Arkiv-Opinion

Politika shqiptare po kap fundin

Postuar në 24 Janar, 2014 07:25

Në Mapon e  para ca ditësve raportohej/interpretohej në mënyrë interesante ajo që po ndodh në Lezhë. Thuhej pak a shumë kështu: „Në PS duan që në Kuvend, në vend të ministres Mimi Kodheli që e ka lënë vendin e deputetes së Lezhës, të vijë Arben Ndoka, që në listën shumemërore të deputetëve është i treti. Para tij ish një grua, Merjeme Delishi, dhe ish kjo që mori mandatin e deputetes. Por papritur zonja Delishi dha dorëheqjen me motivacionin se është e sëmurë. I erdhi radha Arben Ndokës?

Mediat dhe Politika, lajmi i Hashimit

Postuar në 24 Janar, 2014 04:05

GËZIM MEULI/

A ndryshojnë, vërtetojnë apo sajojnë mediat qëndrimet dhe mendimet tona? Nëse po, si ndodhë një gjë e tillë?

Procesi i formimit të lajmit kalon nëpër një proces të selekcionimit. Cilat janë kriteriet, që një ndodhi duhet t`i plotësojë, për t`u shnëdrruar në një lajm publik dhe kush janë ata, të cilët e marrin këtë vendim? Kohën e fundit janë disa vlera, të cilat fort po ndikojnë në «lindjen» e lajmit. Ato janë: burimi, përsonat elite, përsonifikimi, negativiteti dhe konflikti.

REPLIKE/Lopçari symprehtë dhe lopët e zeza

Postuar në 23 Janar, 2014 14:27

Në parathënien e Fenomenologjisë së shpirtit, Hegeli shkruan për ato qasje hiperabstrakte të mendjes të cilave gjithçka u duket e njëvlershme me gjithçka tjetër. Prandaj, thotë ai - të tilla qasje, që pamundësojnë dallimin, janë njëlloj si të hapësh sytë në një natë të errët pis për të shquar një tufë lopësh të zeza. Ky hiperabstraksion përputhet dialektikisht me të kundërtën e vet, atë që mund ta quajmë qasje vulgare shqisore, e shprehur në formë përshtypjesh, opinionesh, hamendjesh a perceptimesh, për të cilat gjithçka mbi dhe është e njëllojtë dhe dallimi a ndryshimi i pamundur.

Politika që (ende) vret

Postuar në 23 Janar, 2014 04:29

Shqipëria e tranzicionit ka krijuar ngjarje për të cilat askush nuk ndjehet krenarë, dhe të cilat ndajnë dukshëm shoqërinë, politikën dhe sjelljen e institucioneve shtetërore ndaj tyre. Nuk është vetëm debati për datën e çlirimit, debati për netët e bardha, debati për figura politike të ish periudhës komuniste. Janë ngjarje të reja, me ngarkesa të mëdha politike, të krijuara nga politika, të keqpërdorura prej saj dhe që në çdo rast dëshmojnë aftësinë e politikës për të krijuar, ushqyer dhe mbajtur në këmbë potencialin e madh të saj ndarës, konfliktual dhe antivlerë.

A sa bukur, a!

Postuar në 23 Janar, 2014 04:27

Gjatë gjithë ditës së djeshme, fejsbuku u pushtua nga qarkullimi i një teksti që na vinte në dijeni të një ngjarjeje të rëndë. Në mes të Tiranës, një grup prej 4 personash ishin shoqëruar nga forca të shumta policore ngase kërkonin drejtësi për 21 janarin. Personat, të sajuar në mënyrë piktoreske që kamerat ta kishin kollaj t’i identifikonin në rast tollovie, kishin dashur të protestonin pranë kryeministrisë pa gardh, por milicë agresivë (tashmë ua kanë lënë atyre ta bëjnë punën e gardhit inteligjent lëvizës), i kishin shtypur me brutalitet.

Për çfarë flasim, kur flasim për neve*

Postuar në 23 Janar, 2014 04:24

Më lejoni që qysh në fillim, paksa i zënë ngusht, për të mos thënë i turpëruar, ta pranoj që titulli i kësaj trajtese nuk është më origjinali. Ose thënë edhe më saktë, aludon në dy tituj librash të dy autorëve që shumica prej jush me siguri i keni lexuar apo së paku keni dëgjuar për ta.

Një teatër i keq për të zgjedhur një drejtor të mirë

Postuar në 23 Janar, 2014 04:09

…Edhe unë jam një nga ata që mendojnë se gjendja e teatrit shqiptar në përgjithësi, e ajo e Teatrit Kombëtar në veçanti, është goxha e vështirë (për të mos thënë e mjerueshme). Njëkohësisht jam nga ata që mendojnë se kjo gjendje vjen nga menaxhimi i keq, veçanërisht i vlerës artistike të këtij teatri, gjatë një periudhe relativisht të gjatë. Bie dakord edhe me propozimin, që kjo gjendje duhet ndryshuar urgjentisht… Por… Jam krejtësisht kundër atyre që mendojnë se përgjegjësia për këtë degradim artistik bie mbi emrat e veçantë të ish-drejtuesve të këtij Institucioni. Jo!

2K-ja e Edi Ramës

Postuar në 22 Janar, 2014 14:21

Çdo qeveri e re e fillon punën me një program, në të cilin premtohet përmirësim në çdo sektor të qeverisjes. Por gjatësia e një mandati qeverisës zakonisht nuk lejon që të arrihen rezultate të prekshme nga qytetari i thjeshtë në çdo fushë të qeverisjes, për të mos thënë se disa nga premtimet e fillimit nuk realizohen dot.

Lajmi madh dhe lajmi i vogël

Postuar në 22 Janar, 2014 05:43

Në 1996-n, në redaksitë e Tiranës, mbërriti një lajm nga një fshat i Myzeqesë. Sipas traditës, që zuri fill asokohe dhe që më pas u shndërrua në një veçori gati krahinore, vajza fare të reja, të trishtuara, të gjendura në një udhëkryq për të cilin nuk i kishte përgatitur kush, të zëna në grackë mes ëndrrave që u hapi befas liria dhe vargonjve me të cilat i lidhte injoranca dhe varfëria, ato nuk gjenin rrugë tjetër shpëtimi veçse vetëvrasjes. Mënyra që kishin zgjedhur ishte gati-gati e tmerrshme: pinin fostoksinë, një helm i fuqishëm, që përdoret për të luftuar minjtë e pamposhtur të arave.

Traktati i Elizesë dhe projekti europian

Postuar në 22 Janar, 2014 05:39

22 janari shënon përvjetorin e Traktatit të Elizesë, i cili përbën themelin e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve tona dhe simbolizon transformimin e një marrëdhënieje të gjatë urrejtjeje që bëri të shpërthejnë konflikte të përgjakshme në një periudhë kohore prej 80 vitesh, në një miqësi shumë të frytshme në të mirë jo vetëm të dy vendeve tona, por të të gjithë kontinentit Evropian. Në vitin 2013, me rastin e 50-vjetorit të Traktatit, u organizuan aktivitete të shumta dypalëshe, nga të cilat një vizitë shtetërore në Francë e Presidentit të Republikës Federale gjermane, z.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion