Model i dështuar i transportit publik në Tiranë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7727_shoqatat-e-transportit-urban.jpg?itok=m-VRuxef)
RILIND KELMENDI/
Aktualisht, qyteti i Tiranës të ofron një sistem transporti publik tërësisht joefiçent dhe shumë të ngadaltë. Dikush mund të përmendi çmimin e ulët të biletës, por unë mendoj se ky çmim përputhet me nivelin e përgjithshëm të pagave, në veçanti, si dhe me çmimin e shërbimeve në përgjithësi. Gjithashtu, fakti që ky lloj transporti quhet publik, kërkon një çmim që përputhet me maksimizimin e mirëqënies së përgjithshme në shoqëri.
Në vendet perendimore, transporti publik, pavarësisht se kompania që e manaxhon mund të jetë publike ose private, shoqërohet me subvencionimin e çmimit të biletës, deri në një nivel të pranueshëm për shoqërinë. Në Tiranë, transporti publik realizohet prej kompanive private, të cilat liçensohen nga shteti, por që duhet të mbajnë një çmim fiks të biletës, sipas direktivës së atij që ka dhënë liçensën. Subvencionimi nuk ekziston. Ketu qëndron mospërputhja. Nga njëra anë kemi një transport publik, i cili realizohet nga disa kompani private të liçensuara, dhe nga ana tjetër kemi mungesën e subvencionimit si dhe fiksimin e çmimit të biletës. Meqënëse kemi të bejmë me kompani private, synimi i tyre kryesore është maksimizimi i fitimit. Maksimizimi i fitimit, në kushtet e mungesës së subvencionimit dhe fiksimit të çmimit të biletës shkakton problemet kryesore të këtij transporti. Kështu, autobuzat presin të marrin numrin maksimal të udhëtarëve në një stacion, gjë që shkakton vonesa dhe tejmbushje të autobuzëve, sidomos në oraret e pikut. Gjithashtu, shpejtësia e ulët e lëvizjes së autobuzëve lidhet edhe me faktin e kohës së nevojshme që i duhet dhënë autobuzave të tjerë të linjës për tu mbushur me udhëtarë. Pra kemi të bëjmë me kompani private, që punojnë si kompani private primitive dhe që kanë një çmim fiks bilete. Normalisht këtu duhet shtuar vlera e korrupsionit që lidhet me proçesin e liçensimit si dhe problemi i rrjedhjeve me fatorinot. Kategori të caktuara shoqërore kanë shërbim falas, por kjo shoqërohet me abuzim dhe falsifikim.
Qytetarët e thjeshtë mund të përdorin transport alternativ, si psh. Biçikletat. Por Tirana nuk te ofron mundësi për transportin me biçikleta. Qytetarët duhet të përballen jo vetëm me dhunën që ushtrojnë drejtuesit e automjeteve, por edhe me injorancën e policisë rrugore për sa i takon këtij lloj transporti.
Investimi për korsitë e biçikletave kërkon shumë pak fonde dhe mund të zgjidhë një pjesë të problemit të transportit dhe problemit të ndotjes në Tiranë. Idetë mund të huazohen nga qytetet e Europës perendimore. Por kjo nuk realizohet thjeshtë duke pikturuar disa pjesë rrugësh, në të cilat hyjnë dhe dalin makina për të parkuar. Gjithashtu kjo nuk mund të realizohet nga një shtet, i cili ka një parlament prej 140 vetash, ku pjesa më e madhe kanë idhull benzin.
Kufizimi i mundësive të zgjedhjes për qytetarët ka krijuar një ngërç. Ato nuk mund të bëjnë zgjedhje të shtrenjta për shkak të pamundësisë financiare, por nuk mund të bëjnë as zgjedhje me kosto të ulët, për shkak të injorancës së drejtuesve politikë.
Korrupsioni është shkaku kryesor se pse kemi paga kaq të ulta. Korrupsioni është shkaku kryesor se pse kemi shërbime publike kaq të degraduara ose nuk kemi shërbime publike fare. Dhe korrupsionin e bëjnë të paaftët që na qeverisin.
Comments
te shkruash per trasportin

te shkruash per trasportin nuk eshte vec te reshtosh dis fakte te mirenjohur,si cmimi i biletes, shpejtesia e autubuzeve,operatore private ne nje treg publik,mungesa e subvencioneve etj.

Si edhe mund ta vesh re gjithe artikulli u permblodh ne gati dy rreshta.

Te shkruash per trasportin duhet laps dhe i mprehur mire e qe ti llogarisish te tera. Une po tejap vetem nje shembull: Ne kohen e furgonave ata operonin me nje cmim 20 leke nuk kishin ekskluzivitetin ,kishin vetem 10-15 vende dhe per tete ore nje furgon fitonte mesatarisht 7000 leke(them fitonte e jo xhiro).Mund te nxjeresh konkluzin vete se sa fiton ose duhet te fitoje nje autobuz qe ka ekskluzivitetin ,i mbledh pasagjeret si te dije vete duke penguar edhe trafikun, dhe ka kapacitet te pakten 50 pasagjere. Ndaj pas lapsit te kerkohen subvencionet apo cmime te reja

Per te folur mbi transportin

Per te folur mbi transportin publik me heret duhen bere disa analiza. Ka disa vite qe opertoret e transportit publik ne Tirane kerkojne rritje cmimi te biletes. Saktesojme disa aspekte, ne pergjithesi sherbimi ne vendet e BE eshte shteteror , dmth kompanite jane kompani me partneritet spublik dhe privat ku publiku ka 50 +1 %.cmimi eshte gjithnje i fiksuar spese nuk eshte aktivitet i merkatos se lire, osé me shqip nuk la konkurrence. Ne vendere e BE la vetem nje shoqeri trasporti per te gjithe linjat e qytetit, autobus metro tram. ne Tirane cdo linje e ka NGA nje kompani??? Mbledhja e te gjthitheve ne nje kompani te vetme do te ulte kostot . Biletat ne Vendet e BE Jane me afat kohor 60ose 75 minuta etj ne varesi te vendit, pamvaresisht numrit te mjeteve qe ndryshon, ndersa ne Tirane paguan per cdo linje, merr dy autobuza paguan 60 leke. Ne BE bileta blihet ne per vende te caktuara validohet ne autobus per mesi nje makinerie te posacme, ne mete menyre kompania dhe shteti Kane numrin ekzakt te pasagjereve per cdo linje ne cdo ore te dites , gje qe ndihmon dhe planifikimin me te mire te shperndarjes se linjave. Kto ishin disa teknicizma te vogla qe duhen vene urgjentisht ne pune, nqs duam te permiresojme sherbimin. Aktualisht nuk la asnje lloj orari ne ndalesat e autobuzeve ne Tirane, nje piede e mjeteve Jane tjashtzakonisht te vjeter, Jane te piste che Jane te tejmbushur, spese kto kompanite provinciale duan te maksimalizojne fitimet PA vrare mendjen se ky eshte nje sherbim publik dhe jo dyqan zarzavatesh. Nuk ka asnje lloj arsye per te rritur cmimin e biletes , apo rimbursime ne momentin kur sherbimi publik le per te deshiruar, nqs kta "pronaret" e autobuzave Kane ankesa le te tenderohet persero i gjithe sherbimi publik i tiranes spese me are fluks njerezish qe e perdorin me siguri se nje kompanin serioze do te dinte ta menaxhonte shume here me mire se kto pacavuret e tanishme.

Sherbimet publike po shkojne

Sherbimet publike po shkojne drejt degradimit. Nuk e di si do te perfundoje kjo pune.

Nga autobuzi tek bicikleta,

Nga autobuzi tek bicikleta, hajde artikull hajde.

Artikulli eshte per tu

Artikulli eshte per tu vleresuar nga problematika qe ngre. Megjithate autori duhet te jepte dhe propozimet e tij konkrete per zgjidhjen e problemeve.

Une psh mendoj qe futja e klasit te pare, te dyte tek autobuzet, ku cdo klase te kishte cmimet perkatese te biletave, do te ndikonte pozitivisht ne cilesine e sherbimit te ofruar.

mua kujtua barceleta e

mua kujtua barceleta e murgeshave qe hypin ne biciklete pa shale

Po kjo c'hyn ketu? Me duket

Po kjo c'hyn ketu? Me duket se ty te pelqeka bicikleta....

Jo kjo ishte per pleqte si

Jo kjo ishte per pleqte si puna jote. Meqe autori sugjeron bicikletat ne vend te autobuzit, them qe pleqte do kene nje cike probleme me bicikleten.

Tani, kur ti e shkrove

Tani, kur ti e shkrove komentin e pare nuk e dije qe ndonje plak si puna ime do te komentonte rreth tij. Keshtu qe kjo qe shkruan ketu eshte pak e sforcuar, dhe pak si per inat. Nuk ka ndonje te keqe ta pranosh ti Lauresha qe te pelqen bicikleta, qofte me shale, qofte pa shale.

Artikulli artikulon per here

Artikulli artikulon per here te pare problemin real te urbaneve, qe ne media te tjera nuk eshte artikuluar.

