuqte, simbolet po ato, shtepia e Enverit po aty, e ruajtur dhe mirmbajtur, muzeu po aty, dhe trushplarja po ketu nepermjet mediave nga nje energji e zeze kriminele si krijesa jote. Idintitet, ku ka idintitet? Ne jemi po ajo mase idiote e verber qe indetifikohemi e manipulohemi nga ju o monstra gjakthithese. Nuk ka viktima, viktima jeni ju diktatoret, kjo te ngel ne mendje mbas leximit jo Vace kurva autoporlandi juaj trushplares. Nuk ka kujtese, nuk ka hapje dosjesh, nuk ka muze te historise po mashtruesi e psikopati do te na hapi muze te fese vetem per te manipuluar dhe larguar nga realiteti i vertete dhe shtepine nuk e rrafshoj po do ta kthej ne gur kilometrik te kujteses se diktatures komuniste. Pushta dhe vampira jeni qe nga Edi Rama, Sali berisha , Ilir meta dhe nga lekurkuqe si nanao e kompani. Ke te drejte moj kadaver e pa kallme te na helmosh shpirtin...se nuk je vetem...Aq sa nuk te bejne vend as te besh koment po ke vetem eskluzivitetin e rrufese vertikale qe te na shpaleshe trunin dhe ne te shujme. po e postoj ktu se ke nexhi kurva nuk keni hap hapsir e e keni bunkerizu. Ba ke ty se ke thon qe je i djathte.

mua me dalin rreth 2 milione

mua me dalin rreth 2 milione te papune dhe ja si po e llogaris.Rreth 1.5 milione shqiptare kane shkuar ne emigracion,eshte rreth 1/3 e gjithe popullsise,me gjeni z.Zaloshnja nje emigrim kaq biblik dhe ju lutem me sqaroni arsyet perse"ia mbathen"nga syte-kembet?Une po jap versionin tim,ia mbathen(dmth u shpergulen naten,ke kembe nga kufiri dhe me gomone si asnje boat people tjeter)sepse u denuan me papunesi.Ndoshta dikush edhe per nje oferte me te mire,por shumica ama ia mbathi sepse mbeti e papune.Ktheji sot te gjithe brenda muajti dhe me bej pakez hesapin e nr.te papuneve,do çuditet dhe ajo agjencia qe citoni ju!Nga ana tjeter degjova nje nenpunes,me duket zv/minister qe citoi nr.e te papuneve bazuar tek raporti i cia-s.Turp i madh,te jesh funksionar dhe te marresh te dhenat e te papuneve nga nje agjenci matane oqeanit,nuk e kuptoj se perse paguhen?Per te na perkthyer shifta nga anglishtja ne shqip?

1000001 me gjithe mua qe nuk

1000001 me gjithe mua qe nuk me ka futur ne llogari njeri

Add new comment