50 MOMENTET QE BENE VITIN POLITIK 2013

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 15:03
Roland Qafoku

4 SHKURT

Komisioni për zgjerim i BE, Stefan Fyle, deklaron gjatë vizitës në Tiranë se zgjedhjet parlamentare do jenë test i fortë për Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat.

2.

25 SHKURT 2013

Ekzekutohet në Tiranë Dritan Lamaj, një nga drejtuesit më të rëndësishëm në policinë e shtetit. Vrasja cilësohet për shkak të detyrës.

3.

17 PRILL

Dorëhiqen dy anëtarët e majtë të KQZ Denar Biba dhe Albana Shtylla, duke sjellë boshllëk në mbarëvatjen e punës por edhe akuza e kundërakuza.

4.

17 PRILL

Ilir Meta shpall zyrtarisht daljen nga koalicioni me PD pas 4 viteve në qeverisjes.

5.

22 PRILL

Jep dorëheqjen nga KQZ anëtari Jani Jani, duke e çuar në tre numrin e të larguarëve. KQZ mbetet me katër anëtarë.

6.

22 PRILL

Kryetari i PS, Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta shpallin në Shkodër Aleancën për Shqipërinë Evropiane për zgjedhjet parlamentare dhe për qeverisje në një fitore të mundshme.

7.

6 MAJ

Shpallen listat zyrtare të kandidatëve për deputetë. Të gjitha partitë konkuruese depozitojnë në KQZ emrat.

8.

6 MAJ

Nga lista e kandidatëve të PD, 31 deputetë nuk do jenë më në Kuvend. Nga lista e kandidatëve të PS, 17 deputetë nuk do jenë më në Kuvend. Bie në sy mungesa e Arben Malajt i cili shpall kandidaturën si i pavarur.

 

9.

6 MAJ

Në listën e kandidatëve, 33 prej listës së PD dhe 38 të listës së PS janë gra.

 

10.

6 MAJ

Sipas listave të PS e PD, 11 nga 14 anëtarët e komisionit të ligjeve nuk do jenë më deputetë.

 

11.

6 MAJ

Kandidati me moshën më të madhe është Lufter Xhuveli, i listës së PD 72 vjeç, Berisha 69 vjeç dhe Namik Dokle i PS 67 vjeç.

 

12.

23 QERSHOR

ORA NEWS në bashkëpunim me IPR MARKETING  jaopin rezultatet e exit –poll duke nxjerrë fituese koalicionin e majtë deri në 56 për qind dhe koalicionin e djathtë deri 37 për qind.  Një rezultat që del saktësisht sipas rezultatev përfudnimtare të votimit.

 

13.

23 QERSHOR

Koalicioni majtë PS-LSI fiton zgjedhjet me 57.63 për qind të votive kundrejt 39.46 për qind të votive të koalicionit të djathtë.

 

14.

26 QERSHOR

Nëpërmjet një fjalimi nga selia e PD Sali Berisha deklaron dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike

15.

6 GUSHT

KQZ shpall rezultatin e zgjedhjeve sipas të cilit koalicioni i majtë ka marrë afro 1 milionë vota (PS 713 mijë vota-LSI 180 mijë vota), koalicioni i djathtë PD 528 mijë vota.

16.

23 KORRIK

Lulzim Basha zgjidhet kryetar I PD me 33.220 vota nga 41.532 votues, anëtarë të PD kundrejt rivalit direkt për kryetar, Sokol Olldashi, i cili mori 8060 vota.

17.

31 KORRIK

Kryeministri Rama shpall kabientin me 19 ministra, 16 ministri, 3 ministra pa portofol, një zëvendëskryeministë. Për herë të parë një kabient ka 6 gra ministere.

 

18.

16 GUSHT

Qeveria e kryeminsitrit Beisha vendos që SHQUP ti kalojë nga pronësi e Ministrisë së Mbrojtjes në seli Partisë Demokratike.

 

19.

21 GUSHT

Rama si kryeministër i zgjedhur mban mbledhjen e parë të qeverinë, në hotel Neë York në Vlorë

 

20.

5 SHTATOR 2013

Sali Berisha drejton mbledhjen e fundit të qeverisë. Në 8 vjet mbajti 425 mbledhje në të cilat janë miratuar 5960 vendime, 1292 projektligje dhe 47 akte normative.

21.

9 SHTATOR

Mbahet seanca e parë e kuvendit. Koalicioni i Majtë ka në kuvend 83 deputetë, koalicioni i Djathtë ka në kuvend 57 deputetë

 

22.

10 SHTATOR

Bëhet verifikimi I mandateve në kuvend. PS ka 65 deputetë, LSI 16 deputet, PBDNJ, partia Kristian Demokrate 1 deputet.

 

23.

10 SHTATOR

Nga verifikimi I mandateve, si pjesë e koalicionit të djathtë PD ka 46 deputetë, PR ka 5 deputetë dhe PDIU ka 4 deputetë, demokristianët 1 dhe LZHK 1 deputet.

 

24.

10 SHTATOR

Presidenti Nishani dekreton Edi Ramën si kryeministër. Rama është kryeministri i 33-të në historinë e shtetit shqiptar.

 

25.

10 SHTATOR

Ilir Meta zgjidhet kryetar i Kuvendit me 91 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim. Është kryetari I 8-të I kuvendit pluralist pas vitit 1991.

 

26.

