Përgjigje një insinuate që vjen nga Prishtina
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4837_mustafa_respublica_1.jpg?itok=Hk4vlHC1)
Publicisti kosovar Halil Matoshi ka shkruar një artikull, në të cilin polemizon me aktorin e regjizorin Arben I. Kastrati. Dhe në fund të këtij artikulli bën një përmbledhje të librit tim ‘Unë jam gegë’, ndoshta të një kapitulli të librit, atij mbi gjuhën standarde. Dhe thotë (fjalët brenda kllapave katrore janë të mijat]: “Mustafa Nano shkruan [në librin ‘Unë jam gegë] se kufiri dialektor mes shqiptarëve nuk është në lumin Shkumbin, por në Morinë, aty ku fillon Kosova dhe ku jetojnë kosovarët e “topitur gjuhësisht”, që nuk dinë të flasin shqip!? Dhe sa për dijeni të Nanos dhe Kastratit [nuk kuptohet ky çiftëzim në këtë histori; unë nuk di që Kastrati të ketë mbrojtur ndonjëherë atë tezë që, sipas Matoshit, e mbroj unë], kosovarët e flasin shqipen që nga dardhanët [duhet të jetë fjala për dardanët?], madje të normuar në standard letrar nga “Komisija e Shkodrës” që në vitet 1917 dhe vlente si gjuhë zyrtare e Mbretërisë Shqiptare deri në shfaqjen e nacional-komunistit Hoxha.”
Duket që Matoshi e ka shkruar artikullin kritik mbi Kastratin në zemërim e sipër, ashtu siç ka bërë dhe Kastrati me filipiken e vet kundër kryeministrit Thaçi. Dhe në këto rrethana edhe mund të kuptohet pse ai i fërkon brirët me Mustafa Nanon (“shefin e portalit ‘Respublica’”, ku është publikuar artikulli i Kastratit), por nuk kuptohet pse ka pasur nevojën të bëjë një keqinterpretim të mesazhit të librit tim. Ai nuk më citon gërmë për gërmë, por lë të kuptohet se unë mendoj, apo se unë kam thënë, që “kosovarët e topitur gjuhësisht nuk dinë të flasin shqip”.
Uroj që ta ketë lexuar librin tim, ose që të mos e ketë lexuar shkeleshko, ose që të mos e ketë lexuar me synimin për të gjetur, jo atë që është shkruar, por atë që do donte ai të ish shkruar. Kush i ka bërë një lexim tjetër librit, s’e ka pasur hiç të zorshme të marrë vesh se unë thjesht i mbahem pretendimit që “kur vjen puna te shqipja standarde (vini re: shqipja standarde, e jo gjuha shqipe; fjala vjen, ‘dardhan’ është shqipe, por në standard thuhet ‘dardan’, pa ‘h’), kosovarët e kanë një ngecje, a një topitje, madje tek-tuk dhe animozitet. Dhe kjo nuk është një akuzë. Nuk është as fyerje. Është thjesht konstatim. Është dhe shtrim i një problemi që fillimisht duhet njohur (nuk e kuptoj pse nuk e pranojmë si problem), e pastaj duhet zgjidhur në funksion të kompaktësimit a seriozitetit kombëtar.
Pas publikimit të librit ‘Unë jam gegë’, unë kam pritur, sidomos nga kolegët kosovarë, të më thonë që problemin e kam ngritur gabim, ose që problemi as që ekziston, ose që problemi zgjidhet në një mënyrë tjetër, ose që problemi nuk ka asnjë zgjidhje, etj, etj. Mbi këtë bazë, mund të hapej një debat. Ndërsa insinuata e Matoshit të fton veç për gërricje të kota (‘gërricje’, me sa di unë, nuk i përket shqipes standarde), të cilave unë s’ua kam ngenë.
Marrë nga Dita
Comments
Tedeskini perkthimi me i

Tedeskini perkthimi me i pershtatshem do ishte "Zeri (zani) i atij qe therret ne shkretetire" qe nenkupton " Njeriut qe nuk i degjohen keshillat"

kosovaret nuk flasin shqip

kosovaret nuk flasin shqip por kosovarisht. Jemi dy kombe me dy kultura te ndryshme.

Gabimi i pare eshte tuaji

Gabimi i pare eshte tuaji zoti Nano ! Juve duke qene nje nihilist i historise se hershme dhe kjo jo se nuk doni , por sepse "modernizmi" eshte nje prioritet qe e ndiqni me vrap dhe nuk iu le kohe te shikoni "rrugen" nga vini , bini pastaj ne gabime te tilla ! Shqiptaret e Kosoves (dhe jo Kosovaret) , jane toske ne origjinen dhe genin e tyre ! Jo thjesht sepse ata i perkisnin fisit te "dardaneve" , por sepse nje pjese e ketij fisi , bashke me Trojanet apo tosket e tjere nuk qendruan aty ku eshte kosova sot , por krijuan qytete te jugut te Shqiperise (Butrinti i themeluar nga Enea dardani) , nga ku nje pjese shkoi edhe ne Itali ku themeluan qytetrimin etrusk Toskanen dhe Romen .

Ty duke mos te interesuar kjo "histori" , harron te shikosh qe shqiptaret e Kosoves jane toske qe kane pervetesuar dialektin gege ! Ai "shkrimtari i madh" Leonid Halil Matosh Tolstoi , shkon edhe me tutje , ai "sheh" dhe "kerkon" "Komb Kosovar" ! Ha...ha....ha.....

Mos u merzit se bera pak shaka me kripe nga ato te Duçes ! Ahhh ku ka sosur Shqiperia , harxhojne kohen kot njerezit me pseudotema !

Per Tedschinin , qe here

Per Tedschinin , qe here tjeter te shkruaj ne shqip dhe jo ne nje shqipe te shkarravitur suc eshte italishtja ! "Vestibullaris" ne latinisht , i thone "veshit te brendeshem" qe ka formen e nje gjarperi te perdredhur , te nje guaske kermilli , ose te bullarit ! Pra sic e shikon "vestibullaris" eshte latinisht , pra nje fjale "latine" , vecse e "vjedhur" nga "latinet" sepse fjala eshte paster shqip , me sakte etruskisht ! Pra perbehet nga fjala "vesh" dhe fjala "bullar" ! Pra te paret tane ti Tedeskino , jo vetem iu kane dhene termat "latineve" te tu , por dhe shkencen , sepse gjithkush e di qe te konstatosh se "veshi i brendeshem" ka formen e bullarit duhet te kesh bere studime brenda kafkes njerezore !

Prandaj bjeri qylit dhe fol shqip , sepse ke fatin se ke mesuar gjuhen qe themeloi gjuhet e tjera ! Modernizmin studioje , mbase dhe ndiqe , por ke pase fatin ne jete te te japin falas gjera shume te cmuara !

Z. Mustafa! Nuk kam verejtje

Z. Mustafa! Nuk kam verejtje per thelbin e kritikes qe i ben Matoshit, por dua te them se me gjuhen letrare shumica jone ka probleme. Ne kete drejtim Matoshi rralle gabon, ju personalisht gaboni me shume. Me dashamiresi do ju propozoja te mbani ne tryezen e punes Fjalorin e Shqipes se Sotme. Aty kemi cfare mesojme te gjithe, por nje gazetari profesionist nuk i lejohet te perdor fjale te huaja ngaqe nuk njeh mire shqipen ne te cilen shkruan. Po ta mbaje fjalorin mbi tryeze do evitoje edhe ate qe thua per fjalen "gricje", sepse do shikoje se ajo eshte e perfshire ne fjalor, por shkruhet grisje/ u grisa/ u grise/ u grisem etj. Ne versionin qe e perdorni ju eshte dialktore dhe s'ka te beje me dialektin e Skraparit ku ke lindur ti.

"Gërricje" dhe "grisje" janë

"Gërricje" dhe "grisje" janë dy fjalë të ndryshme, shikoji në fjalor...

Kosovarishtja eshte

Kosovarishtja eshte nendialekt i shqipes,njesoj si laberishtja apo devollitshja!Kete e kam degjuar me veshet e mi nga me shume se nje profesor ,ne Fakutetin Histori-Filologji,ne Tirane.Nese dikush ka teza te reja se populli shqiptar i Kosoves nuk eshte shqiptar,bujrum ,te degjojme analizat shkencore....

Add new comment