Dëgjohet britma: Berisha në pranga! Por ...

Postuar në 19 Janar, 2014 16:10

Zef Brozi, jurist në profesion dhe me përvojë në sistemin tonë gjyqësor (ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë në fillim të viteve ‘990), ka dhënë një intervistë të gjatë për Jakin Marenën e së përditshmes shqiptarja.com. Pasi nënvizon se “mosndëshkimi i krimit dhe korrupsionit ishte arsyeja e shtyrjes së afatit të dhënies së statusit në dhjetor” e se “mosndëshkimi i korrupsionit e krimit të ish pushtetarëve të lartë nga Prokuroria e Gjyqësori mund ta shtyjë çështjen e statusit edhe pas Qershorit, ndonëse Qeveria Rama do të përgëzohet nga BE-ja ashtu si në Dhjetor për punën e mirë dhe reformat që ka bërë e po bën”, del atje ku është nisur për të dalë. Dhe e bën në formë pyetjesh: “Çfarë ju pengon zoti Prokuror i Përgjithshëm të merrni të pandehur Sali Berishën, që urdhëroi vrasjet terroriste të 4 dëshmorëve të demokracisë me 21 Janar 2011? A i keni dhënë garancinë se do ta mbroni atë e klanin e tij mafioz kur të zgjodhën në atë post? Pse s’po e hetoni Berishën e disa ish ministra të tij për Gërdecin, për grabitjet dhe abuzimet me pasuritë publike dhe paratë e popullit? Çfarë ju ka penguar ta merrnit Sali Berishën në pyetje dhe si të pandehur për zhdukjen e Remzi Hoxhës më 1995 për shkeljen e embargos ndaj Serbisë më ‘92-‘96 e kontrabandën e naftës me të cilën furnizonte Sllobodan Milosheviçin për të terrorizuar e përgjakur Kosovën, për shkatërrimin e vendit dhe vrasjet e mijëra vetëve më 1997-ën, për grushtin e shtetit më 1998, për abuzimet me qindra miliona euro me prokurimet publike, për akuzat e rreme dhe fyerjet e shpifjet ndaj Presidentit, Prokurores së Përgjithshme, Kryetarit të SHISH-it e disa gazetarëve për puç shteti më 2011? Ku i ka provat e puçistëve që ua tha ne televizion e në Kuvend se i kishte zbuluar?”

Le ta themi copë. Ka shumë shqiptarë që këtë punë e mendojnë si Brozi. Ndoshta jo të gjithë ata që e kanë hedhur votën për ta larguar nga pushteti do ishin dakord me ngutin për ta dënuar Berishën, por është e sigurtë se një pjesë e madhe e tyre po presin e po lusin që dikush ta çojë në sallën e gjyqit. Brozi këtë punë ia kërkon Prokurorëve e gjyqtarëve (afërmendsh, ai është jurist), por shumë të tjerë ia kërkojnë Ramës e maxhorancës.

Të kuptohemi, edhe më i pagdhenduri e di tanimë, se arrestimi, hetimi, gjykimi e ndëshkimi i dikujt nuk është tagër i pushtetit ekzekutiv, por kërkesën e tyre ata e bazojnë – dhe me plot të drejtë – tek një bindje se gjërat ndryshe janë në teori e në letër e ndryshe janë në praktikë në këtë Shqipërinë tonë.

Me fjalë të tjera, ata që dinë se ndëshkimi i Berishës nuk është tagër i Ramës, dinë po njësoj se kryeministri, më së shumti për shkak të magjisë e mistikës që ushtron e bart pushteti ekzekutiv këtejpari, mund t’i bëjë gjëmën kujtdo, nëse do. E këtë gjë mund ta bëjë me instrumenta të vetat, duke fshehur dorën, siç ka bërë Berisha në një mijë e një raste.

Mirëpo, ky është problemi në këtë mes. Po ia kërkojnë Ramës. Madje, po ia kërkojnë duke besuar me gjithë shpirt se Berisha e ka hak dënimin, e duke besuar në qëllimet e vullnetin e mirë të Ramës. Po veçoj: qëllimin e vullnetin e mirë të kryeministrit. E jo më kot e bëj këtë veçim. Pardje, pasi dëgjova fjalimin që Obama mbajti në Departamentin e Drejtësisë lidhur me ndryshimet në NSA (National Security Agency), më mbetën në mendje dy fraza të tij, të cilat, për të mos ju lënë peng të aftësisë sime perifrazuese, i kam marrë fjalë për fjalë nga materiali i zbardhur në internet:

1. Prej betejës kundër komunizmit kemi nxjerrë leksionin se liritë, të cilat bënim çmos t’i mbronim, nuk mund t’i bëheshin kurban sigurisë sonë kombëtare; dhe 2. Sistemi ynë i qeverisjes është i ndërtuar mbi kushtin që liria jonë nuk mund të mbahet në varësi të qëllimeve të mira të atyre që janë në pushtet; kjo liri duhet të mbahet në varësi të ligjeve që synojnë të përcaktojnë kufij të pakalueshëm për ata që janë në pushtet (po ua sjell në anglisht atyre që duan t’i kenë në formën origjinale këto pohime: 1. In the long twilight struggle against communism, we had been reminded that the very liberties that we sought to preserve could not be sacrificed at the altar of national security…; 2. Our system of government is built on the premise that our liberty cannot depend on the good intentions of those in power. It depends on the law to constrain those in power).

Këto dy fraza i bën tok ideja se institucionet dhe ligjet janë më të rëndësishme se sa qëllimet e mira. Dhe vijmë tek rasti ynë. Ka një common sense që na thotë se Sali Berisha duhet dënuar. Duhet dënuar, jo sepse është një ‘criminal mind” (siç më tha dikush këto ditë), por sepse ka kryer sheshit vepra penale (21 janari 2011 është një provë, dhe këtu nuk kam parasysh datën 21 janar, por ngjarjen e 21 janarit, dmth vrasjen e katër qytetarëve në bulevard dhe përpjekjet më pas për të fshehur provat, për të marrë në mbrojtje vrasësit, për t’u mburrur me krimin e bërë, e për të kërcënuar me përsëritjen e tij).

Por puna është se Berisha nuk mund të ndëshkohet me logjikë berishiane. Dhe logjika berishiane në thelb nuk është gjë tjetër, veçse egzaltimi i qëllimeve medemek të mira në rrethanat që institucionet nuk funksionojnë ashtu si duhet. Mirëpo, qëllimet e mira, edhe kur janë njimend të mira, nuk janë gjë tjetër, veçse qëllime të supozuara si të mira. Të kuptohemi, është kështu jo për ndonjë relativizëm apo zbythje tonën etiko-morale; jo, është kështu sa herë që këto qëllime i egzaltojmë përpara ligjeve e përpara institucioneve. Në këtë kuptim, dënimi i Berishës veç mbi bazën e idesë se kështu vihet në vend drejtësia e se kështu i bëhet mirë vendit, kombit, shtetit, është një gjë që nuk duhet inkurajuar. Do të ishte si të digjje jorganin për një plesht a tartabiqe (jorgani është fryma e respektit ndaj ligjeve e institucioneve), dhe ky do të ishte dëmi i fundit që “do të na bënte” Berisha. Do të na përjetësonte kulturën e mbjellë prej tij këto 23 vjet.

Gazeta Dita, më saktë Adrian Thano, i mëshonte dje idesë se një milion vota kundër Berishës janë një apel e detyrim për të vepruar, për të bërë drejtësi. Por jemi sërish tek e njëjta grackë. Thuhet se “çfarë”, por nuk thuhet “si dhe kush”, dhe kështu arrihet kollaj tek përfundimi se është më mirë të bëhet, e në këtë mes nuk ka rëndësi se si e se kush do ta bëjë. Unë mendoj se kjo ka rëndësi. Madje, mendoj se vetëm kjo ka rëndësi. Për mua, më mirë Berisha i lirë, edhe pse e di se kjo është një tallje me drejtësinë, se sa Berisha i dënuar nën presionin e turmave e të udhëheqësve “qëllim mirë”, e nga institucione që veprojnë nën këtë presion. Ky rasti i dytë është një tallje më e madhe me drejtësinë.

Si i bëhet? Në intervistën e tij, Zef Brozi e kërkonte zgjidhjen në rrugë ligjore e institucionale (e kërkonte zgjidhjen me tërsëllëm, por e kërkonte amá nga prokurori i përgjithshëm e prokurorët e tjerë), por në të njëjtën kohë linte të kuptohej se e rëndësishme është të dënohet Berisha, dhe se të tjerat janë të dorës së dytë.

Nuk e thosh gërmë për gërmë këtë gjë, por nga një lexim mes rreshtave të mbetej në kokë pikërisht ky mesazh; tok me një si makth të tij (që s’është vetëm i tij) prej Berishës që, pavarësisht zullumeve që ka bërë, guxon t’i japë gojës, të kërcënojë të tjerët, të mbajë peng e të diktojë zhvillime.

Unë zgjidhjen e shoh ndryshe. Dhe po e them qysh në fillim se në këtë klimë të një korrupsioni të shtrirë në mënyrë kapilare në shoqëri e në mënyrë të veçantë në vetë klasën politike shqiptare nuk ka ndonjë kuptim të jetosh me fiksimin e makthin se është Berisha që e ka vendin në burg, tani, këtu, pa një pa dy, edhe pse duket se ka një pëlqim e inkurajim nga ana e disave në Bruksel a në Washington që të ecet në këtë drejtim (dhe këto janë lojra të real-politikës që ne të këtushmit s’mund t’i pengojmë dot).

Le ta lëmë Berishën në idiotësinë e marrëzinë e tij. Të paktën, ai nuk është më i dëmshëm. E shumta, është bezdisës, por jo i dëmshëm. Ai është i marrë fund, dhe nuk merret vesh pse s’duam ta marrim vesh. Pastaj, ai është në një farë mënyre edhe i burgosur. Është i burgosur i frikës së vet, në të gjitha kuptimet (e keni vënë re që mbeti në Facebook? E vetmja distancë që ka bërë gjashtë muajt e fundit ka qenë ajo që lish shtëpinë e tij me një zyrë personale dhe me sallën e parlamentit, që nuk janë më larg se 100 metra nga njëra-tjetra; nuk guxon të pijë qoftë dhe një kafe në qytet).

Gjithçka pra që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë duhet të fillojë e duhet të bëhet jashtë obsesionit “Berisha”. Le ta lëmë sistemin të bëjë aq sa mund të bëjë edhe përsa i takon kësaj çështjeje (diçka ka filluar në kuadër të luftës kundër korrupsionit të qeverive ‘Berisha’; e rrjedha e ngjarjeve dhe e proceseve nuk është çudi të çojë shpejt e automatikisht te ky i fundit), por në të njëjtën kohë bëjmë mirë të mos ngatërrojmë përparësitë. Përparësi pra mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë. Dhe në këtë pikë, Zef Brozi ka të drejtë. “Populli e votoi këtë mazhorancë për ndryshim të situatës së papranueshme edhe në gjyqësor e prokurori, dhe jo për t’u justifikuar”, thosh ai. Dhe është pikërisht këtë që duhet të kërkojmë nga maxhoranca. Për këtë të fundit nuk ka alibi. Ka numrat në parlament, ka mbështetjen e publikut, ka mbështetjen e votuesve, e prandaj duhet të veprojë, pa e vënë fare ujin në zjarr as për shqetësimet e atyre që, pasi kanë plaçkitur pasurinë publike për tetë vjet, tani duan të mbrohen pas parzmores së opozitarit, as për zëra të tjerë që mund të dalin nga zgëqet reaksionare të kësaj shoqërie e të këtij kombi.