15 SHTATOR

Në një sallë me 137 deputët, 82 vota pro, 55 kundër 1 abstenim kuvendi miratopn mandatin 4-vjeçar të qeverisë së koalicionit PS-LSI me kryeminstër Edi Rama.

 

27.

15 SHTATOR

Edi Rama nis punën si kryeminstër me mbledhjen e qeverisë. Vendimi i parë ishte zevendësimi i portretit të presidentit Bujar Nishani me Ismail Qemalin, vendim për ndalimin e imprtit të plehrave dhe kodi I etikës së ministrave.

 

28.

16 SHTATOR

Ministrat e kabientit Rama marrin detyrën në dorëzim. Nuk pati ceremoni dorëzimi nga kryeministri Berisha dhe ministrat. I vetmi që dorëzoi detyrën ishte ministri Spiro Ksera.

 

29.

16 SHTATOR

Edi Rama kryen vizitën e parë si kryeministër nis parlamentin evropian. Ai deklaron se është i angazhuar për të plotësuar të gjjtha detyrimet për anëtarësuar Shqipërinë në BE.

 

30.

10 TETOR

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezanton drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi dhe 12 drejtorët e policive të qarqeve, pas shkarkimit të Hysni Burgajt.

 

31.

10 TETOR

Në raportin final të OSBE-ODIHR deklarohet se zgjedhjet e 23 qershortrit ishin konkuruese, me pjesmarrje të gjerë por mes palëve pati atmosferë mosbesues. Numërimi ishte I rregullt.

 

32.

10 TETOR

Servet Pëllumbi, ish-kryetar i Kuvendit, një nga figurat më të rëndësishme në histoinë e PS pranon në emisionin DEBATI NE CHANNEL ONE se në Shqipëri pas vitit 1990 është zbatuar platforma e Katovicës.

 

33.

17 TETOR

Kuvendi miraton aktin normativ për nëpunësin civil pas debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

 

34.

20 TETOR 2013

Shembet me tritol e para godinë e ndërtuar pa leje, një pallat 5 katësh në afërsi të Fakultetit Ekonomik

 

35.

23 TETOR 2013

Kryeministri Rama bashkë me homologun kosovar Thaçi dhe atë turk Erdogan marrin pjesë në përurimin e  aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë. U cilësuan “tre vëllezërit”. Erdogan: Kosova është Turqi. Një deklaratë që më pas u përgënjeshtrua me sqarim.

 

36.

28 TETOR

Prokuroria e Vlorës nis hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë Shpëtim Gjika I akuzuar për abuzime me lejet e ndërtimit.

 

 

37.

1 NENTOR

Jep dorëheqjen shefi i Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, ndërkohë kryeministri Rama emëron Jeronim Bazo në vend të tij.

 

38.

3 NENTOR

Kandidati i PS Sotiraq Filo fiton zgjedhjet për kreun e Bashkisë të Korçës përballë kandidatit të PD-së Sotiraq Stratobërdha me 10 mijë vota diferencë.

 

39.

5 NENTOR

Prokuroria nis hetimet pas publikimit të një videoje ku disa të rinj merrin para në zyrën e PS në Korçë kundrejt votimit.

 

40.

11 NENTOR

PD zhvillon në Tiranë protestën e parë që nga momenti kur kaloi në opozitë kundër qeverisë.

 

41.

7 NENTOR-15 NENTOR

Qytyetarë në të gjithë vendin, shoqata ambjentaliste dhe nxënës dhe studentë shkollash zhvillojnë çdo ditë protesta kundër ardhjes së armve kimike në Shqipëri.

 

42.

15 NENTOR

Kryeministri Edi Rama deklaron nga kryeminsitria përparë të cilës ishin mijëra protestues se qeveria shqiptare vendosi të mos pranojë demontimin e armëve kimike të Sirisë.

 

43.

20 NENTOR

Humb jetën në një aksident Sokol Olldashi, deputet I PD, ishi8stër I Brendshëm dhe I Transporteve, një nga firgurat më të rëndësishme të PD.

 

44.

9 DHJETOR

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli denoncon në prokurori parardhësin e vet në detyrë Arben Imami për abuzime me fondet dhe reklamat.

 

45.

13 DHJETOR

Gjykata Kushtetuese rrëzon aktin normativ të qeverisë të miratuar në Kuvend për statusin e nëpunësit civil pas padisë së bërë nga PD.

 

46.

14 DHJETOR

Shembet me 300 kg tritol kompleski “Jon” 8 kate në Vlorë i cilësuar me problem abuzimi me lejen e ndërtimit.

 

47.

DHJETOR 2013.

Minisri i Brendshëm Saimir Tahiri publikon se pa denoncuar në prokurori ish-drejtorin e përgjithëm të policisë Hysni Burgaj dhe disa anëtarë komisioni të tenderit për spotet televizive.

 

48.

17 DHJETOR

BE I thotë jo Shqipërisë për statusin e vendit kandidat me argumentin se një gjë e tillë mund të ndodhë në qershor 2014.

 

49.

22 DHJETOR

Kryeministri Rama bën analizën e 100 ditëve të qeverisë duke deklaruar se I ka mbajtur premtimet.

 

50.

24 DHJETOR

Miratohet në kuvend buxheti I vitit 2014 pas një seance maratonë prej 25 orësh. Në seancë apti debate të forta mes ish-kryeministrit Berisha, kryeministrit Rama dhe deputetëve të tjetrë.

 

 

 

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Drejtori i policise Hysni Burgaj,nuk u shkarkua,por dha dorheqjen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.