Arkiv-Opinion

Edhe tek ne, një brez si ai që po bën arrestimet në Turqi

Postuar në 03 Janar, 2014 08:53

Përpos afërsive gjeografike dhe kulturore, orientimit euro-atlantik dhe shumë ngjashmërive të tjera, Shqipëria dhe Turqia kanë një element tjetër të përbashkët, qeverisjen me dorë të hekurt dhe korrupsionin. Në Turqi kanë filluar arrestimet për korrupsion, ndërsa në Shqipëri, edhe pse u bënë disa muaj nga ndryshimi i pushtetit, drejtësia është mjaftuar me disa peshq të vegjël.

***

Tradhtia e besnikëve

Postuar në 02 Janar, 2014 04:54

Në romanin fantashkencor Quarantine, të Greg Egan-it, ndesha në një situatë që më çoi mendërisht në kohët e spastrimeve të përgjakshme brenda kupolës totalitare. Nuk po hyj në hollësitë e fabulës së romanit – e ndërlikuar dhe e panevojshme për çka dua të parashtroj.

Të përndjekurit, për çfarë lloj ndihme kanë nevojë?!

Postuar në 01 Janar, 2014 02:13

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj, është angazhuar së fundi dhë në shpërndarjen e ca ndihmave, kryesisht ushqimore, për familjet e ish-grevistëve të urisë në rradhët e të përndjekurve nga ish-regjimi komunist. Nuk dua ta paragjykoj ministrin, pasi as kam arsye e as kam nevojë; gjesti tij shërben vetëm si një ngacmues për një lloj qasjeje tjetërfare ndaj kësaj kategorie.

50 MOMENTET QE BENE VITIN POLITIK 2013

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 15:03

4 SHKURT

Komisioni për zgjerim i BE, Stefan Fyle, deklaron gjatë vizitës në Tiranë se zgjedhjet parlamentare do jenë test i fortë për Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat.

2.

25 SHKURT 2013

Ekzekutohet në Tiranë Dritan Lamaj, një nga drejtuesit më të rëndësishëm në policinë e shtetit. Vrasja cilësohet për shkak të detyrës.

3.

17 PRILL

Rreziku i ortekut financiar prej panikut kolektiv

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 05:46

Gjendja financiare nga gropa e borxheve që paska lënë Saliu (afërsisht 750 milionë dollarë) në buxhetin e shtetit qenkësh e ngjashme me kolapsin e vitit 1997, jo vetëm financiar, por edhe me pasoja për një konflikt të mundshëm social për shkak të shembjes së ekonomisë si në rastin e piramidave. Këtë përqasje të 1997-tës me 2014- tën e bëri para ca ditësh ministri i Financave, Cani. Ndërsa Berisha, gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Kuvend, jo vetëm që ulëriti për orë të tëra, por edhe në "Facebook" nxitoi të na bindë për katastrofën që na pret.

Lustracioni, a po mbetet i pamundur?!

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 15:38

Nuk kishte konglomerat më të habitshëm sesa grupi i mbledhur në një tryezë pak ditë më parë për të asistuar në një takim që Lustracioni të futej në axhendën evropiane të integrimit të Shqipërisë në BE. Të përndjekur të cfilitur, përfaqësues të dhjamur nga ish-pronarët, shoqata, Institute dhe patetikë. O Zot, sa patetikë! Edhe pse shumë syresh e dinin mirë se forca e tyre shprehëse për Lustracionin tashmë nuk mjafton për asgjë dhe se shtrimi i problemit prej tyre do ishte gjysmak, ata vazhdonin e tirrnin fjalimet e tyre, që më të shumën e herës i ngjanin justifikimeve personale.

Vetëçmontimi i Erdoganit

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 08:14

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, me siguri e kishte përfytyruar ndryshe bilancin e tij qeveritar në fund të vitit. Në vend të normave të rritjes, t'ia kishin zili lirës së fortë dhe rëndësisë në rritje të Turqisë si fuqi rajonale, tashmë pyetja prej kohësh nuk është më nëse Erdogani dhe qeveria e tij do të japin dorëheqjen, por se kur do të tërheq frenat.

Nobelin s'e do kush

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 08:08

Ëndrra shqiptare për një çmim Nobel rëndom fillon e mbaron me shkrimtarin Ismail Kadare. Deri më tash, askujt s’i ka shkuar mendja se ndonjë kosovar do të mund të propozohej për çmimin më prestigjioz në botë, ndërsa se ky mund të jetë kryeministri Hashim Thaçi, kjo ka mundur të ndodhë – siç edhe ka ndodhur vërtet – vetëm në mahitë e një prillit.

Njerëzit që s'bëjnë pyetje

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 07:20

Rikard Kapusçinskij, gazetar polak, ka qenë një nga mendjet më të ndritura të shtypit europian modern. Deri afër fundit të jetës së tij të pasur udhëtoi e udhëtoi pa reshtur në mes të luftërave, gjenocideve, grushteve të shtetit, burgjeve dhe dënimeve me vdekje. Ai la pas një trashëgimi të çmuar, e cila këto vitet e fundit na ka ardhur edhe në shqip, e përkthyer përmes penës mjeshtërore të Astrit Beqirit. Në udhëtimet e tij të shumta, reporterit polak, të mësuar me vrasje, kufoma, komplote e pabesira, i bën përshtypje një detaj “i vogël”.

Një mundësi e artë politike

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 07:14

Ndoqa në opinion tek Sokol Balla intervistën e Kryeministrit Rama. E them pa hezitim, se kam mbetur i  çuditur prej sinqeritetit  në  përgjigjen e dhënë prej tij lidhur me arsyen se  përse u shty statusi ynë si një vënd kandidat për në Bashkimin Europian. Kryeministri shfaqi hapur dhe pothuaj brutalisht mendimin, se qarqe ekstremiste regresive në Holandë dhe tek tuk edhe  në ndonjë vënd tjetër, vendosin si preteks për mosaprovimin e kërkesës tonë si  vënd kandidat për në Bashkimin Europian, thjesht  përkatësinë tonë fetare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion