2K-ja e Edi Ramës
Çdo qeveri e re e fillon punën me një program, në të cilin premtohet përmirësim në çdo sektor të qeverisjes. Por gjatësia e një mandati qeverisës zakonisht nuk lejon që të arrihen rezultate të prekshme nga qytetari i thjeshtë në çdo fushë të qeverisjes, për të mos thënë se disa nga premtimet e fillimit nuk realizohen dot.
Kështu, qeveria e formuar nga Edi Rama ka premtuar 300 mijë vende të reja pune brenda 4 vjetësh, por që të realizohet kjo, do duhet të bëhen të paktën 3 miliard dollarë investime në fabrika të reja, hotele, restorante, sera, stalla, sisteme vaditje, etj. Qeveria e Edi Ramës ka premtuar sherbim mjeksor cilësor për të gjithë shqiptarët brenda 4 vjetësh, por Administrata Obama nuk po e realizon dot këtë as pas 6 vjetësh për të gjithë amerikanët. Qeveria e Edi Ramës ka premtuar një reformë të thellë në arsim, rend e drejtësi, por rezultatet e këtyre reformave, në qofshin të susksesshme, mund të ndjehen pas 10-15 vjetësh nga qytetari i thjeshtë. E kështu me rradhë, mund të themi gjëra të ngjashme për fusha të tjera.
Por sidoqoftë, çdo qeveri mundohet të bëjë diçka që mund të lërë gjurmë brenda një mandati. Për shembull, qeveria e Sali Berishës e la një gjurmë brenda mandatit 2005-09, pavarësisht se KLSH-ja konkludoi se ajo ishte një gjurmë me rreth 220 milion euro pisllëk – rruga Tiranë-Prizren, nga 12 orë, mund të bëhej në 2 orë në fund të atij mandati. Më herët, gjatë qeverisjes së Ilir Metës, në Shqipëri u ndërtuan autostradat dhe superstradat e para. Ndërsa qeverisja e Pandeli Majkos, la gjurmën e pashlyshme të menazhimit me sukses të eksodit biblik të Luftës së Kosovës.
Në ditët e para të qeverisjes së Edi Ramës, u duk se gjurma e shpejtë që ai deshte të linte ishte pastrimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje dhe nga ndërtimet me leje jashtë kritreve urbane-zhvillimore, si dhe rregullimi i bregdetit sipas një plani të mirëmenduar zhvillimi. Por deri më sot, janë bërë vetëm disa shembje selektive godinash dhe Agjensia Kombëtare e Bregdetit, e sapokrijuar, duket se do të merret me projekte afatgjata zhvillimi. Ndoshta Rama e ka kuptuar se pastrimi i bregdetit nga mijra e mijra godina, si dhe rregullimi i tij, nuk mund të bëhen aq shpejt e aq lehtë sa pastrimi e rregullimi që ai dikur i bëri Lanës, kur ishte kryebashkiak.
Një gjurmë tjetër që u duk se donte të linte Edi Rama ishte pastrimi i qyteteve nga kërpudhat e kudondodhura të lojrave të fatit. Aksioni i policisë dhe tatimorëve kundër lokaleve të paligjshme të lojrave të fatit (i koduar si “Fundi i Marrëzisë”) u shoqërua edhe me deklarata të forta të Edi Ramës për bllokimin e basteve në internet dhe me premtimin se do të bëhen ndryshime ligjore për të mbyllur eventualisht të gjitha lokalet e lojrave të fatit. Ky premtim pati një përkrahje të madhe në oinionin publik – sipas BAROMETËR24, treçereku i elektoratit urban ishte për mbylljen e të gjitha lokaleve të lojrave të fatit, të ligjshme e të paligjshme.
Por muajt kaluan dhe kërpudhat e lojrave të fatit vazhdojnë të jenë të kudondodhura në qytetet shqiptare, duke vazhduar të krijojnë problemet e njohura sociale në dhjetra mijra familje shqiptare. Si rezultat, treçereku i elektoratit urban, sipas BAROMETËR24, mendon se “Fundi i Marrëzisë” nuk i dha fund marrëzisë.
Kur Sokol Balla pyeti në emisionin e tij Ministrin Tahiri rreth këtij opinioni të qytetarëve, ky i fundit tha se synimi i aksionit kishte qenë mbyllja e lokaleve të paligjshme, e jo i atyre të ligjshme. Por, shtoi ai, qeveria është më se e vendosur për të bërë shumë shpejt ndryshime ligjore, të cilat do të garantojnë mbylljen e të gjitha lokaleve të lojrave të fatit.
Në qoftë se Ministri Tahiri është konsultuar me Edi Ramën para emisionit, mund të thuhet se deklarata e fortë e tij përbën një lajm shumë të mirë për qindra mijra shqiptarë që nuk duan të shohin mijra lokale të lojrave të fatit pranë shkollave e pranë shtëpive të tyre (Në botën e qytetëruar, lokalet e lorjave të fatit, kur lejohen, ndërtohen larg shkollave dhe zonave të banimit).
Një aksion tjetër që ka filluar së fundi qeveria “Rama” është ai kundër vjedhjes dhe mospagimit të energjisë elektrike. Sipas Ministrit Gjiknuri, ato kapin shumën 150 milion dollarë në vit, dhe nëpërmjet task-forcave në çdo qark, do të minimizohen. Por historia 23 vjeçare e tranzicionit ka treguar se aksionet në këtë fushë japin rezultate të përkohshme, të cilat zhbëhen me kalimin e kohës. (Aksioni i fundit ishte ai i Gjergj Bojaxhiut, kur, si drejtor i KESH-it, shkonte me pinca në dorë lagje më lagje e shtëpi më shtëpi. Si rezultat, humbjet e energjisë zbritën në 38%, por tani kanë arritur përsëri në nivelin 50%).
Në qoftë se Edi Rama dëshiron të lërë gjurmë në këtë fushë, duhet të mendojë për një zgjidhje që ndryshon sistemin, jo njerzit – a nuk ishte kjo motoja e tij gjatë fushatës së fundit elektorale?
Eksperienca e Kenias, për shembull, tregon se humbjet në shpërndarjen e korentit u ulën ndjeshëm kur u fut sistemi i parapagesës me celular. (Dega lokale Vodafone në Kenia ka mundësuar që të bëhen pagesa deri në 1000 dollarë me sms dhe jo vetëm për korentin, por edhe për shumë shërbime e produkte të tjera). Eksperienca të ngjashme (me karta parapaguese, për shembull) ka në vende të tjera afrikane, të cilat kishin vështirsi të arkëtonin korentin me sistemin klasik perëndimor të paspagimit.
Duke u kthyer tek teza e fillimit të këtij shkrimi, gjegjësisht, që një qeveri s’mund të lërë dot gjurmë të dukshme brenda një mandati në çdo fushë të qeverisjes, Rama ka shansin të lërë gjurmë të shpejta me projektin e tij 2K – Kumarin & Korentin…
Comments
Po, Rama e ka ne fakt
Po, Rama e ka ne fakt prioritet 2K, jo 2K e Zaloshnjes, por ate te Kokedhimes..
Eduard, disa komente /

Eduard, disa komente / replika:

qeveria e formuar nga Edi Rama ka premtuar 300 mijë vende të reja pune brenda 4 vjetësh

Ktu rama ia ka fut kot gjat fushates. Eshte e pamundur me gjendjen aktuale t'ekonomise, si dhe me mungesen e nje plani / strategjie per ta realizuar.

Qeveria e Edi Ramës ka premtuar sherbim mjeksor cilësor për të gjithë shqiptarët brenda 4 vjetësh, por Administrata Obama nuk po e realizon dot këtë as pas 6 vjetësh për të gjithë amerikanët.

Shum pak e njihke sistemin shendetsor amerikan. Eshte totalisht ndryshe nga ky i joni dhe i pamundur per te bere universal (Obamacare nuk e zgjidh problemin). Tek ne eshte shume e lehte te behet dhe nese ka vullnet qeveria, do jete premtimi me i lehte per tu mbajtur.

Por deri më sot, janë bërë vetëm disa shembje selektive godinash dhe Agjensia Kombëtare e Bregdetit, e sapokrijuar, duket se do të merret me projekte afatgjata zhvillimi.

Ne liste ishin vetem 280 objekte per tu shembur qe eshte per te ardhur keq se jane me mijra e mijra objekte pa leje ne bregdet dhe duhet te prishen te gjitha, jo vetem ato te kundershtareve politik. Kjo agjensia e re duhet te beje ate qe ka ne emer, te ndertoje nje strategji kombetare ku te marin pjese qeveria qendrore, bashkite / komunat turistike, si dhe biznesi ne menyre qe te gjithe ta dime se "ku po shkojme" dhe te ecim te gjith ne te njejtin drejtim.

Si rezultat, treçereku i elektoratit urban, sipas BAROMETËR24, mendon se “Fundi i Marrëzisë” nuk i dha fund marrëzisë.

Ndoshta ngaqe nuk iu dha fund marrezise?! Aksioni ishte teresisht arbitrar dhe i jashtligjshem (megjithse moralisht i drejte). Policia nuk mund te nderpresi aktivitetin e asnje biznesi pa urdhe gjykate. Po ne shqiperi si gjithmone rregullat jane thjesht sugjerime.
Sa per ate ndryshimet ne ligje per ti bllokuar te gjitha me ligj, do ngeli plan ne leter.

Aksioni i fundit ishte ai i Gjergj Bojaxhiut, kur, si drejtor i KESH-it, shkonte me pinca në dorë lagje më lagje e shtëpi më shtëpi. Si rezultat, humbjet e energjisë zbritën në 38%, por tani kanë arritur përsëri në nivelin 50%

Ky eshte aksioni i duhur dhe i vetmi qe e zgjidh problemin. Nje menure tjeter eshte duket privatizuar arketimet e CEZ (jo shperndarjen), dhe vendosur demshperblim per kompanine privatizuese per c'do % humbjeje qe ulet.

Eksperienca e Kenias, për shembull, tregon se humbjet në shpërndarjen e korentit u ulën ndjeshëm kur u fut sistemi i parapagesës me celular. (Dega lokale Vodafone në Kenia ka mundësuar që të bëhen pagesa deri në 1000 dollarë me sms dhe jo vetëm për korentin, por edhe për shumë shërbime e produkte të tjera).

Situata ne Kenia eshte krejt tjeter. Thjesht te ka rene ne vesh si lajm dhe po e perment, nuk ke bere fare kerkim. Problemi ne Kenia eshte se nuk kane sistem modern per transaksione financiare. Ne nuk e kemi ket problem. Njerezit nuk eshte se nuk i paguajn dritat ngaqe nuk kan menyre per ti paguar, ato nuk i paguajn sepse nuk duan!

Duke u kthyer tek teza e fillimit të këtij shkrimi, gjegjësisht, që një qeveri s’mund të lërë dot gjurmë të dukshme brenda një mandati në çdo fushë të qeverisjes, Rama ka shansin të lërë gjurmë të shpejta me projektin e tij 2K – Kumarin & Korentin…

I kane te gjitha mundesite te lene gjurme te dukshme ne te gjitha fushat. Vendi ka aq shume sektore qe mund te permisohen shume thjesht vetem me vullnet, dhe nese qeveria nuk e ben, do ishte deshtim. Nuk ecem me me hapin e kermillit por na duhet te vrapojm.

Bravo Pema - ato qe ke thene

Bravo Pema - ato qe ke thene me siper jane pothuaj ekaktesisht ato qe me ben pershtypje(negative) edhe mua ne kete shkrim te Zaloshnjes ... dhe eshte mire pikerisht te bazohesh ne ato brockulla qe thote Zaloshnja ..fjali per fjali...