Dita

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Ta degjojme Berishen me marrezine dhe idiotizmin e tij thote Nano,dhe na rezulton se ai nuk eshte me i demshem.Krejtesisht gabim zoti Nano.Berisha eshte nje kufome politike qe kuterbon dhe shperndan vetem ere te keqe dhe ligesi ne cdo fjale qe thote,por si njeri i karakterit te psikopatit ai mund te beje cdo gje akoma vetem per te plotesuar egon e tij dhe me pikesynimin e larget se mbas tij ose tani femijet e tij nuk do te ndiqen penalisht per vrasje ,vjedhje dhe korrupsion anadollak.Duke ju bashkuar diskutimeve dhe opinioneve te shqiptareve ne emigracion ne te shumten e tyre ketu ne USA rezulton se Shqiperia kurre nuk ka per te gjetur qetesi per sa kohe Berisha dhe skota e tij nuk vihen para drejtesise .Berishes i duhet rezervuar pa dhimbje Benca dhe qelia e Nanos(jo e Mustafait).

Submitted by Diferenca, pa M... (not verified) on

Zef Brozi...

me origjine te majte sociale, mundi te behej kryetar i gjykates se larte vetem e vetem nga qe komandant i pluralizmit u zgjodh Berisha. Kjo dihej prej kolegeve te tij. Por, qe te jemi te vertete, me pas, me ndihmen e nje lobi ne Amerike u be i pavarur: ata i nxoren nje vize dhe Zefi eshte tashme qytetar i lire i botes se lire...

Por, me kete prononcim, kam frike se Zef Brozi i kerkon Prokuroreve shqiptare te arrestojne Berishen, njelloj sic Berisha i kerkoi Zefit Kryetar Kasacioni t'i linte ne burg 4 minoritaret! Edhe minoritaret edhe Berisha, ka gjasa ta meritonin burgosjen...

Nga Zefi Brozi qytetar i lire ne bote te lire, pritej qe tu kerkohej tere segmenteve te botes qytetare e shteterore te Tiranes te funksionin si harmoni ligjore. Edhe prokuroret ne kete mes, por edhe Ekzekutivi dhe Legjislativi, madje edhe shoqatat joqeveritare...Kjo natyrisht do kohe, natyrisht do insistim dhe sakrifikime, por kurresesi duke vene mëri te vjetra dhe as slogane po aq te vjetra ne pune...

Berisha, e ngarkoi aq shume veten, sa eshte realisht simboli i tere sa eshte bere dhe nuk eshte bere ne kohen e qeverisjes, madje edhe te opozites se tij. Duke shtuar edhe "kohen ne opozite" te Berishes, kujtohemi qe faji qe u ngrit dhe mbeti per nje kohe te gjate merr shtrirje te gjere. Jo vetem individe e segmente te politikes ne vend, por edhe mbeshtetja e fuqishme prej te huajsh qe pa dashur e kane lene pas dimensionin e demokracise ne kete vend, e ben Berishen jo vetem te parrezueshem me rruge te zakonshme, jo vetem te nevojshem per stabilitetin qe mjaftohej e kerkohej prej qeverise shqiptare ballkanike, por tashme marrim vesh se e kane bere edhe te pandeshkueshem.

Keshtu qe Njeshi Berisha, si tere Njeshat shqiptare, te te gjithe koheve u shnderruan jo aq befasisht ne Autoritariste, ne mos me keq. Edhe pika kulmore e pushteterimit te tij absolutist, 21 Janari, nuk eshte se e ka ta qarte fillin e Ariadnes. Zene e kokolepsen gjerat, nese provon te shkosh ne gjurmen e fajtorit: sepse Berisha, ne pervoje te gjate shtirjeje dhe sherbimi, sigurisht eshte kujdesur qe fajtori jo vetem te mos rezultoj qe eshte ai, por te shkoj diku tjeter, madje gjer ne ata qe kane ne dore ndeshkimin e tij...

Zef Brozi e ndjen kete, por pikerisht pse eshte zgjehdur dikur nga vete Berisha, ai nuk e tregon te plote fabulen, madje as historine e tij. Mustafa Nano, pasi shkon e tjerre nje predikim prej liberalisti gjate tere prononcimit te vete, e mbylle te teren me nje fraze allabolshevike qe vetem prej tij nuk do e deshironim...["Zgëqet reaksionare të kesaj shoqerie e te ketij kombi"?! Nje fjali e tille ne fund te kesaj trajtese duket se hedh ne ere gjithcka, qe duket se rreket te mikloj me siper vete autori].

Pastaj Zefi keshtu eshte ndjer gjithnje ndaj Njëshave: Disa vite me pare, prej Amerike ku eshte, u bente thirrje tere shqiptareve neper bote, kudo te ishin, te shkonin neper librarite e vendeve perkatese, te blinin libra te Ismail Kadarese ne gjuhe te huaj dhe t'ua dhuronin te huajve - vendasve perkates, pra- qe kesisoj Kadare te behej edhe me shume i njohur dhe, paskesaj propagande librore kombetare, te mund te merrte edhe cmimin Nobel qe do ishte nder per Shqiperine!

Njeshat krijohen prej nesh, dhe ne duhet te presim te kemi Njesha te Tjetert, kur te bejme sa me shume te ndryshohemi se brendshmi. Vetem kultura e qytetarise do na e kuroj moralin, si diference qe sado te shtiremi nuk e fshehim dot.

Submitted by Fatos Nano (not verified) on

I ndjre ky skrim Mustafa, i bukur. Vecse jo me i bukur se kemisha qe ke veshur.

Submitted by Aron (not verified) on

Perendi! Si eshte e mundur te thoni aq shume gjera ne kaq pak fjale!

Submitted by P.A.B (not verified) on

Kjo ''Histori me Berishe'' kurre nuk mbaron. Dy gjera te terheqin mendjen ne kete teme. Artikull i shtruar. Linje e qete, qe nga shtytja origjinale - z. Z.B tek  shembujt e konkluzioni, sic rralle e kemi pare z.M.N ne kete subjekt. Vertete i matur. Dua ti bej eko postit nga D-p-M, ne par. IV, ku ben nje vezhgim/shpjegim per te gjithe ne. Berisha-dhe-faktori i jashtem, ata qe thone ''po te huajt, si?" Postuesi e thote qarte. Kjo ndodh ne mjaft vende te prapambetura, ne zhvillim, ku ka fare pak shprese, e me reagime te vagullta civile. Per interesat e tyre rajonale zgjidhet e keqja me e vogel. "Ne emer te Stabilitetit mbyllet nje sy per nje mini-diktator."

Une nuk jam ne kampin Burg-Berishes, e as ta falim. Ai duhet denuar. Pa riperseritur ato qe thote gazetari, 1001 te zeza qe ja dime. Ta konsiderojme dhe shenjt, harruar ''familje, klase politike, korrupsion e shperdorime'' [le te bejme pak avokatin e djallit] ky person ka treguar mese nje here qe Nuk Eshte i Afte Per Post Publik. Duke qene ne krye te shtetit, vec neglizhenca, keq-manaxhimi e nga "chain-of-command" Berisha ka presiduar [sic] mbi kapjen-djegjen-e-prape-kapjen e shtetit. Per kete do denuar, 1-2-3 vjet burg a sa e ka ligji. Te gjobitet a t'lihet ne arrest shtepie, nuk ka rendesi fare. Duhet nje denim formal, me ligj ti hiqet e drejta te mbaje Zyre Shteterore apo te jete Perfaqesues Publik.

* Garantohet ligji, e funsioni i 2-te i tij- parandalues, per ato qe jane sot e vijne me pas.  * Kenaqen ato qe e shohin se Berisha ''ec mbi uje'' Mesia e tyre, nuk vuan fizikisht ne muzg te jetes.  * Tregojme nje doze humanizmi e civilizmi ndaj nje plaku te gjore, qe megjithe mekatet nuk njeh as te paren e kurre te dyten. Deshmohet se ''niveli i pergjigjes'' nuk percaktohet nga nivele Berishiste.

