Arkiv-Opinion
MASAKRA E 21 JANARIT, KRYEFAJTORËT FLASIN SE NUK FLET DREJTËSIA!
Kryefajtorët e vrasjeve të 21 janarit, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, vazhdojnë të mbrohen dhe shfajësohen publikisht me gënjeshtrën se i vranë ata që vranë, të detyruar gjoja nga Edi Rama. Odiseja e kësaj gënjeshtre, që për turp të drejtësisë vazhdon prej tre vjetësh, është bërë e mundur në sajë të kapjes nga politika të prokurorisë dhe segmenteve thelbësore të sistemit të hetimit dhe gjykimit.
Masakra e 21 janarit, kryefajtorët flasin se nuk flet drejtësia
Kryefajtorët e vrasjeve të 21 janarit, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, vazhdojnë të mbrohen dhe shfajësohen publikisht me gënjeshtrën se i vranë ata që vranë, të detyruar gjoja nga Edi Rama. Odiseja e kësaj gënjeshtre, që për turp të drejtësisë vazhdon prej tre vjetësh, është bërë e mundur në sajë të kapjes nga politika të prokurorisë dhe segmenteve thelbësore të sistemit të hetimit dhe gjykimit.
Biçikletat seksiste dhe makinat vrasëse
Grupi i biçiklistëve që këto ditë tërhoqën vëmendjen e medias konvencionale me disa slogane gallatë, si: “Pjeshkat lëvizin me biçikleta” dhe “Ta gjej unë një dashnore, por lëre X6 në shtëpi”, kanë kohë që protestojnë seriozisht.
Të lidhesh në Prizren
Takimi më në fund u krye, ngjarja u ndoq mediatikisht, u firmosën marrëveshje, u shtrënguan duar dhe magjia e “misterit” u zgjidh.
“Loja e kungulleshkave” me shifrat e rendit
“Loja e kungulleshkave” me shifrat e rendit filloi në 5 dhjetor, kur deputeti Berisha deklaroi në Kuvend se kishin ndodhur 47 vrasje në një muaj – “si asnjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë”, sipas tij. Dhe në vazhdim, ai i kërkoi Ministrisë së Brendshme që të publikonte statistikat mbi vrasjet. Kjo e fundit iu përgjigj flakë për flakë sfidës së deputetit Berisha, duke publikuar brenda ditës të dhënat e krimit për periudhën 2-mujore tetor-nëntor.
‘Abenomics’ në Shqipëri për të rikthyer rritjen 6%
Shqipëria nuk është Japonia por, po ashtu si në Japoni, zgjidhja për problemet ekonomike është që ekonomistët dhe politikanët të përdorin arsyen dhe të jenë pak më të guximshëm. C’farë i mungon programit ekonomik të Qeverisjes, është një vizion i ri për shfrytëzimin e metodave zyrtare dhe jo-zyrtare monetare dhe financiare për të arritur norma më të larta të rritjes ekonomike.
‘Abenomics’:
Do rregulluar dhe njëkohësisht do zbatuar drejtësia
[Koment për shkrimin “Dëgjohet britma: Berisha në pranga! Por ...”, të Mustafa Nano, tek Dita, 19.01.2014]
Natyrisht që drejtësia dënon në një vend demokratik, e jo ekzekutivi. Po kur drejtësia e një vendi bën të kundërtën e dhënies së drejtësisë, siç dihet se ndodh në Shqipëri? Përgjigja është që duhet rregulluar drejtësia, por ama ndërkohë duhet edhe dhënë drejtësi, duhen dënuar fajtorët.
Kur jabanxhinjtë shqiptarë dinë të zemërohen vetëm me Laurën
Një shprehje e artikuluar nga lexuesja e deklaratave të PD-së, Laura Vorpsi, lidhur me jabanxhinjtë që duhej të merrnin vizë për të hyrë në Tiranë, shkaktoi shumë zemërim dhe shumë jabanxhinj iu sulën Laurës edhe duke e sharë, me fjalë të denja për rrjetet sociale. Unë nuk e kam dëgjuar në ligjëratë të drejtë çfarë tha vajza tironse, por e lexova atë të zbardhur dhe bashkë me të lexova edhe shumë reagime nga njerëz të tjerë që janë ndjerë të fyer dhe që njëkohësisht shprehnin krenarinë për vendlindjen e tyre.
Një sugjerim miqësor ambasadorit kanadez (rezident në Romë)
Ing. AHMET ÇOLLAKU/ Z. Ambasador, E kam fjalën për intervisten tuaj dhënë këto ditë gazetës shqipatre, “Shqip”. Sikundër Ju, edhe unë që po u bëjë këtë sugjerim të vogël, nisem nga dëshira e mirë për miqësi të qëndrueshme midis dy popujëve tanë. Sugjerimi im ka të bëjë me intervistën tuaj, ku Ju nxitimthi flisni shumë pak edhe për kompaninë e anës tuaj “Bankers Petroleum”, e cila prej vitesh bënë biznes përrallor në kurriz te popullit shqiptar, në vëndburimin gjigand të Marinzës Shqiptare, i njohur në Europë…
Dëgjohet britma: Berisha në pranga! Por ...
Zef Brozi, jurist në profesion dhe me përvojë në sistemin tonë gjyqësor (ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë në fillim të viteve ‘990), ka dhënë një intervistë të gjatë për Jakin Marenën e së përditshmes shqiptarja.com.