Edhe tek ne, një brez si ai që po bën arrestimet në Turqi

Postuar në 03 Janar, 2014 08:53
Klajdi Sela

Përpos afërsive gjeografike dhe kulturore, orientimit euro-atlantik dhe shumë ngjashmërive të tjera, Shqipëria dhe Turqia kanë një element tjetër të përbashkët, qeverisjen me dorë të hekurt dhe korrupsionin. Në Turqi kanë filluar arrestimet për korrupsion, ndërsa në Shqipëri, edhe pse u bënë disa muaj nga ndryshimi i pushtetit, drejtësia është mjaftuar me disa peshq të vegjël.

Erdogan dhe qeveria e tij po kalojnë sprovën më të madhe që mund të ketë kaluar një qeveri turke gjatë dekadave të fundit. Katër ministra dhanë dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit që përfshiu qeverinë e tij. Policia arrestoi djemtë e tre ministrave dhe disa biznesmenë të fuqishëm turq dhe iranianë me akuzën e korrupsionit në tenderët më të mëdhenj të qeverisë  për ndërtimin e veprave publike, pastrim parash dhe  thyerje të embargos të vendosur ndaj Iranit nga SHBA dhe BE. Aktualisht, djemtë e dy ministrave gjenden në qeli, ndërsa prokuroria tentoi të zhvillonte një fazë të re arrestimesh për akuza të njëjta, fijet e të cilave çonin deri tek djali i Kryeministrit Erdogan.

Një valë e re arrestimesh nuk u lejua nga drejtuesit e Policisë, ndërsa përgjigja e pushtetit ndaj prokurorëve dhe policëve guximtar ishte e pamëshirshme.
Ministri i Brendshëm (djali i të cilit është një ndër të arrestuarit VIP) shkarkoi menjëherë nga detyra policët që kryen aksionin si edhe dhjetra drejtorë policie në të gjithë Turqinë. Qindra të tjerëve iu ndryshua vendi i punës. Qeveria vendosi kufizime ndaj gjykatave dhe prokurorisë duke ia bërë të pamundur atyre kryerjen e arrestimeve të tjera, ndërsa djali i Kryeministrit Erdogan nuk del në publik për t’iu ruajtuar një arrestimi të beftë. Një klime e madhe pasigurie kanë mbështjellë qeverinë e Erdoganit, ndërsa ai ndodhet vetëm pak muaj para bastit të tij të madh të këtyre viteve, të zgjidhet President me votë popullore në qershor të këtij viti.

Kush po i bën arrestimet në Turqi?

Megjithë emërtimet e ndryshme që i kanë vendosur, ajo që po ndodh sot në Turqi ka të bëjë në thelb me një përplasje ideologjish dhe parimesh. Ata që po dalin përballë Erdoganit tani me akuzat për korrupsion janë thuajse të njëjtët njerëz që pak vite më parë e ndihmuan atë për t’i shpëtuar një kompolit të mirëorganizuar nga ushtria, rezultati i të cilit ishte gjykimi dhe burgosja e shumë gjeneraleve, deri në atë kohë të paprekshëm. Janë ai brez prokurorësh, gjykatësish dhe policësh, me parime, të ndërshëm dhe të vetëdijshëm për detyrën që kanë marrë përsipër.  Një ndër më të spikaturit, që përgatiti dosjet e gjeneralëve në çështjen “Ergenekon” është Zekeriya Oz (shihni foton).

Kush është Zekeriya Oz?
Djali i një familjeje të shpërngulurish nga Bullgaria pas përfundimit të luftës së parë Botërore, Oz i përket atij brezi që kanë përjetuar disa grushte shteti të njëpasnjëshme gjatë jetës së tij. Ky brez kanë parë shtetin e tyre të fuqizohet ekonomikisht dhe ushtarakisht, por edhe të shkojë drejt falimentimit (fillimi i viteve 2 000) për shkak të politikave të mbrapshta dhe korrupsionit. 46 vjeçari përfundoi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Stambollit në fillim të viteve ’90. Ai i përkët atij brezi që gjatë dekadave të fundit është brumosur me parimet perëndimore, ndërveprimin ndërfetar dhe ndërkulturor midis etnive dhe feve të ndryshme,  atdhedashurinë, parimet e së drejtës.  Prokurori që po çmonton kastën e korrupsionit në Stamboll, Ankara dhe në qytete të mëdha në Turqi, i përket atij brezi prokurorësh, gjykatësish, policësh, gazetarësh e nëpunësish të tjerë, të cilët korrupsionin e thërrasin në emër, pavarësisht nëse në të janë të përfshirë djem ministrash, ministra, djali i kryeministri, apo edhe ai vetë duke sakrifikuar ndërkohë vendin e punës  dhe duke u përndjekur nga pushteti.

Po ne ?

Ata që mbushën shesin në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, janë sot bashkëmoshatarë të Zekeriya Oz-it, të policëve, prokurorëve dhe gjykatësve që po dërgojnë sot në qelitë e burgut djem ministrash dhe miliarderë në Turqi. Studentët që sollën demokracinë në fillim të viteve ’90 këtu, janë sot prokurorë, gjykatës, nëpunës të thjeshtë, një pjesë janë policë, por edhe pse në të njëjtin brez, akoma nuk kanë marrë guximin të dergojnë pas hekurave djem ministrash shqiptarë, ministra apo kryeministra. Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë për indeksin më të lartë të perceptimit të korrupsionit, megjithatë, deri më tani, nuk kemi asnjë peshk të madh pas hekurave. Më shumë se Turqia, neve na duhet çdo ditë  e më tepër, një brez si ai që po ç’monton korrupsionin në qeverinë turke, na duhen prokurorë të ndershëm dhe me parime të qarta, na duhen policë që nuk kanë frikë të arrestojnë djem minstrash, na duhen gjykatës që në parim kanë ligjin. Më shumë se kurrë, sot na duhet një brez i tillë.

*Autori është duke kryer studimet doktorale për Drejtësi, në Universitetin e Stambollit, Turqi

Comments

Submitted by Diti (not verified) on

Aa e the e the po kujt ja the, kujt ja the?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ti biro, si e ke planin kur t'marosh studimet per drejtsi n'Stamoll a ke per t'ardh ktu t'fillojsh arrestimet? Po qe qi ke kyt menje mos e shpall qy tashi mer burre. Hec ktu iher masnej shofim e bojm.....

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kush asht pergjegjesi kryesor i korrupsionit te sotem ne Turqi?  - Natyrisht kryeministri Erdogan.

Tashti kujtohet Erdogani per korrupsionin qe asht zhvillue gjate sundimit se tij?! Prralla. Ai si nji diktator qe shtype demokracine ne Turqi don te eleminoje kundershtart e tij politik para zgjedhjeve. Keshtu kan ba Stalini, Hitleri, Mao Ce Duni, edhe diktatort e vegjel si Enver Hoxha.

Politika neo-otomane e Erdoganit dhe ideja e ekspansionit ne Ballkanin e kohes otomane falimentoi. Politika e jashtme e Erdoganit u shfrye si nji flluske sapuni. Edhe ky do te falimentonte si te ngjashmit e tij.

Submitted by Anonim (not verified) on

Drejte, Erdogani kujtoi se do ja hidhte pa lagur me vjedhjet qe beri me te vetet.

Submitted by Turku (not verified) on

Erdogani e ka humbur torruan eshte bere me keq se Berisha. Ka vene dore mbi gjykatat, policine dhe prokurorine, askush nuk leviz dot me pa lajmeruar me pare Erdoganin dhe kasten e tij. Aq sa ka plas gallata me barcaleta te ndryshme per kete pune.
Ngjashmerite e Erdoganit me Berishen:

-Kapja e gjykatave dhe prokurorise
-Largimi i kontribuesve kryesor ne parti dhe rrethimi nga servilat dhe agjenteve te huaj; Saliun e rrethuan serbet, Erdoganin e kane rrethuar iranianet
-Perfshirja ne punet e shtetit te familjes: Tenderet e medhenj jane dhene pas kalimit nga zyra e Bilal Erdoganit
-Marrja e rryfsheteve nga biznesmenet nepermjet shoqatave te bamiresise: Gruaja dhe cuni i Erdoganit marrin qindra milione dollare fonde per shoqata bamiresie (keshtu financonte dhe TAC and CO Sllobondanken e Saliut) A nuk sillej njelloj edhe Argita me Zenin?
-Gjetja e armiqeve te brendshem dhe te jashtem ne kohe veshtiresish ne qeverisje: Saliu gjeti opoziten dhe "pucistet", Erdogani ka gjetur USA-n, Izraelin, BE-ne dhe Hizmetin.
-Vjedhja nepermjet projekteve te medha. Berisha e rropi shteti me Durres-Kukes, Erdogan po e rrjep me projektet e medha ne Stamboll

Submitted by Dashi (not verified) on

O turko ke harru se Erdo si Berisha ka mbledhur rreth vetes Xhelalet dhe Fahr(M)injt e tij. Erdogani mbaroi pune, nuk ka asnje ndryshim nga ajatollahet e Iranit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.