Ne nje forme amnestojme dhe veten. Jane 10-25% e Shqiptareve qe e kane idhull, me shkrepse apo lule ne dore, ai nuk ndryshon per ta. Eshte faji i tyre, i shumices e i neutraleve; qe ri-zgjodhem ne pushtet dike qe ...1997-ta, i thote te gjitha. Pak karriera politike do jetonin pas asaj cmendurie. A ka shembuj bota? Ka. Ne fund te viteve 80-te, per shkaqe te mbrendshme e te jashtme, Daniel Oriega bie. Pas 16 vjetesh, rifiton ne 2006. Kjo ne Nikaragua. Donim jete me militante Sandiniste? Ashtu zgjodhem.

Berisha po shikohet - gabimisht mendoj une - vetem si person. Nese akuzohet, gjykohet e denohet si i tille; kjo eshte standarte, por ne debate/artikuj duhet theksuar se "Berisha eshte Sistem". Menyre papergjegjsie, vulgariteti, uzurpimi, agresioni, korrupsioni e pandeshkueshmerie; eshte nje standart i cuar aq lart [poshte] sa tregon se cdo karriere mund te lulzoje pas ''gjithe c'ka ndodhur''.  Kete, ligji, NUK duhet t'ja fale Berishes.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Bythe e brek me politiken jeni bo mo! Qe nuk je gazetar i pavarur kjo eshte e lexueshme, (E ke thone e shkruar vete ) ashtu sic eshte e lexueshme qe je pa sovranitet dhe nuk ke kapital dinjitetin. Ce pret prej nje gazetari qe deklaron ne formen me idiote ne moshen 60 vjecare: qe tani une do te bej gazetarin. Une nuk do te bej moral qe kush eshte gazetari dhe kush eshte politikani. Per cfar perpiqet politikani e per cfar gazetari. Kush e percjell te verteten gazetari apo politikani? Ti jo vetem nuk helmon mardhenjet ndermjet gazetarit dhe lexuesit po paralizon e asfikson besimin ne te miren dhe shpresen. Ne qofte se do te heq nje paralele ndermjet gazetarise dhe futbollit ku lejohen shume gjera;  per mua ti nuk merr kartonin e Verdhe por te Kuq. Kartonin e kuq dhe te denohesh te mos luash gjashte muaj. Ti na e pikturon dhe na e ben qe ta gjykojme politiken ne nje gri te shpifur ku nuk quhet dimer dhe pranvere po as vjeshte dhe vere po nje stacion absurd ku njeriu humbet ndjesine e drites, e rrezatimit, e freskut, te shiut qe te lag fytyren, apo te acarit qe mbyt mikrobet e veres argetuese plot diell e perveluese. Pra ne tablone tate nuk ka energji, nuk ka thellesi e plane po ka nje dimensionalitet si nje skice e ilustrim banal dhe ne keshtu krijojme imazhe te sfumuara dhe te mjegulluara te politikes. Kete ke desh te thuash dhe ja ke arritur qellimit. Ti je si ajo kurva me lishone terheqese qe nuk ka asnje pasuri te veten dhe pse ndricon me “sovranitet“ po prapa saj fshihet tuturi qe ben pazaret dhe talenti i jot, aftesia e jote, nuk jane pasuria e jote, po je bythe shitur dhe pa sovranitet aq sa sarkazmen e fatos Nanos e merr per kopliment.

Submitted by Anonim (not verified) on

Shkrim i dobet Muc, sic ndodh rendom kur shkruan per berishen. Mendoja qe makthi per Saliun do te ikte pas zgjedhjeve por qenkam gabuar.

Ti dhe Zefi keni nje te perbashket, qe gjykimin e bazoni ne hakmarrje, ne inatet dhe merite personale.  Dhe mjafton kjo per ta bere te panevojshme cdo lloj analize mbi ate cfare thoni.