Shume e drejte, artikulli

Shume e drejte, artikulli artikullon ate qe nuk eshte artikulluar ne artikullin e artikulluar me pare.....

sbesoj

sbesoj

Kemi disa kategori personash

Kemi disa kategori personash qe nuk paguajne bilete.

Invalidet ku shumica jane shendosh si kokrra e molles, veteranet qe cuditerisht jane akoma gjalle etj. Te gjithe keto nuk paguajne bilete dhe kompanite private duhet ta vuajne kete. Nesa ka kategori qe nuk duhet te paguajne bilete, atehere subvencionimin e tyre duhet ta beje shteti dhe vetem shteti.

Ky eshte dhe problemi kryesor sipas mendimit tim.

Me respekt,

Lenci

Keto kompanite e transportit

Keto kompanite e transportit publik qe krahasojne cmimet jashte me cmimet ketu te cilat kerkojne rritje, pse nuk krahasojne edhe cilesine qe ka transporti jashte me cilesine qe ka transporti ketu? Madje te krahasojne edhe te ardhurat qe kane njerezit jashte me ato qe kane njerezit ketu. Ato duhet te gjobiten edhe tu hiqet licensa per moskorrektesine ndaj sherbimit se jane per faqe te zeze

edhe ky autobuzi i korces

edhe ky autobuzi i korces shume vonohet.

Artikulli eshte shume i
Artikulli eshte shume i goditur.... Komentet pastaj lene per te deshiruar. Duket qe nje pjese e komentuesve nuk i perdorin mjetet e transportit publik.
@Shtriga edhe ti le per te

@Shtriga edhe ti le per te deshiruar. Thjesht opinioni im, mos e vrit mendjen, vazhdo jeten...

Megjithëse jam dakord me

Megjithëse jam dakord me shqetësimet që ngre autori, do doja ta pyesja atë:

A e përdorni ju zotëri personalisht transportin publik në Tiranë?

Në pamundësi të përdorimit të

Në pamundësi të përdorimit të transportit publik urban, kam kaluar në përdorimin intesiv të biçikletës.

Atëhere, me keqardhje, po

Atëhere, me keqardhje, po konstatokam se juve pavarësisht se nuk e përdorkeni këtë lloj transporti personalisht, sërish bëni nje shkrim për të. Jam dakort me ato që shkruani në artikull, por mendoj se një artikull i tillë do të ishte më i plotë dhe më përfaqësues nëse edhe vetë autori i artikullit do të ishte një përdorues i rregullt i këtij lloj transporti.

Këtë gjë e them pasi unë personalisht jam i mendimit që dhe sugjerimet më të nevojshme për zgjidhjen e një problemi, që në artikullin tuaj fatkeqsisht janë te pakta, vijnë nga persona që e kanë prekur shumë problemin ne fjalë. Sipas meje, nuk mund që një person i cili nuk ka hipur ndonjeherë ne autobusat tanë, dhe këtu nuk dua të them që ju nuk e keni bërë këtë, të merret me zgjidhjen e një problemi që ai vetë fatkeqsisht e njeh pak.

Gjithsesi ju përgëzoj për artikullin tuaj dhe për problematikën që ai ngre.

Personalisht e kam perdorur

Personalisht e kam perdorur transportin publik dhe nuk e perdor me per arsyet e siperpermendura. Faleminderit per interesimin.

Do te ju gjobis aq shume sa

Do te ju gjobis aq shume sa tek autobozu dhe bicikleta do te perfundoni te gjithe!

Se pari dua te falenderoj qe

Se pari dua te falenderoj qe dikush e ngriti si problem.Urbanet ndonjehere mbushen aq shume sa qe ti do te nuhasesh djersen e tjetrit ,aroma nga me te ndryshmet dhe fatorinet mund te sillen dhe harbuterisht me ty. Nqs ju kerkon bilete te thone qe ska,mos ki merak se nuk ka kontroll. Sa per vonesat mos pyet fare se nuk ka mundesi te kete nje orar per to. Je me fat nese e arrin ne kohe autobusin se duke ardhur me vonese mund te te heqin dhe nga puna. Kur bie shi eshte dita jote pa fat se dihet qe do arrish me vonese nga trafiku qe krijohet dhe keta qe vonohen te vijne.

Ju pergezoj per artikullin

Ju pergezoj per artikullin tuaj ! Transporti urban ne Shqiperi eshte me te vertete per te ardhur keq. Ne keto kushte une preferoj te eci ne kembe duke humbur me shume kohe sesa te frekuentoj nje transport te tille.

Add new comment