Ky eshte problemi i Zaloshnjes dhe shume analisteve shqiptare qe shkruajne ne pozicionin e "ekspertit" apo kritizerit per gjiuthcka e per cdo gje...por filli i mendimit ndjek ate dalldine e te futurit kot kur je duke pire kafe ne Tirane me shoket. Palo-Argumentet apo gjoja-shembujt qe perdoren pastaj per te mbeshtetur nje ide (irracionale pegjithesisht) nuk kane te bejne aspak me kontekstin apo realitetitn shqiptar.

Ne kemi nje shprehje shume te bukur per te tille individe .... "Me u gjet Kola ne pune!!"

Z.Zaloshnja,duket se per cdo
Z.Zaloshnja,duket se per cdo shkrim te mire do pasosh me dy te dobet.Rama nuk ka cekanin ne dore dhe problemi i mbeten gozhdet ,nuk mund te pretendohet se kumari zhduket me fushata,por qeveria Ben disa gjeste,Ben sa te munde,se ne fakt lojerat e fatit s'perbejne krim.Ndersa sugjerimin per korrentin me karta parapaguese si celularet e ke kozmikisht gabim ,se ne Afrike kete rreng e bejne edhe me ujin e pijshem,por si uji edhe korrenti jane nevoja primare.Lexo po te duash se kjo eshte provuar me ujin ne Angli,gjersa gjykata e shpalli te jashteligjshme dhe nese qeveria do bente nje gje te tille sic sugjeroni ju,do ishim te gjithe gati te sillnim argumentet kunder.
Per mua me e sakta do ishte,

Per mua me e sakta do ishte, qe Zaloshnja duhet te beje 10 shkrime qe ti qelloje 1 i mire.

Ndoshta kjo eshte arsyeja pse ai ben shkrime kaq te shpeshta dhe kaq te dobta, qe ti mbushet numri 10 dhe te arrije tek shkrimi i mire.

Mandati i Rames eshte si nje ndeshje basketbolli qe ka 4 pjese. Ndeshja merr forme ne pjesen e trete dhe rezultati kur ndeshja eshte e veshtire arrihet vetem ne pjesen e katert. Rama nuk ka arritur akoma gjysmen e pjeses se pare. Eshte normale qe gazetaret te bejne analize kritike per vendimet apo veprimet e Qeverise ne cdo moment, por te flasesh pikerisht sot se cfare do lere Rama ne histori, nuk gjej dot emer ti ve pervecse me mbush numrin e artikujve.

Në qoftë se Ministri Tahiri

Në qoftë se Ministri Tahiri është konsultuar me Edi Ramën para emisionit, mund të thuhet se deklarata e fortë e tij përbën një lajm shumë të mirë për qindra mijra shqiptarë që nuk duan të shohin mijra lokale të lojrave të fatit pranë shkollave e pranë shtëpive të tyre (Në botën e qytetëruar, lokalet e lorjave të fatit, kur lejohen, ndërtohen larg shkollave dhe zonave të banimit). [artikulli]

Kjo do korrigjuar, per disa arsye. "Bote, bota, bote moderne, bote e qyteteruar" perdoren rendom ne shkrimin shqip. Bota jepet si nje entitet ''absurd'' gati jashte planetit tone, qe ne raste nuk i pergjigjet realitetit [botes vete] si shembull e as si praktike. Koncept i perditshem por me nje kanotacion negativ: 1) ne jemi te paqyteteruar 2) ato jane aq ''lart'' 3) krijon nje imazh jo-te vertete. 4) sjell pesimizem. 5) paralelizma te dobet/vagullsi qe nuk ndihmojne realitetin lokal, Shqiperine.

Sigurisht autori nuk ka dashur te thote kete, mesa kam lexuar ai e njeh ''boten'' e ka ndenjur ne USA por bota eshte ''e madhe dhe e fraksionalizuar'' Ideja qe jepet ketu eshte me teper per ''kazinot'' dhe nje rregull gati sanitar ne leje, hapje e kontrollin e tyre. Ku jetoj une kjo nuk qendron. Mesa shoh perreth me duket si Nena e ''botes se qyteteruar'' Britani, e po perpiqem qe ato qe na lexojne - ne Shqiperi - as te mos intimidohen [sic] nga ''ky term'' e as te mos kene iluzione; aq me teper keqinformim. [ + tek ''lojrat e fatit' futen dhe dyqanet me ''one armed bandit, slot machines'' bastet etj. (makinat me xhetona/ose para) ]

Sa me siper vlen per gjithe shtypin, shembujt e paralelet e marre nga shume gazetare; jo vec kete rradhe - flas me shume respekt per z. Zaloshnja- se Bota nuk eshte as aliene, as e mistershme, thjesht bote; ne Shqiptaret/Shqiperia jemi pjese e saj. E Botes.