Submitted by leka (not verified) on

O z. Nano, nese z. Berisha qe ka kryer njemije te zeza nuk eshte sot ne burg, atehere cfare drejtesie ka ne Shqiperi? Si mund te denohet dikush 5 vjet per 3 grame, ndersa dikush tjeter qe ka urdheruar vrasje, tortura, ka kryer vjedhje  dhe korrupsion nuk denohet asnje dite. Asnje nuk po i kerkon Rames te beje prokurorin. Por ekzistojne plot  prokurore te afte per te ngritur nje task-force; madje ka plot edhe me bindje te majta, te vendosur ne poste pikerisht prej socialisteve; madje Rama nese deshiron i ka votat per ti ndryshuar te gjithe prej Kryeprokurorit, Kryegjykatesit dhe duke kaluar apo duke filluar qe nga Presidenti. Keshtu qe nese kriminelet jane te lire, fajin kryesor e ka Qeveria dhe Kryeministri; pastaj te tjeret.

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Ne qofte se Berisha nuk arrestohet dhe nuk denohet per krimet e kryera qe nga viti 1997, kjo ndodh per dy arsye: se pari ai ia ka zene bishtin me dere Ilir Metes dhe, se dyti, Edi Rama eshte frikacak. Puna e kompetencave te drejtesise eshte nje pese me hic. Dihet nga te gjithe se n Shqiperi drejtsia ka qene dhe mbetet e pushteit.

Submitted by Diferenca, pa M... (not verified) on

Nuk e refuzoj dot aferine me artikulime te P.A.B dhe Zapbone, duke qene diku-diku te ndryshem,

por me mrekullon etja e Ca-ve si "leka", qe habiten per "hierarkine e mosndeshkueshmerise", shpesh si permbysje e piramides se drejtesise!

Perderisa bota sundohet nga politikanet, ata jane te privilegjuarit. Drejtesia njerezore nuk eshte e Zotit, perballe te cilit jemi realisht te njejte!

Po, dikush do denohet si "kurban" per shefin.

Madje do orvatesha ta justifikoja sa te mundja, mbase edhe me ca "padrejtesi pozitive" (do shprehesha me terma te Arben Imamit, kur formulonte Kushtetuten me Sabri Godon!).

Sidomos ne Shqiperine me model qeveritari te trasheguar prej perandorise se mbrame te Lindjes, dhe vijim te drejteperdrejte te aparatçikut burokratik komunist, duhet ngulmuar ç'rrenjosja e gatishmerise per te bere eunukun, nepunesin/qehaja, mbeshtetesin pa kusht, bashkepunetorin deri ne vdekje...

Ne qe kemi qene deshimtare visual, mund te numerojme nje varg individesh qe shkonin pas Berishes, kudo ku i duheshin ati, shkonin dhe i thoshin Berishes ato cfare deshironte ai, deshmonin tek Berisha kunder atyre qe donte te ndeshkonte ai, pasuroheshin prej lejes per te perdorur emrin e Berishes, jane bere milioniere, jane edhe sot te tille, packa se mund t'i gjejme sot ne tryezat e debateve te pernateshme ne anen e pushtetareve te rinj...Ndokush prej tyre i mori pronat nga Berisha/Meksi dhe i privatizoi me Meta/Ramen, kur ky ish ne bashkine e Tiranes...

Nese Njeshat (Presidentet, kryeministrat apo edhe ministrat) nuk eshte e lehte te jene te gjithe te burgosshem, madje, nese kategoria e pare e kryeministrit, psh, eshte e mbrojtur edhe nga "e drejta per te gabuar, e drejta per tu justifikuar per vendime te gabuara", ta merr mendja qe ti eunuku, ti qehajai, ti masha per thyerjen e ligjeve dhe ndermjetesi e perfituesi i korruptimit, ti kollaj mund te meritosh daljen perpara gjykates...

Dhe mire te te behet, dhe ia vlen te ndeshkohesh, qe fati yt, ne mund, te shnderrohet ne sadopak moral per ata qe sot e neser do ndodh te sherbejne prane Shefave qe kane premtuar te jene Sherbetore te Popullit!

Submitted by Leka (not verified) on

Po, ashtu eshte siç thua ti lart. Pushtetaret jane te pandeshkueshem, edhe kur bejne njemije te zeza. Prandaj edhe kryeministri i Kroacise nuk eshte ne burg sot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.