Arkiv-Opinion

PD-PS, shkelja fillon brenda “gardhit”

Postuar në 08 Janar, 2014 06:00

Më 14 dhjetor 2009, pak muaj pasi kishte fituar mandatin e dytë qeverisës, Partia Demokratike zhvillonte Kuvendin e saj të radhës. Ndihej që PD ishte e kënaqur dhe e ngopur me vetveten. Aq e kënaqur, saqë në fund të punimeve u bë sikur u “harrua” që nga punimet e Kuvendit nuk dolën disa prej forumeve kryesore të saj. Me fjalë të tjera, as që u votua fare për Këshillin Kombëtar të partisë dhe lidershipin e saj të lartë, sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët. I vetmi person me mandat nga ajo sallë doli, siç pritej, Sali Berisha.

Hashim Thaçit: Sutor, ne ultra crepidam

Postuar në 07 Janar, 2014 16:02

Sikur të mos kisha frikë, do të thoja që Hashim Thaci është një katundar parekselancë. Do të thoja se është një njeri përsosshmërisht i papërsosur.

Sikur të kisha guxim, do thoja se Katundari Hashim erdhi në qytet dhe (drejt) në pushtet, që assesi nuk arriti të “integrohej”. E gjitha që arriti të bëjë si kryeministër, është se arriti të shndërrohet në një Katundar të Karamelizuar, për shijen e ndërkombëtarëve.

Kryeministrin Katundar të Karamelizuar të Kosovës (4K) e zgjodhëm ne. Ai është produkt i vendimeve tona. E ne jemi këta që jemi.  

Një shfaqje açik e turbofetarizmit të Nishanit

Postuar në 07 Janar, 2014 05:03

Ky shkrim nuk e humb fillin dhe datën, për sa kohë që Presidentit Bujar Nishani do t’i jepet mundësia t’i dërgojë popullit të vet një përshendetje në çdo fundviti. Duke qënë se është një përshëndetje jashtëzakonisht ekskluzive, që, me përjashtime të vogla, nuk mund t’i dërgohet asnjë populli tjetër, vendosa të shkruaj gjerë e gjatë, që një vit më parë, në një shkrim që po stërgjatet deri sot.

Dy sfida të mëdha për Ministrin Cani

Postuar në 06 Janar, 2014 16:36

Buxheti i miratuar nga Kuvendi për shpenzimet e shtetit shqiptar gjatë vitit 2014 ka një zë që s’ka ekzistuar në asnjë buxhet të mëparshëm: Shlyerje të Detyrimeve të Prapambetura. Dhe ky do të jetë një shpenzim goxha i madh – plot 350 milion dollarë.

Ndërkohë që gjetja e financimit për këtë shpenzim nuk përbën aktualisht problem – FMN-ja dhe Banka Botërore kanë rënë dakord për ta financuar me një kredi të butë afatgjatë – kryerja e shpenzimit përbën një sfidë ekonomike dhe politike për Ministrinë e Financave.

“Diktatura arkitektonike” e Gruevskit

Postuar në 06 Janar, 2014 14:25

 Para ca javësh ndesha në Shkup disa turistë nga Shkodra, që po fotografonin të mahnitur skulpturat gjigande të Filipit të Maqedonisë dhe, pak dhjetëra metra më tej, monumentin ciklopik të Aleksandrit të Madh, të birit të Filipit. Shkodranët më përshëndetën dhe vazhduan më tej, duke shkrepur foto të shumta simbas stilit japonez dhe m’u dëgjua se dikush tha: “Këtu filloka qyteti, pjesa shqiptare e Shkupit keka fshat!” dhe kish relativisht të drejtë.

Përtëritja e shëmtuar e “femrave të bukura”

Postuar në 06 Janar, 2014 06:29

Para disa javësh u organizua në Tiranë një teatër – i titulluar Seven – i cili është luajtur në shumë vende në Europë dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për dhunën ndaj gruas. Nuk ka nevojë për shpjegim se përse kjo iniciativë është më se e domosdoshme në Shqipëri dhe kudo tjetër- numrat e viktimave flasin qartë. Por ajo që nuk diskutohet hapur është dhuna retorike e përditshme ndaj gruas, mënyra se si ajo objektifikohet në shoqëri apo media, dhe dëmi që rezulton nga ky trajtim kundrejt mundësisë për një barazi gjinore.

Si gur i rëndë, që s’ke ku e lëshon!

Postuar në 05 Janar, 2014 10:38

Është mundësi e ëndërruar e viteve rinore ajo që të drekoj në Tiranë, darkën ta ha në Prishtinë, e kafenë e pasdarkes ta pi në ndonjë nga kafenetë e Shkupit, por jo në këtë Shkup të sotëm të deshqiptarizuar, në qendrën e të cilit tani më është ngritur një pyll përmendoresh, ku nuk mungon as ajo e Car Dushanit. Dhe këtë ëndërr rinore e jetoj tani, kur shikimi më është dobësuar, kur e ngas makinën me syze, kur gjithnjë e më pak i shoh gropat nëpër rrugët e trojeve shqiptare.

Rruga e Beogradit në BE kalon nga Berlini

Postuar në 05 Janar, 2014 07:04

Në dallim nga negociatat e aspirantëve të tjerë me BE-në, kësaj here troket në derë një "djalë i keq". Aty ai duhet të bindë fillimisht bodyguardin e fortë gjerman për qëllimet e tij të ndershme. Të gjithë anëtarët e klubit, përfshirë edhe Gjermaninë, ia kanë lëshuar këto ditë shkresën për aftësinë e konvertimit të plotë, atij vendi që shpesh në të shkuarën perceptohej si "djalë i keq". Në Beograd qeverisin kësaj here ish- nacionalistët e papajtueshëm serbë, - që nga mesi i vitit të shkuar me një mazhorancë të sigurt.

1913-2013, fillimi dhe fundi i marrëzisë

Postuar në 04 Janar, 2014 12:59

Viti që po lëmë pas, 2013-a, mund të lexohet si një tekst në disa mënyra. Një prej tyre është lidhja që ky vit krijon me vitin e largët 1913. I vështruar në raport me të, ky vit që po largohet është viti i 100-të. Mirëpo, sapo ti vendos që ta lidhësh këtë vit me vitin e largët 1913, je i detyruar të sjellësh në vështrim atë vit të largët dhe kur e bën një gjë të tillë, ty të vijnë ndër sy imazhet e një katastrofe apokaliptike.

Historia e gëzuar dhe e papërsëritshme e lindjes së një shteti të ri

Postuar në 03 Janar, 2014 10:04

Në vjeshtë të vitit 2007 populli i Kosovës dhe klasa e vet politike e kupton se i ka ardhur një shans që nuk përsëritet më : të mbajë zgjedhje demokratike dhe njëkohësisht të përfundojë negociatat për pavarësinë e vendit.Në zgjedhjet parlamentare dhe vendore , që mbahen bashkërisht , evidencohet vetëm një rast i sulmit ndaj votës së lirë, të një komisioneri që fshehu në cigare një stilolaps të vogël , me të cilin dëmtoi një fletëvotim. U zu kur donte të dëmtonte fletëvotimet tjera.<br/>Kosova zgjedh një Kuvend të përgjegjshëm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion