Arkiv-Opinion
Evazioni fiskal, sa ka qenë e sa do të jetë
Evazioni fiskal nuk mund të matet drejtëpërdrejt, por në vendet ku zbatohet Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH) me nje nivel unik, matja e tërthortë e tij është relativisht e thjeshtë. Në vija të trasha, të ardhurat nga ky tatim, në përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto, duhet të jenë afërsisht sa ç’është tarifa e taksimit. Kështu, në qoftë se tarifa e taksimit është 20% (si në Shqipëri, për shembull), të ardhurat nga TVSH-ja, në kushte ideale, duhet t’i afrohen 20-përqindëshit të PBB-së.
Që Prizreni të bëhet historik
Takimi i dy qeverive (shqiptare) në Prizren përbën një ngjarje me simbolikë historike. Vetë takimi dhe data do mbeten elementë historikë, pavarësisht debatit dhe analizës mbi produktivitetin e tij. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që dy qeveritë të ulen në tryezë dhe asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një qeveri e Tiranës të bëjë një akt të tillë me ndonjë qeveri tjetër.
Një zhgënjim i (pa)merituar
NUHI SHALA/
Procese dhe salierë
1. Shekulli XX do të mbetet në histori si shekulli i Proceseve”, na thotë Milan Kundera. Ne do të përmendim vetëm shkrimtarët, artistët dhe mendimtarët që u akuzuan dhe u gjykuan gjatë këtij shekulli. Në vitet ‘20, viktimat e Gjykatës së Moralit të rreptë Revolucionar janë Andre Bunin, Andrejev, Shostakoviç, Mikhail Bulgakov, Isak Babel, Ana Ahmatova, Osip Mandelshtam, Boris Pasternak, Aleksander Solzhenicin, Ferdinand Celine, Knut Hamsun, filozofi Martin Heidegger, Richard Strauss, Gottfried Benn, Drieu la Rochelle.
U zbut Serbia?
“Me Serbinë gjërat s’janë kurrë të kollajshme.” Kështu shkruan gazetarja kroate Adelina Marini në shkrimin “Zbutja e Serbisë” në EUinside. Raportimi i zgjeruar dhe mjaft i pasur në informacion, shfaq një Serbi të pekuluar si foshnjë e rënë nga qielli e të trajtuar si një vezë politike të cilën forcat e ndryshme politike në BE-në nobeliste të Paqes, ruhen se mos e thyejnë thjesht duke shqiptuar fjalën e gabuar.
Në 23 vjet Shqipëria ngjan si të ketë qenë në luftë
Në 23 vjet Shqipëria ngjan si të ketë qenë në luftë. Janë 6259 persona që janë vrarë nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta në ngjarje nga më të ndryshmet në të gjithë vendin duke treguar se humbja e jetës në Shqipëri bëhet me një lehtësi që nuk gjen model të dytë në botë. Në një insert gjatë emisionit DEBATI NE CHANNEL ONE të së enjtes ku u diskutua situate kriminale, solla nga arkivi personal në formë tabele të gjitha vrasjet vit pas vitit në 365 ditë për 23 vjet rresht. Ato nisin që nga viti 1990, vit kur u rrëzua sistemi komunist e deri në vitin 2013 që sapo lamë pas.
Edhe në Amerikë ka mashtrues primitivë
Para pak ditësh, mjetet e informacionit, si ato të shkruara, edhe ato audiovizive, dhanë një lajm “sensacional”, sipas së cilit shqiptarët qenkan “mashtrues primitivë” apo “mashtrues të mëdhenj”. Lajmi bazohej mbi disa të dhëna të Ministrisë së Drejtësisë në raportin e saj enigmatik në gjuhë të huaj “Open Data Albania”. Shqiptarëve nuk para u bëri përshtypje ky njoftim, ndofta ngase ua kanë mbushur mendjen se janë të parët në Ballkan, të parët në Evropë e të parët në botë për çdo gjë të keqe.
Rama- Thaçi, një shfaqje në Prizren
Nëse do të kishte qenë kryeministër disa vite më parë, Edi Ramës do t’i duhej që këtë të shtunë të kalonte ose nga Maqedonia, ose nga rruga e vjetër e Kukësit për të mbërritur në Prizren. Por ai do të jetë atje në më pak se dy orë, falë rrugës për të cilën nguli këmbë vazhdimisht se nuk ishte një prioritet i Shqipërisë dhe se ato para mund të ishin investuar diku tjetër ku qytetarët shqiptarë kishin më shumë nevojë.
Taksa e naftës dhe disa ndikime të saj
Shkas për këtë shkrim u bë një spekulim i një stacioni televiziv, ku ironizohen fjalët e kryeministrit Rama, kur në argumentimin e tij mbi vendosjen e taksës së naftës, tha se pesha e shqiptarëve është dyfishuar nga përdormi pa kriter i makinave. Ky spekulim u shoqërua nga filmime të kohës së diktaturës, ku shqiptarët panë se si zhvillohej fizkultura e mëngjesit pikërisht në sheshin e sotëm “Nënë Tereza”, nga disa zyrtarë që vraponin dhe kryenin ushtrime fizike.
Mirëserdhët në kapitalizëm
Buxheti është çështje taksash; ekonomia, administrata, rendi, shëndeti, gjyqësori, arsimi, varen nga taksat që merr shteti. Por vetëm në vitin 2014, pas pesëdhjetë vjetësh sistemi komunist, i deklaruar “i pataksë”, dhe çerek shekulli tranzicion, shqiptarët po zbulojnë taksën. Jo se deri më sot nuk e kanë paguar. Vetëm se tani e mbrapa, do ta prekin me dorë dhe ndjejnë në lëkurë. Edhe këtë herë, sqarimi i publikut, kaloi në mjegullën mediatiko-politike, duke turbulluar më shumë se kthjelluar. Por e gjitha kjo, pak rëndësi ka.