Flas ne Britani. Nuk eshte e vertete se ''dyqanet e lojrave te fatit'' jane jashte 'larg shkollave apo zonave te banuara'' Gjenden kudo. Ne ''high street' ka: McDonalds, Argos, William Hill, Paddy Power, Ladbrokes, Casino, Coral, Marks & Spencer, Restorante etj. Ne rrugen paralel ke shkolle, spital, banesa e zyra. Nga 3-tek-7 jane ''betting shops'' Kur ti luan bixhoz, ve baste e merr te dhena per nje bast ne te ardhmen. Pa folur per ''slot machines'' qe jane ne dyqane me emra te ndryshem ''money bets'' ''cashino' etj, lojra fjalesh apo si i pelqen pronarit. Futesh e luan me ore te tera per sa kohe qe je mbi 18 vjec.

Ka rregulla strikte per te hapur nje lokal bastesh por kushdo/kurdo/kudo mund ta beje ate, pasi te marre leje operacionale te manaxhimit te nje biznesi te tille. Aplikon ne Bashki, lajmeron Komisionin e Bixhozit, Shefin e Policise, Zjarrfikset, ploteson licencat per ''sigurine e shendetin'' zyren e taksave etj. Paguan tatimet qe vihen, faturat...e kjo eshte e gjitha. Shteti kerkon dokumenta, asgje ''e qyteteruar'' ketu, vec normale. Nuk lejohet muzike e larte e rremujat, ligji aplikohet si ne cdo biznes tjeter.

Cfare behet per ato qe luajne shume bixhoz, ''te varurit' ndaj tij? Ka organizata ndihmuese, e disa bizneseve u vihen limite, ne total ose per-makine [p.sh. s'luan dot me teper se £600 per rradhe/apo dite, por jo cdo lokal] ne pergjithesi ngelet pergjegjesia juaj. Aty ku shteti ka interes e lidhje me te afer [licenca e llotarive, perqindje per bamiresi etj] ve rregulla me strikte. P.sh. ne faqen e Lotto UK mund te bleni bileta per Lotto, Eurolotto, scratch-cards [gervish per te fituar?] qe shkojne nga £1 deri ne £10. Faqja te hapet vetem po te luash nga UK dhe maksimumi per nje dite qe mund te humbesh aty eshte £75. Meqe eshte me rregjistrim -emer, adrese, karte banke, antaresi - per 24h faqen e sheh por nuk mundesh te harxhosh qofte dhe £1. Thjeshte fare. Kaq ben shteti. Dokumentacion dhe ligj.

Ka mjaft fjale dhe ankesa [aksione bombastike etj] nese dikush di Ligjin shqiptar per ''lojrat e fatit'' do ishte mire te sqaronte dicka me shume. Pa emocione e sipas legjislacionit shqiptar, keshtu te gjithe informohen si qendron realiteti.

Zaloshnja, e ke ndertuar te

Zaloshnja,

e ke ndertuar te gjithe artikullin te 2K. Pse jo.

zaloshnja ka shprese se rama

zaloshnja ka shprese se rama do rregulloje 2k, por un them se po rregulloi 1k, kush eshte si ne. njera k (kumari) eshte kap tani edhe nga deputete socialiste qe jane bere aksionere ne kompanite e basteve dhe kazinote....

Ne fakt ky eshte nje nga

Ne fakt ky eshte nje nga artikujt me te mire te Zaloshnjes...nese lexohet midis rreshtave...e gjithe esenca e reformave te Rames, nenkupton artikulli, eshte firma 2K.

Add new comment