Arkiv-Opinion

Gazetaria, kjo armë e rrezikshme

Postuar në 19 Janar, 2014 13:44

GËZIM MEKULI/

Mediat po shpërdorojnë fjalën dhe fotografinë. Shqiptarët si asnjëherë më parë janë të rrezikuar nga propaganda dhe “keqinformimi”. Është mu kjo gjendje që më shtyri të përqendrohem në disa modele sqaruese që ndikojnë në ndërtimin e opinionit publik dhe në “bindjet” e individëve. Këto modele mund të konsiderohen si sqarime të pjesshme, por këto modele, sot, janë duke u zbatuar me turr nga gazetarët tanë.

Band-Wagon-effect

Gjobat, ide e mirë; por shteti duhet të bëhet i fortë me të fortët

Postuar në 19 Janar, 2014 04:52

Një gjë të mirë e ka fushata e gjobave që ka nisur prej ditësh ministria e Brendshme. Jo vetëm fushata në vetvete, por edhe kushtëzimi pas saj: ai sipas të cilit nëse nuk paguan gjobat nuk mund të kalosh kufirin shqiptar. E vërtetë, është jopopuliste si fushatë, por mund të vendosë një gurthemeli në një psikozë të re që shkon kundër asaj të vjetrës, të ngulitur ndër shqiptarë: vjen një ditë që qeveria i fal gjobat, kundravajtjet, faturat e papaguara e të tjera. Ka ndodhur kështu me taksa, gjoba, detyrime të energjisë elektrike e me radhë.

Kaos triumfalist

Postuar në 19 Janar, 2014 04:48

Personalisht nuk e kisha menduar se kritikat e para ndaj kësaj qeverie do t’i bëja kaq shpejt, fill pas më pak se katër muajsh. E di që një pjesë e miqve të mi mendon se kështu vetëm mund të bëj të pakënaqur shumë njerëz, por nuk zgjidh asgjë. Po, edhe këtë e di. Por, e di gjithashtu, madje jam i vetëdijshëm tani se Edi Rama, mesa duket, qenka i tejngopur me pushtet dhe nuk i intereson aq shumë qeverisja sesa karriera e tij si lider historik.

Model i dështuar i transportit publik në Tiranë

Postuar në 18 Janar, 2014 08:48

RILIND KELMENDI/

Aktualisht, qyteti i Tiranës të ofron një sistem transporti publik tërësisht joefiçent dhe shumë të ngadaltë. Dikush mund të përmendi çmimin e ulët të biletës, por unë mendoj se ky çmim përputhet me nivelin e përgjithshëm të pagave, në veçanti, si dhe me çmimin e shërbimeve në përgjithësi. Gjithashtu, fakti që ky lloj transporti quhet publik, kërkon një çmim që përputhet me maksimizimin e mirëqënies së përgjithshme në shoqëri.

Ukraina e shpall Europën armike

Postuar në 18 Janar, 2014 03:45

Parlamenti në Kiev vendosi ashpërsimin e ligjeve për demonstratat. Ky vendim prek jo vetëm opozitën dhe gazetarët e organizatat pro-europiane, por edhe Bashkimin Europian, komenton Bernd Johann. 

Sistemi kërcënues i militantëve

Postuar në 18 Janar, 2014 03:39

Në sistemin komunist qenia anëtar i PPSH ishte privilegj dhe parakusht për karrierë të suksesshme kudo, pavarësisht profesionit, arsimimit dhe meritës. Një nga dallimet e këtij sistemi me ato të një demokracie funksionale është ikja nga kjo praktikë dhe kalimi në sistemin ku merita dhe profesionalizmi përcaktojnë shanset e karrierës. Për ta mundësuar përgjegjësinë politike kushtetuta dhe ligjet bëjnë ndarjen midis posteve politike (deputetët, ministrat, kabinetet dhe zëvendësit e tyre), si dhe nëpunësve civilë e publikë (të gjithë të tjerët jashtë kategorisë së parë.

Shoferë arrogantë, qaramanë dhe shkelës

Postuar në 17 Janar, 2014 07:37

Befas, kemi një hall të madh kombëtar: policia rrugore po vë gjoba. Emisionet TV dhe shkrimet në gazeta e blogje u mbushën me njerëz të indinjuar. Befas, nuk po kuptoj më ku jetoj. Deri dje isha i bindur që jetoja në vendin ku shoferët janë raca më arrogante ndaj më të dobtëve (këmbësorëve, biçikletave), më kanibale (në dhunën asgjësuese brenda racës) dhe më shpërfillëse ndaj shtetit. Sot, po shoh që jetoj në një vend ku shoferët qenkan viktimat. Viktima e sistemit.  Zëdhënës të tyre janë bërë figura publike, politikanë, gazetarë, aktivistë.

Pakoja e Ahtisaarit – zgjidhje e keqe edhe për veriun

Postuar në 17 Janar, 2014 07:10

Në debatet politike që po zhvillohen këto ditë të nxehta vere, rreth mundësisë së dialogut politik me Serbinë, spikasin tri qëndrime kryesore politike.

Përgjigje një insinuate që vjen nga Prishtina

Postuar në 16 Janar, 2014 11:19

Publicisti kosovar Halil Matoshi ka shkruar një artikull, në të cilin polemizon me aktorin e regjizorin Arben I. Kastrati. Dhe në fund të këtij artikulli bën një përmbledhje të librit tim ‘Unë jam gegë’, ndoshta të një kapitulli të librit, atij mbi gjuhën standarde. Dhe thotë (fjalët brenda kllapave katrore janë të mijat]: “Mustafa Nano shkruan [në librin ‘Unë jam gegë] se kufiri dialektor mes shqiptarëve nuk është në lumin Shkumbin, por në Morinë, aty ku fillon Kosova dhe ku jetojnë kosovarët e “topitur gjuhësisht”, që nuk dinë të flasin shqip!?

Prizreni dhe Mitrovica?

Postuar në 16 Janar, 2014 04:39

Është krejt normale që të zhvillohen takime pune mes dy qeverive të dy shteteve. Këtë e kanë bërë edhe shumë shtete të tjera, përfshirë edhe të rajonit. Duke pasur këtë parasysh, asgjë e pazakontë nuk ndodhi të shtunën e kaluar në Prizren, ku për herë të parë u zhvillua takimi i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Deri tek një takim i tillë është dashur të kishte ardhur edhe më herët, pa eufori, pa shpenzime të kota, por me përgatitje të duhura dhe përmbajtje që do të sillte rezultate. Por Tirana dhe Prishtina, e sidomos Tirana, kanë pasur frikë për një hap të tillë në të kaluarën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion